Gjatë këtij viti do jeni dinamikë dhe kurajozë. Do bëni të pamundurën për të arritur të gjitha qëllimet që do i vini vetes. Për sa i përket dashurisë duhet thënë se takimet do jenë mjaft interesante. Që nga prilli deri ne dhjetor mundësitë për të krijuar lidhje serioze do jenë të mëdha. Për ju që jeni në çift ky do jetë viti i vendimeve të mëdha. Do e shihni me sy tjetër çdo gjë dhe aventurat e tjera nuk do iu tërheqin aspak. Për paratë me paratë duhet thënë se yjet do iu japin mundësinë ta stabilizoni situatën dhe të merrni në dorë të ardhmen e buxhetit. Gjithsesi në çdo moment duhet të jeni vigjilentë me shpenzimet. Shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha, por gjithsesi do ketë edhe periudha të lodhshme dhe stresuese. Mos i harxhoni kot së koti energjitë sepse do iu duhen. Puna do ketë ndryshime të jashtëzakonshme dhe të rëndësishme. Më në fund do zgjidhni orientimin e duhur që të arrini suksesin. Gjysma e dyte e vitit do jetë perfekte dhe e mrekullueshme.