Identifikohen autorët e grabitjes së Rinasit? Prokuroria: Lajm i pavërtetë

Ndërsa sot qarkulloi në medie lajmi se janë identifikuar autorët e grabitjes në Rinas, por njëkohësisht edhe bashkëpunëtorë të Admir Muratajt, të vrarë pas grabitjes më 9 prill, ka reaguar edhe Prokuroria dhe Policia e Shtetit. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit njoftojnë se, ky lajm është i pavërtetë dhe se, ende nuk ka autorë të identifikuar për ngjarjen, por thjesht të dyshuar.

“Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta. Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë. Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin.”,- njofton Prokuroria./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Familjarët deklaruan se u rrëmbye, 15-vjeçarja gjendet në Berat

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.