Mediat indiane raportojnë se Ramandeep Singh, 15 vjeç, po pozonte me pistoletën e babait, të kalibrit 32, kur tërhoqi këmbëzën me pasoja fatale për jetën.
Edhe pas operacionit të kryer, adoleshenti nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Sipas statistikave të kryera, këtë vit India kryeson listën e rasteve të vdekjeve për shkak të ‘selfie’.
Ka qenë edhe kjo arsyeja pse në fillim të këtij viti autoritetet në Mumbai kanë përcaktuar zona jo-selfie, ku nëpërmjet tabelave paralajmërojnë njerëzit për rrezikun që sjell një foto.
Edhe Rusia është duke marrë masa mbi këtë çështje duke krijuar broshura pas një serie aksidentesh.
Prandaj, radhës tjetër, kur do të bëni një selfie, mos rrezikoni me jetën tuaj për një foto të bukur që do të harrohet në rrjetet sociale./dritare.net/