Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të premte në Tiranë. Mësohet se 52-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara./K.C/dritare.net