Horoskopi i datës 24 qershor 2019

Dashi

Disa ngjarje qe do ndodhin sot do ua ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Do jeni edhe më të vetëdijshëm se jeta është e shkurtër e duhet jetuar plotësisht. Nëse jeni në një lidhje bëni çdo gjë që do mendoni të arsyeshme sepse nesër mund të jetë vonë. Lëreni veten të lirë dhe mos vendosni limite as për veten dhe as për partnerin. Ju beqarët do jeni në kërkim të dashurisë së madhe dhe nuk do ju pëlqejnë shumë mundësitë që do iu shfaqen. Në punë do ju bëhen propozime mjaft interesante që vërtet do kërkojë më shume impenjim, por do ju ndihmojnë për te ecur më përpara. Financat nuk do jenë të këqija.

Demi

Sot do jenë problemet financiare ato që do ju shqetësojnë dhe nuk do ju lejojnë të jeni të qetë. Dëgjojini këshillat e disa miqve sepse nuk do ju çojnë në rrugë të gabuar. Nëse jeni në një lidhje tregohuni sa më realistë dhe mos kërkoni nga partneri gjëra që ju vetë nuk i keni bërë. Ju beqarët do hyni në debat me disa miq dhe do humbni kohën e çmuar që kishit menduar t’ia kushtonit gjetjes së dashurisë. Sipas Dritare.net, në punë në disa momente do jeni të paqartë për ato që duhet të bëni dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Pasditja do jetë më e favorshmja. Buxheti ka për të qenë shume delikat dhe problematik.

Binjakët

Puna dhe problemet në punë do jenë shqetësimet më të mëdha gjatë kësaj dite, por gjithsesi ju nuk do e lëshoni veten. Nëse jeni në një lidhje mundohuni vetëm të mbani larg rutinën sepse ashtu gjithçka mund të zgjidhet shpejt. Mbrëmja do jetë shumë më e ngrohtë se më parë. Ju beqarët duhet të largoni komplekset dhe të mos kërkoni perfeksionin pasi jo vetëm që nuk do arrini asgjë, por mundet edhe të mërziteni më shumë. Në punë gjërat do ju ecin keq e më keq. Mundohuni që financat të paktën t’i mbani të stabilizuara sepse po u dobësuan edhe ato do ndiheni tërësisht të rrënuar.

Gaforrja

Profesionalisht do jeni më të privilegjuar gjatë kësaj dite dhe kjo do sjellë goxha përfitime. Nëse jeni në një lidhje duhet të jeni më të përzemërt me partnerin dhe duhet ta mbështesni më tepër atë. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia juaj do thellohet akoma më shumë. Neptuni mund ta nxitë partnerin t’iu bëjë edhe ndonjë surprizë. Ju beqarët duhet të vlerësoni shpirtin e dikujt dhe jo pamjen e jashtë pasi kjo e fundit rregullohet ndërsa e para asnjëherë. Në punë do jeni më ambicioze se kurrë më parë dhe do keni vetëm arritje. Të gjitha këto do sjellin edhe përmirësime në planin financiar.

Luani

Venusi do ju bëjë të kuptoni sot se duhet të ndryshoni sjellje që gjërat të rregullohen. Nëse jeni në një lidhje do e keni të vështirë të ndieni një ritëm të caktuar dhe do preferoni të bëni çdo gjë si do e ndieni për momentin. Zemra do ndihet e përmbushur dhe do ndiheni me fat që keni partnerin në krah. Ju beqarët nuk do e realizoni dot takimin tuajve të ëndrrave dhe do vazhdoni të keni një ditë të zakonshme. Në punë dëgjojini këshillat e shefave dhe kolegëve të besuar sepse do keni përfitime. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do ju dalin vështirësi në asnjë moment.

Virgjëresha

Dita do fillojnë stuhishëm sot, por me kalimin e orëve gjithçka do normalizohet. Nëse keni një lidhje do jeni gati të bëni edhe çmenduri të vogla vetëm që emocionet dhe pasioni të rikthehen si më parë. Dëgjojeni zemrën sa më shumë që të mundeni. Atyre që do ju thonë të tjerët mos ua vini shumë veshin. Nëse jeni beqarë nuk do keni besim të plotë tek vetja dhe nuk do guxoni të joshni. Në punë mundohuni të mos nxitoheni për asgjë. Po ecët me plane dhe parashikime çdo gjë ka për t’iu ecur mirë. Me shpenzimet do keni më të matur kështu që gjendja e financave nuk do ketë tronditje.

