“Huffington Post”: DASH të ndërhyjë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Lu në ujëra të turbullta
Dritare.net
“Disa nga akuzat bëhen për marrëveshje të fshehta të Ambasadës me grupe të majtë si Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Fondacioni për Shoqëri të Hapur është një rrjet organizatash joqeveritare i George Sorosit, i cili promovon nëpër botë ideologjinë “përparimtare” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore me interesat amerikanë. Axhenda “përparimtare” e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e shurdhër karshi ndjesive lokale – religjioze e kulturore – veçanërisht në vende si Ballkani”, thekson gazeta. Ndërsa duke folur për përplasjen në distancë mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Lalla, Huffington Post thekson se DASH duhet të rishohë pozicion e disa ambasadorëve në Ballkan që janë jashtë linjës së qëndrimit të administratës së re për politikën e jashtme. “Ndaj është jetësore që të ketë ambasadorë që e pranojnë këtë dhe nuk notojnë në ujërat shpesh të turbullt të politikave të brendshme e partizane”, theksohet në shkrim.
Nga Luke Coffey
Sekretari i ri Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, është një person shumë i suksesshëm. Si administrator i ExxonMobil, ai drejtonte një nga kompanitë më të mëdha të naftës e gazit në botë, me të ardhura vjetore rreth 270 miliardë dollarë, ose pothuajse sa e gjithë ekonomia e Pakistanit. Duke punuar e jetuar në vende të tilla si Jemeni e Rusia – dhe në shumë të tjera midis – ai është ndoshta një nga operatorët gjeo-politikë më të arrirë që kanë qenë ndonjëherë në këtë post.
E megjithatë, një gjë është e sigurt: Tillerson ka një mal të lartë përpara. Përballë mënyrës së tij të zbatimit të politikës së jashtme të SHBA qëndron myku burokratik i krijuar gjatë viteve të Obamës dhe tashmë i ngjitur pas saj, e referuar si Dega e Katërt e Qeverisë.
Mos u gaboni, ka disa shërbyes karriere civilë që punojnë për të mirën e vendit pavarësisht se cila parti polike zë Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, shumë zyrtarë janë politizuar dhe shumë prej tyre e anojnë mbështetjen e tyre nga Demokratët. Sipas një kërkimi të kryer nga The Hill (gazete politike amerikane), rreth 95 për qind e kontributeve politike nga ana e punonjësve federalë shkoi për Hillary Clinton gjatë garës presidenciale. Disa zyrtarë karriere madje kanë premtuar t’i “rezistojnë” administratës së re.
Fatkeqësisht, aktivizmi politik i DASH shkon përtej Foggy Bottom (lagjja e Washingtonit ku gjendet DASH) dhe shtrihet në rrjetin global amerikan të ambasadave dhe misioneve pranë organizmave ndërkombëtarë.
Një shembull i qartë i kësaj është në Ballkan.
Në muajt e fundit, Ambasada e SHBA në Shqipëri është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Disa nga akuzat bëhen për marrëveshje të fshehta të Ambasadës me grupe të majtë si Fondacioni për Shoqëri të Hapur.
Fondacioni për Shoqëri të Hapur është një rrjet organizatash joqeveritare i George Sorosit, i cili promovon nëpër botë ideologjinë “përparimtare” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore me interesat amerikanë. Axhenda “përparimtare” e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e shurdhër karshi ndjesive lokale – religjioze e kulturore – veçanërisht në vende si Ballkani.
Ndonëse një aleat i rëndësishëm i NATO-s në Ballkan, Shqipëria përballet me shumë sfida. Reforma kontradiktore e sistemit të drejtësisë kaloi kohët e fundit në parlament. Nuk kishte konsensus kombëtar, pasi Partia Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha bojkotoi votimin, pasi vërejtjet e saj për legjislacionin u injoruan.
Për vite me radhë, projektet e USAID-it të përqendruar te Reforma në Drejtësi janë financuar pjesërisht nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Përzierja e George Sorosit në Shqipëri nuk është gjë e re. Kryeministri Edi Rama, socialist, ishte i ftuar në dasmën Sorosit. Kur Hillary Clinton drejtonte DASH, Soros komunikonte direkt me të dhe stafin e saj për të promovuar axhendën e tij në Shqipëri.
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, kohët e fundit dhe shumë publikisht akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për pengim të Reformës në Drejtësi. Kjo shkaktoi zemërim në Shqipëri. Zoti Llalla i shkroi Presidentit Bujar Nishani dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për t’u ankuar për sjelljen vulgare të ambasadorit. Llalla madje pretendon në letër se Ambasadori Lu e ka kërcënuar./BW