Horoskopi i datës 26 maj 2019

Dashi

Sot nuk do lejoni asnjë person të marrë vendime në vendin tuaj dhe do jeni të zotët e vetes. Nëse keni një lidhje do mund të bëni diskutime të sinqerta me partnerin dhe do gjeni zgjidhjet më të mira edhe për disa tema që ju kanë brengosur. Vendosmëria e të dyve do jetë një virtyt që do ua çmojnë të gjithë. Ju beqarët do i keni idetë më të qarta dhe nuk do stepeni të shprehni pëlqimet. Gjithsesi mos prisni që të filloni lidhje menjëherë. Në punë do jeni më të motivuar dhe do arrini të gjitha qëllimet që i kishit vënë vetes. Mundet edhe t’i bindni shefat për një projekt që e keni përzemër. Nëse në planin financiar reflektoni para se të shpenzoni gjendja ka për të mbetur shumë e mirë.

Demi

Puna dhe financat mund t’iu sjellin disa vështirësi gjatë kësaj dite të cilat mund t’i kaloni vetëm fale intelektit dhe mbështetjes së të afërmve. Nëse keni një lidhje herë pas here mund te keni edhe ndonjë debat dhe do mendoni të qëndroni larg njëri-tjetrit, por sapo të kalojnë disa orë nuk do mundeni dot pa telefonuar dhe pa i dëgjuar zërin atij që dashuroni. Mbrëmja do jetë më e ngrohtë. Ju beqarët sot do vini re se një koleg flirton me ju me delikatesë dhe ju sheh kur nuk e keni mendjen. Në punë do e keni akoma më të vështirë të arrini objektivat sepse disa kolegë do ju pengojnë me çdo lloj mënyre. Sipas Dritare.net, për financa të kënaqshme, mos shpenzoni për gjëra të tjera përveç atyre më të domosdoshmeve.

Binjakët

Hëna dhe Venusi nuk do bashkëpunojnë sot për ta bërë jetën tuaj më të bukur kështu që përgatituni për vështirësi. Do hezitoni të hidhni hapa dhe mundet edhe të mbylleni në vetvete. Nëse keni një lidhje kujdes me kërkesat që do bëni dhe me fjalët që do thoni pasi partneri nuk do jetë në humorin e duhur. Çastet romantike thuajse do mungojnë plotësisht. Ju beqarët do jeni aq të pabindur për hapat që duhet të hidhni saqë do lini një takim me dikë dhe në momentin e fundit nuk do shkoni. Në punë nuk duhet të kërkoni rritje page sot sepse nuk është momenti i duhur. Për më tepër ju nuk do i arrini as objektivat që iu janë dhënë. Për të përmirësuar financat mos u fiksoni tek lotaritë.

Gaforrja

Urani dhe Hëna do sjellin ngjarje të papritura që do ju ndihmojnë të merrni drejtimin e duhur. Nëse jeni në një lidhje në shumë momente do ju duket sikur partneri nuk ju sheh me dashuri si më parë dhe do mërziteni. Para se të dilni në përfundime flisni hapur me të. Ju beqarët do jeni më të matur dhe nuk do hidheni menjëherë në krahët e dikujt që do ju vijë vërdallë. Kjo në fakt do jetë zgjidhja më e mirë. Në punë, nëse po bashkëpunoni me kolegë për një projekt gjigand, do ju duket sikur jo të gjithë po japin të njëjtin kontribut dhe do ju vijë inat. Në planin financiar, vigjilenca që do tregoni do bëjë që gjendja të përmirësohet.

Luani

Sot duhet të bëni pak pushim dhe të distancoheni nga të gjithë në mënyrë që të reflektoni për hapat që duhet të hidhni më tej. Nëse jeni në një lidhje mos mbani pengje, por flisni sa me hapur me partnerin dhe zgjidhini mosmarrëveshjet. Mbase mund te lëndoheni e te vuani pak, por është më mirë sesa të dukeni sikur qeshni dhe të qani në shpirt. Ju beqarët duhet thjesht ta hapin zemrën dhe të pranojnë të njihen me sa më shumë persona. Kjo do jetë një arritje e madhe. Në punë do ju duhet të luftoni shumë fort për të mbrojtur idetë dhe interesat tuaja. Me shpenzimet nuk do i keni punët shumë mirë kështu që priten vështirësi edhe në këtë sektor.

Virgjëresha

As mos e vrisni mendjen për opinionet e të tjerëve sot, por bëni atë që do ndieni. Secili e di vete se çfarë zgjedhjesh bën. Nëse keni një lidhje do bëni çdo përpjekje për t’u riafruar me partnerin e për të rifilluar çdo gjë nga fillimi. Gabimet e bërë së fundmi do i kuptoni dhe do kërkoni falje, Për fatin tuaj të mirë partneri do hapë rrugë dhe do ju falë. Gjithsesi kjo nuk do të thitë se ai ka harruar gjithçka. Ju beqarët nuk do ndiheni ende të bindur nga dikush dh nuk do tentoni as sot ta bëni për vete. Në punë do keni liri veprimi dhe do jeni të arsyeshëm. Edhe sikur të mundohen, askush nuk do ju pengojë të bëni atë që keni menduar. Me shpenzimet tregohuni realistë që gjendja e parave të mbetet e stabilizuar.

