I dënuar për vrasje, kush është autori që plagosi tre persona në Elbasan!

Tre persona kanë mbetur të plagosur pranë Pallatit të Sportit në Elbasan, pas të shtënave me armë. Dyshohet se të shtënat me armë kanë ardhur pas një sherri mes tre të plagosurve, Fezi Ago, Elton Cërriku, Mihal Kocashi, dhe autorit Genti Facja. Facja ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Burime policore thanë se të plagosurit kishin marrë para borxh dhe dyshohet se një grup tjetër ka ardhur nga jashtë Elbasanit për të bërë presion.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, “rreth orës 17:20, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali në afërsi të Pallatit të Sportit, gjatë një konflikti verbal për motive të dobëta mes disa personave kanë mbetur të plagosur me armē zjarri dy shtetasit A.C. dhe M.K. Ata janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal. Shtetasi F.A. është dëmtuar me sende të forta, jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorëve. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre.”/K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Tërmeti/ Ministria e Arsimit: Mbi 30 shkolla nuk hapen të hënën

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.