I zunë rrugën Ramës në Librazhd/ Lirohet ish-deputeti, në burg zyrtarë të PD

Kanë dalë sot para Gjykatës, disa zyrtarë të Partisë Demokratike që kanë bllokuar rrugën dhe protestuar kundër Ramës, në rrethe.

Gjykata ka vendosur lirimin e ish-deputetit të PD, Aurel Bylykbashi , pasi Prokurori Ritvan Suka kishte kërkuar arrest me burg për ta por gjyqtari Taulant Tafa vendosi lirimin e tij.

Ndërkohë gjyqtari la në burg kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Librazhdit e Prrenjasit, Arjan Karriqi dhe Bujar Vreto.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit, pengim të subjekteve zgjedhore.

– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd) në arrest me burg

LEXO DHE :  Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD)lirohet

– Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd) lirohet

– Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas) në arrest me burg

– Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas)lirohet

– Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi në arrest me burg burg

– Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni në arrest me burg burg./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.