LEXO DHE :  Ne, vendi i Ditmirëve, të harruarit e Ballkanit

Peshorja

Komunikimi me të tjerët do jetë shumë i mirë sot. Do keni edhe një fuqi bindëse për t’u adhuruar. Nëse jeni tashmë në një lidhje, provoni aktivitete të reja për ta mbajtur zgjuar entuziazmin dhe pasionin. Partneri do jetë i gatshëm t’iu ndjekë kudo vetëm që marrëdhënia juaj të bëhet sa më e mirë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do kërkoni një person që t’iu ofrojë liri pafund. Për fatin e mirë sot do keni njohje të shumta. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm se duke punuar në grup mund të arrini rezultate edhe më te larta. Do bashkëpunoni fort me kolegët. Financat kanë për të qenë të mira kështu që mund të hiqni edhe ndonjë para mënjanë për më vonë.

Akrepi

Sot më shumë se kurrë do doni ta jetoni jetën si t’iu vijë. Herë pas here mund të ndiheni edhe disi të lodhur. Ju të dashuruarit do jeni gjithë kohës gati për të festuar, për të provuar gjëra të reja dhe për të lëvizur. Partneri nuk do ju ndjekë dot përherë dhe kjo mund t’iu mërzitë paksa. Tregohuni pak më të duruar dhe realiste sepse edhe ju do lodheni shpejt. Ju beqarët do nxiteni nga Venusi dhe do joshni pafundësisht, pavarësisht vendit, kohës dhe personave që do ju dalin para. Në punë do jeni shumë energjikë dhe do merreni me shumë gjëra njëherësh. Me financat do dini si të veproni, do bëni ekonomi dhe do mendoni më shumë për të ardhmen.

Shigjetari

Sot do bëni të pamundurën që të hiqni dorë nga disa zakone të këqija që deri më sot ju kanë sjellë probleme të mëdha dhe do ja arrini qëllimit. Nëse jeni në një lidhje dhe partneri nuk ju qëndron pranë apo nuk kujdeset për ju do vendosni pikat mbi ‘’i’’ dhe do gjeni zgjidhjen më të mirë. Mbi të gjitha shihni qetësinë tuaj. Ju beqarët do jeni më të disponueshëm për të dalë nëpër takime dhe ka mundësi që në mbrëmje të realizojnë njohje që do ua ngrohin zemrën. Në punë pas shumë mundi më në fund do ju konkretizohen planet e bëra dhe do ndiheni krenarë për veten. Shpenzime do bëni, por me përkujdes kështu që financat do mbeten të mira.

Bricjapi

Do jeni shumë të paduruar gjatë kësaj dite dhe mund të hidhni hapa të pamenduara mirë. Tregohuni disi më tolerantë nëse nuk doni që gjithçka të marrë tatëpjetën. Nëse jeni në një lidhje, sot do ketë zhvillime shumë të rëndësishme. Në mëngjes do bëni gabime që mund ta lëndojnë partnerin, por menjëherë do reflektoni dhe në mbrëmje mund të organizoni darka romantike. Zemra e partnerit është e brishtë dhe ai do ju falë. Gjithsesi kjo nuk d të thitë që herë tjetër duhet të abuzoni. Ju beqarët do pëlqeni shumë dikë, por rivaliteti i fortë do ju nxitë të stepeni dhe të qëndroni pas. Në punë ka rrezik të mos jeni shumë të organizuar dhe kjo do ju shtyjë drejt vështirësive. As me shpenzimet nuk do bëni kujdes dhe gjendja do jetë delikate.

Ujori

Ka mundësi që sot të përballeni me disa zhgënjime dashurie dhe do ndiheni të mërzitur. Dëgjoni më shumë arsyen sepse vetëm ashtu do dilni më shpejt nga periudha e vështirë. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të forta me partnerin dhe nuk do arrini dot të gjeni gjuhën e përbashkët. Disa fjalë të familjarëve do i hedhin benzinë zjarrit. Ju beqarët çfarëdo që të bëni nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin. Kujdes nga personat gënjeshtarë që do ju thonë fjalë të bukura sa për të përfituar prej jush. Në punë, disa pengesa ligjore apo administrative do vënë në pikëpyetje projektet që keni filluar. Financat nuk do jenë as të shkëlqyera, por as shumë problematike.

Peshqit

Gjatë kësaj dite nuk do jeni në humorin më të mirë të mundshëm dhe nuk do doni të ndryshoni aspak zakonet tuaja. Lëshimet mund të ndodhin një ditë tjetër, jo sot. Ju të dashuruarit do i merrni gjërat shtruar dhe do e dëgjoni partnerin, por nuk do pranoni kurrsesi që të bëni me detyrim atë që atij i duket me e logjikshmja. Mund të lindin edhe debate në disa momente. Ju beqarët do jeni aq sharmantë saqë askush nuk do mund t’iu rezistojë, por nuk do keni besim të plotë për te hedhur hapa me këdo. Në punë nuk do ndiheni plotësisht të sigurt dhe herë pas here do shtangni. Në planin financiar mos rrezikoni sepse keni për të pasur vështirësi edhe më të mëdha më pas. /dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.