Horoskopi javor 17- 23 qershor 2019

Dashi

Këtë javë duhet të filloni t’i mendoni gjërat ndryshe dhe të konkretizoni disa projekte. Për të dashuruarit do jetë javë e mbushur me peripeci. Do ju dalin probleme të njëpasnjëshme dhe të dy palët do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Ju beqarët do jeni të gatshëm të joshni gjithë kohës dhe do tërhiqni pas vetes goxha persona. Të enjte ose të premte mund të filloni edhe një lidhje. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq. Me një menaxhim të mirë do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të vuani nga ndonjë sëmundje kronike, do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në pune do hasni vështirësi dhe shpesh do ndiheni konfuzë.

Demi

Një fllad i ngrohtë lirie dhe gëzimi do fryjë këtë javë. Ju të dashuruarit ka rrezik të jeni shumë impulsive dhe kjo mund të sjellë probleme goxha të mëdha mes jush dhe atij që keni në krah. Ju beqarët nuk do mundni dot ta gjeni princin tuaj te kaltër, por gjithsesi nuk do mërziteni dhe nuk do e ndieni vetminë për shkak të argëtimit me miqtë. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Do i shlyeni borxhet, do investoni dhe do jeni të qetë. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do jetë i mirë. Planetët do iu nxitin të mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me kolitin. Në punë do keni fat. Mund t’iu bëhet edhe një propozim interesant për ndryshim posti, por kjo gjë duhet menduar me kujdes.

Binjakët

Merrni jetën si t’iu vijë gjatë kësaj jave dhe mos mendoni aspak a ndryshoni atë. Kurrë mos kërkoni të jeni si të tjerët sepse vetë keni vlera fantastike. Për ju të dashuruarit komunikimi do jetë shumë i mire dhe nuk do lindin mosmarrëveshje për asgjë me partnerin. Po vazhduat me këtë sjellje do vazhdoni shumë gjatë bashke. Ju beqarët mund të keni edhe dashuri me shikim të pare në një moment aspak të imagjinuar. Bëjini sytë katër kudo qe do shkelni. Yjet do ua qartësojnë idetë në planin financiar dhe do jeni në gjendje të ndërmerrni hapat e duhura për ta mbajtur situatën ne kontroll. Shëndeti mund të ketë shqetësime nëse nuk ushqeheni si duhet dhe nëse e teproni me lodhjen. Në punë do merrni përgjigje pozitive për kërkesat e bëra dhe do ndiheni edhe më të frymëzuar për të ecur përpara.

Gaforrja

Këtë javë planetët do ju ndihmojnë të thurni planet e duhura dhe të keni sa më shumë arritje. Nëse jeni në një lidhje do i keni të gjitha mundësitë për ta përmirësuar situatën. Do jeni edhe më liberale ndaj partnerit dhe mund ta lini atë të shkojë në ndonjë udhëtim me miqtë e ngushtë. Ju beqarët do e keni ende të vështirë ta gjeni personin e zemrës dhe kjo do iu brengosë tej mase. Në planin financiar Mërkuri do ju bëjë shume më të logjikshëm dhe nuk do iu dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Marsi do jetë ai që do favorizojë shëndetin e mirë. Edhe nëse keni pasur shqetësime nga stomaku do ndiheni më të qetë. Në punë do jeni me fat dhe do i realizoni objektivat. Ata që punojnë në bankë do kenë ngritje në detyrë.

Luani

Nuk do jeni shumë të duruar gjatë kësaj javë dhe kritika më e vogël do iu acarojë. Nëse keni një lidhje mos e teproni me fjalët sepse jo vetëm që do e lëndoni atë që keni në krah, por do jepni edhe një imazh të keq mbi veten. Nëse jeni beqarë nuk duhet të mendoni se ngaqë nuk janë shumë të bukur askush nuk do ua hedhë sytë. Më shumë rëndësi ka shpirti dhe ju e keni të bardhë. Dikush do interesohet për ju dhe do iu propozoje nga mesi i javë. Në planin financiar situata do jetë si më parë. Shëndeti do jetë i qëndrueshëm. Bëni ndonjë kontroll rutinë për të qene më të qetë.  Në punë shprehini idetë që keni sido që të jenë. Disave mund t’iu duken interesante.

Virgjëresha

Qetësia do mbizotërojë gjate kësaj jave ne jetën tuaj. Ambienti në  çift do jetë i ngrohtë dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Do e mbështesni njëri-tjetrin për gjithçka. Ju beqarët do mbështeteni nga Venusi dhe do kenë surpriza mjaft të këndshme. Ka shumë gjasa që jeta juaj sentimentale të ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Nga ana tjetër me financat do keni probleme të vogla. Mos shpenzoni pa menduar më parë sa e kenë buxhetin sepse pamaturia mund t’iu sjelle probleme të mëdha. Shëndeti do jetë i mirë vetëm nëse ju nuk e teproni me ushqimin kalorik apo me ëmbëlsirat. Në jetën profesionale do i arrini objektivat dhe do merrni vendime të rëndësishme.