Peshorja

Disa çrregullime të vogla do ndodhin sot në jetën tuaj, por shpesh ato nuk do ju lenë të qetë. Nëse keni një lidhje tregohuni më të vëmendshëm ndaj partnerin, shprehjani ndjenjat në mënyra të veçanta dhe përgatitini ndonjë gatim të shijshme. Me këto mënyra do e bëni atë më shumë për vete. Mbrëmja ka për të qenë edhe më harmonike. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk do qëndroni indiferentë ndaj disa personave të rinj që do ju kalojnë pranë, por as të tjerët nuk do rinë pa ju bërë komplimente. Në punë nuk do jeni shumë të motivuar dhe nuk do i arrini të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. Në planin financiar nuk do jeni shumë të organizuar dhe gjendja nuk do jetë perfekte.

LEXO DHE :  DW: Marrëveshja e re e Brexit, në tehun e thikës

Akrepi

Sot do revoltoheni për disa gjëra dhe mund të filloni një luftë të ashpër me disa persona. Përgatituni për të luftuar fort për të mbrojtur idetë tuaja. Nëse jeni në një lidhje e pamundur t’iu shpëtoni debateve dhe problemeve. Mos bëni gabim të kërkoni më shumë liri e pavarësi sepse do pendoheni përgjithmonë. Ju beqarët do jeni shumë të pamatur dhe do ja shprehni pa dorashka ndjenjat dikujt që jeton larg jush. Prisni deri ne fund të ditës sepse mund të vijnë edhe përgjigjet. Në punë do ju dalin pengesa të njëpasnjëshme dhe nuk do ndiheni të qetë. Në planin financiar po nuk ju ndihmuan do rrënoheni komplet.

Shigjetari

Vensusi do vazhdoje të kujdeset ende për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të bukura, do ndiheni të pavarur dhe do shpreheni lirshëm për ato që mendoni. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin pasi ai vërtet do ketë nevojë për ju. Së bashku mund të zgjidhni edhe dilemat, por do mund ta kaloni edhe çaste të ngrohta. Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur për takime sepse kjo mund të jetë dita juaj. Në punë tregohuni të arsyeshëm dhe mundohuni të përshtateni edhe me kolegët edhe me projektet e reja. Buxhetin do e keni më shumë prioritet.

Bricjapi

Sot Hëna do privilegjojë miqësinë dhe jetën familjare për ju. Do qëndroni më shumë kohë me ta, do argëtoheni dhe do mbusheni me oksigjen. Nëse keni një lidhje partneri juaj do ndërmarrë disa iniciativa për të mirën e lidhjes tuaj dhe ju nuk duhet absolutisht t’ia ndalni hovin. Lëreni atë t’iu udhëheqë dhe nuk do pendoheni. Ju beqarët do njiheni papritur me persona joshës dhe inteligjentë. Nëse pranoni të vazhdoni njohjen keni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në punë do arrini të realizoni gjithçka që keni në mendje dhe do ndiheni të përmbushur. Sektori i financave do marrë bekimin e yjeve.

Ujori

Sot do keni ide të shkëlqyera se si të realizoni disa nga objektivat tuaja. Nga ana tjetër nuk do ju mungojë as durimi. Nëse jeni në një lidhje mëngjesi do jete paska i trazuar dhe me ndonjë debat, por pas mesditës gjithçka do qartësohet dhe zemra juaj do ndihet mirë. Për beqarët ka për të qenë një ditë shumë e bukur e mbushur me entuziazëm. Ndonjëherë gjërat më të bukura ndodhin atëherë kur nuk i parashikon. Sektori profesional do jetë i shkëlqyer. Jo vetëm që do ecni para me ritme të shpejta, por do ju dëgjohet edhe fjala. Edhe pse financat do jenë të mira nuk duhet të shpenzoni pa u menduar.

Peshqit

Ditë sharmante do jete kjo e sotmja për ju dhe buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Nëse jeni në një lidhje do kaloni orë të këndshme pranë atij që dashuroni. Nuk do mungojnë nga të dyja palët komplimentet, fjalët e ëmbla dhe gjestet romantike. Gjithçka do jetë në perfeksion. Për beqarët dashuria do fillojë me një shoqëri kështu që tregohuni sa më të hapur për njohjet e reja. Në punë vërtet do jeni të ngarkuar, por përkujdesi dhe përgjegjshmëria nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Organizimi gjithashtu do jetë një pikë e fortë.  Në planin financiar mund të keni disa vështirësi të vogla, por sidoqoftë gjendja nuk do jetë alarmante. /dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.