Alarmin për zjarrin e ka dhënë i zoti shtëpisë Pal Gjoni, i cili kishte dëgjuar zhurmën e tjegullave. 82-vjeçari me bashkëshorten e paralizuar po flinin po ashtu në katin e dytë të banesës. Trupat e pajetë të Petrit dhe Dava Ndoit u gjetën pranë njëri-tjetrit teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma. Dy të moshuarit dhe nipërit e mbesat janë dërguar në një banesë tjetër. Zjarrfikëset e Pukës dhe Fushë Arrëzit kërkuan rreth dy orë për gjetjen e trupave nën mbetjet e zjarrit. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.
Në disa foto të marra nga Lapsi.al shihet se shtëpia është shkrumbuar plotësisht./K.C/dritare.net