Hoxha; Dosja e shekullit, do ketë prova që kryqëzojnë Tahirin
Dritare.net
Hoxha tha se dosa e Tahirit mund të quhet dosja e shekullit, ndërsa shtoi se do të ketë prova që e kryqëzojnë ish-ministrin.
Janë akuza të rënda që nëse prokuroria do t’i provojë do ta quaja të njëjtit nivel atë do ta quaja dosja e shekullit si e çështjes Hajdari.
Ka një miksim personazhesh, është e ngjashme si dosja 339, ku do gjesh brenda njerëz, grupe, funksionarë. Unë nëse do isha prokuror do shtoja dhe një akuzë të lehtë, kurse prokuroria nuk e ka ndjekur fare këtë taktikë. Tahiri akuzohet njëlloj si Habiljat, trafik droge, grup i strukturuar kriminal. Nuk ka një akzuë që do mjaftonte për të njollosur rastin Tahiri. I ka hedhur zaret, o të gjitha o asgjë. Tahiri deri në vendimin e Gjykatës prezumohet i pafajshëm. Me këto prova e vështirë të provohen këto akuza. Provat e drejtpërdrejta që të çojnë te Tahiri, prokuroria nuk i ka”-tha gazetari.
‘Byzylykët pretendohen që mund të jene dhuruar që ne nuk i gjetëm. Do të ketë një monitorim si nga ana e Shullazit, do jenë autoritetet ameikane. Nga kjo gjithë zhurmë që u bë procesi do të monitorohet nga ndërkombëtarët.
Lajmi i mirë për shqiptarët është se të gjitha palët do të ekspozojnë provat dhe kundër provat të këtij procesi. Pastaj ne do të shohim provat që kryqëzojnë Saimir Tahirin. Nga ajo që pamë sot Tahiri kishte një mbështetje nga anëtarët e partisë, për të rregulluar imazhin e tij. Rasti i arrestimit me burg, personalisht e gjykoj shumë ekstreme sepse në të gjithë botën vendoset një masë siguri si në rastin e zyrtarëve në Greqi. Edhe në këtë rast Tahiri nuk është në burg, ai ka të drejtë të gjykohet nga publiku’, tha Hoxha./ I.M-Dritare.net