Identifikohet bariu i varë në Vlorë, 21 vjeç nga Librazhdi
E Enjte 11 Gusht 2016, 14:02
Dritare.net
Tashmë zbulohet se viktima quhet Endri Kosteja, 21 vjeçar nga fshati Dorëz i Librazhdit.
Ai është qëlluar me një plumb në sy ndërsa punonte si çoban në fshatin Mesaplik.
Menjëherë pas zbardhjes së ngjarjes policia e Vlorës arrestoi pronarin e stanit ku punonte viktima, shtetasin Sheref Lelaj, 74 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë. Ndërsa shpalli në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit: V. L., 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç.