Tërmeti i mori prindërit dhe vëllanë/ Djali i familjes Greku: Jetonim të gjithë bashkë, ika në Francë që t’i ndihmoja

Tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë njerëzish, mes tyre edhe 3 anëtarët e familjes Greku. Djali i madh i familjes Greku, së fundmi ka dhënë një intervistë për News 24. Ai shprehet se, ditën e tërmetit ishte në Francë, bashkë me gruan dhe fëmijët, ku kishin shkuar dy muaj më parë, për një jetë më të mirë dhe për të ndihmuar familjen.

“Jam pjesëtar i familjes që ishin në tragjedi. Morëm lajme të hidhura, siç nuk dëshironim. Ne qëlluam në Francë dhe nuk ishim këtu. Kisha nja dy muaj që isha larguar nga Shqipëria për një të ardhme më të mirë. Besoja se do ishte diçka më e mirë për ne, mbase do ishte të ndihmonim dhe njëri-tjetrin, por u detyrova të kthehem. Ne jetonim të gjithë bashkë, mami, babi, vëllai me nusen e gocën, unë me nusen e fëmijët, si dhe motra, që punonte në Tiranë dhe rrinte më shumë andej. Mundësitë tona aq ishin dhe jetonim të gjithë bashkë. Pastaj, më dhanë mundësinë mua për të ecur përpara dhe për të ndihmuar edhe këta.”,- tha ai./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Ja zonat ku do të ketë reshje shiu dhe bore, sot!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.