I dinit? Ja disa të vërteta mbi personat e shenjës së Peshores

Astrologjia është art më vetë që bazohet tek pozicionimi i yjeve në momentin e lindjes dhe përcakton personalitetin dhe tiparet e karakterit të çdo personi. Të lindurit nga 23 shtatori deri me 22 tetor i përkasin shenjës së peshores. Të ekuilibruar, të qetë, sharmant, inteligjente… Mendoni se dini mjaftueshëm për ta? Zbuloni 12 të vërteta të çuditshme.

  1. Qëndrueshmëri dhe ngrohtësi

Të lindurit nën shenjën e peshores janë persona të ngrohtë dhe të sjellshëm. Ata bëjnë çfarë të munden që të afërmit të ndihen sa më mirë dhe sa më rehat. Në thellësi këta persona janë në kërkim të shpirtit të tyre binjak, por vetëm kur dikush ju ofron shumë qëndrueshmëri dhe ngrohtësi emocionalë që e kuptojnë se më në fund e kanë gjetur.

  1. Preferencë për teprinë

Edhe pse ekuilibri është karakteri dominues i shenjës së peshores, ndonjëherë e teprojnë sidomos duke kërkuar gjëra të rafinuara dhe luksoze. Sipas Dritare.net, ata mund ta teprojnë edhe me ushqimin, pijet dhe me blerjet.

  1. Inat i fshehur

Peshoret mundohen gjithmonë të kontrollojnë gjithçka e madje të fshehin edhe ato që ndiejnë. Pavarësisht se duket sikur nuk nxehen e nuk inatosen, kjo nuk është aspak e vërtetë, por ata bëjnë gjithçka që të fshehin emocionet dhe askush të mos i kuptojë.

  1. Shoqëri, por jo dhe shumë

Peshoret janë persona socialë, festivë dhe përherë nën shoqërinë e të tjerëve. pavarësisht se duan të bëjnë miq të rinj ata urrejnë kur ju turren shumë persona dhe mos respektimin e privatësisë.

  1. Ata thonë gjithmonë fjalën e fundit

Të argumentosh para personave të shenjës së peshores është e kotë. Thjesht do humbasësh kohë dhe energji pasi janë ata që thonë fjalën e fundit dhe asgjë nuk i bën të ndryshojnë mendim. Kjo është edhe arsyeja pse mund të shkëlqejnë në fushën juridike.

  1. Një kompliment i kënaq gjithmonë
LEXO DHE :  Foto/ E reja që u mbyt në Kanionin e Holtës kishte fituar të drejtë pune në Gjermani

Të dominuar nga Venusi, peshoret i japin shumë rëndësi bukurisë dhe pamjes së tyre të jashtme. Kjo është edhe arsyeja pse komplimentet i kërkojnë gjithmonë.

  1. Probleme me përputhshmërinë

Personat e shenjës astrologjike të peshores e kanë shumë të vështirë të ruajnë një marrëdhënie të qëndrueshme e të ekuilibruar me personat e shenjës së: bricjapit, dashit dhe gaforres.

  1. Luks i parrezistueshëm

Të gjithë gaforret, por sidomos femrat nuk i rezistojnë dot sharmit të luksit në çdo fushë: banesa, parfume, veshje, bizhuteri, et. Personi që do dojë t’i ketë pranë për gjithë jetën duhet të matet mirë.

  1. Vesh i vëmendshëm

Peshorët janë dëgjuesit më të mirë për miqtë e tyre, prandaj këta të fundit kërkojnë gjithmonë ndihmën e tyre për t’u çliruar dhe për të thënë atë që kanë në zemër.

  1. Joshës perfektë

Peshoret janë sharmantë të lindur dhe e zotërojnë në perfeksion artin e joshjes.

  1. Natyrë kreative

Gjithmonë në kërkim të ekuilibrit perfekt, peshoret mundohen gjithmonë të krijojnë harmoni me elementet, format dhe ngjyrat. Gjithmonë krijojnë dhe bëjnë zgjedhjet më të mira edhe në veshje apo dekorim.

  1. Flirtues të parrezikshëm

Nëse keni një partner peshore dhe e shihni që bisedon me kamerieren e lokalit, apo keni një partnere që flirton me sy me kolegët e punës, mos u acaroni dhe mos u alarmoni. Flirti është një tipar që ata nuk e kontrollojnë dot, por në përgjithësi janë besnikë në dashuri dhe nuk preferojnë të ndërmarrin rreziqe për të debatuar në çift. /A.S-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.