Identifikohet kufoma e gruas, u gjet nga bariu në lumin Drin
E Shtunë 9 Korrik 2016, 11:11
Dritare.net
Është identifikuar kufoma e gjetur ditën e djeshme në ujërat e lumit Drin, në zonën e “Zallë Dardhës” Dibër.
Trupi i pajetë i përket 47 vjeçares Marjeta Çera, nga fshati Trokaj i rrethit Dibër, banuese në Tiranë.
Identifikimi është bërë nga familjarët e viktimës. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e vetëmbytjes në lumë.