LEXO DHE :  Mashtronte biznesmenët me projekte ndërtimi, arrestohet 64-vjeçarja

Peshorja

Mundohuni të hiqni dorë nga zakonet e këqija nëse doni të ndiheni më të qetë këtë javë. Për ata që janë në një lidhje do jetë periudhë e bukur. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe në fundjavë do mendoni për t’u arratisur gjëkundi. Nëse jeni ende beqarë, duhet të pranoni të dilni nëpër takime dhe të njiheni me sa më shume persona. Vetëm në këtë mënyrë do mund ta gjeni të duhurin. Buxhetin do e keni kujdes dhe për fat të mirë gjendja do mbetet shumë e mirë. Përfitoni për të bërë ndonjë investim. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi yjet këshillojnë të bëni pak më tepër kujdes me ushqimet. Nëse puna në të cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër. Java do jetë e përshtatshme.

Akrepi

Po nuk u nxituat çdo gjë do ju ecë mirë këtë javë. Jeta sentimentale e ju të dashuruarve do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni. Toleroni dhe mos kërkoni asgjë të pamundur sidomos në disa çaste delikate. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të ndiqni instinktin sepse vetëm ashtu do mund të gjeni personin më të përshtatshëm dhe do mund të ndryshoni status. Financat do jenë të dobëta prandaj shmangni çdo lloj investimi apo transaksioni. Shëndeti do jetë më i qëndrueshëm se më parë megjithatë nuk do mundojnë disa shqetësime të vogla si dhimbje koke apo barku.  Për punën do jetë një javë tejet ë vështirë. Vetëm duke bashkëpunuar me koleget dhe duke dëgjuar këshillat e familjareve do arrini atje ku doni.

Shigjetari

Dëgjojeni më shumë zemrën tuaj këtë javë dhe ndiqni intuitën pasi ato nuk do ju çojnë në drejtim të gabuar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më shumë pasionantë dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës atë që keni në krah. Nuk do mungojnë as surprizat nga ju dhe gjithashtu nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet të njihen më mirë me disa persona para se të japin fjalën. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do arrini t’i shlyeni një e nga një të gjitha borxhet. Jupiteri do ju mbrojë nga çdo lloj problemi shëndetësor dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Në pune do përfundojë periudha e vështirë dhe çdo gjë për ju do jetë më e lehtë për t’u arritur.

Bricjapi

Këtë javë asgjë nuk do ju ecë mirë dhe do e humbisni tërësisht arsyen. Influenca e planetëve në planin sentimental të çifteve do jetë negative. Do përballeni me vështirësi dhe do debatoni fort. Ju beqarët do keni mjaft takime, por përsëri nuk do e takoni dot atë që keni ëndërruar prej kohësh. Nëse nuk ndiheni të sigurt mos krijoni kot së koti një lidhje. Në planin material do fillojë një periudhe mjaft pozitive. Do keni mundësi edhe të shpenzoni, por edhe të hiqni disa lek mënjanë. Shëndeti do jetë kryesisht i mirë, përveç ndonjë gripi sezonal. Konsumoni më shumë fruta dhe perime. Në punë do tregoheni më të hapur dhe do merrni iniciativa të reja. Dikush do iu bëjë një ofertë të cilën duhet ta mendoni njëherë.

Ujori

Kjo javë do jetë mjaft energjike sidomos për ju që jeni në një lidhje. Do përgatisni ëe çdo moment surpriza dhe do e mbani ne pëllëmbe të dorës partnerin. Edhe ai do kujdeset për ju. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Financat do jenë delikate në ditët e para. Pas të enjtes gjendja do filloje të ndryshoje disi. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze. Nëse kujdeseni më tepër për veten, merrni sa me shumë vitamina dhe mbroheni virozat dhe vapa nuk do keni shqetësime. Në punë atmosfera do jetë shumë e zymtë. Do jeni shumë të shqetësuar, mirëpo nuk do gjeni dot zgjidhje.

Peshqit

Mundohuni t’i shmangni sa më shumë temat delikate gjatë kësaj jave nëse nuk doni të keni mosmarrëveshje me personat që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje ka rrezik që të rikthehet zymtësia në jetën tuaj. Do jeni shumë të ftohtë me partnerin. Ju beqarët vërtet do lodheni së kërkuari dashurinë, por në fund keni për ta gjetur atë që keni ëndërruar prej kohesh. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, megjithatë me pak maturi dhe përkujdes situata edhe mund të ndryshojë. Shëndeti here pas here do lërë për të dëshiruar. Merrini gjërat sa më shtruar dhe here pas herë bëni yoga. Në punë do keni goxha komplekse dhe planet nuk do ju realizohen të gjitha. /dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.