Horror në Korçë, babai var veten dhe djemtë e mitur. Flet motra e autorit
E Hënë 5 Dhjetor 2016, 08:08
Dritare.net
Lindita Golka, motra e Naum Toshit ka treguar se ka qenë babai ai që ka gjetur tre viktimat në katin e dytë të banesës. “Vëllai jetonte vetëm me dy fëmijët, gruaja ishte larguar para dy muajsh”, ka thënë motra për “News 24”. Ajo ka thënë se trupat e pajetë i ka gjetur babai.
“Babai në mëngjes gjeti një letër te dera që shkruhej, “ngjituni lart” thotë ajo. Më pas babai është ngjitur në katin e dytë të banesës dhe ka parë tmerr me sy, teksa ka parë tre trupat e pajetë. Mësohet se bashkëshortët kishin disa vite që jetonin në emigrim, në Greqi dhe kishin vetëm pak kohë që ishin kthyer.