I gjuajti çizmen Ramës, Kryemadhi: Prifti më tha hajde rrëfehu
Dritare.net
Kryemadh ka deklaruar se një prift i kishte kërkuar që ajo të rrëfehej, ndërsa Meta e kishte cilësuar si akt ekstrem.
"Pasi kalon 15 vite nuk të bën më përshtypje, vitet janë numra. Torta me çizme? Të rinjtë e LRI kishin bërë një surprizë të këndshme dhe mënyra si e kornizonin çizmen ishte e bukur. Çizmja sikur është simboli i së keqes, është edhe kundër të keqes. Kam një mik shumë të mirë, Don Mariani, që më tha që duhet të vish të rrëfehesh pas veprimit, i thash do të vij, por pishman nuk bëhem. Ai më tha se duhet të jesh më e qetë.
Eshtë një nga veprimet më të mira që kam bërë. Edhe Krishti e ka, që përmbysi tavolinën. Në darkë Don Mariani më telefonoi dhe i pari i familjes, i kishte thënë a mund ti puthësh dorën asaj vajzës që e ka bërë. A e diskuton me bashkëshortin rastin? Rrallë kur dëgjojmë lajmet dhe ai më thotë se je ekstremiste."-tha Kryemadhi./ I.M-Dritare.net