Për ju ky vit do jetë herë i mirë dhe herë jo shumë i këndshëm. Nëse jeni në një lidhje mund të keni probleme serioze që në muajt e parë dhe mund të arrini edhe në ndarje. Megjithatë mos u demoralizoni sepse shumë shpejt do gjeni dikë tjetër që do ua mbushe jetën me gëzim dhe lumturi. Në korrik do përballeni me surpriza të mëdha. Për ju beqarët do jetë viti i ndryshimeve të tejskajshme, jo vetëm në dashuri, por edhe në fusha të tjerë të jetës. Në planin financiar edhe pse do ketë ndonjë tronditje herë pas here, ju do keni të gjitha mundësitë për ta rregulluar situatën. Tregohuni menaxherë të mirë dhe dinakë. Për sa i përket shëndetit nuk do keni probleme të mëdha, por nga ana tjetër asnjëherë nuk do ndiheni në forme të shkëlqyer. Mbase edhe lodhja do bëjë të vetën. Nëse keni mundësi ushtroni pak yoga dhe merruni me sport. Në punë do ketë ndryshime. Ka gjasa të shpërngulni diku tjetër zyrën dhe të keni kolegë të rinj. Që nga shtatori do filloni një projekt të madh që do iu sjellë të ardhura.