Nëse rrezikoni duke llogaritur mirë do t’ju shpaguhet, por duhet të ruani qetësinë edhe për situata të tensionuara. Puna në ekip është shumë e rëndësishme, por duhet të prisni deri në minutën e fundit para se të filloni të veproni. Do t’ju ofrohen këshilla të cilat nuk i kërkoni nga njerëz që mendojnë se dinë më shumë se ju, por injoroni ato. Gjëja më e keqe që mund të bëni është nëse i lejoni t’ju udhëheqin. Nëse jeni në gjendje të veproni në kohë të duhur do të fitoni avantazh kundrejt atyre që janë shumë më impulsiv ose më të ngadalshëm.
Demi
Një mike juaja do të pranojë fajin e saj për një fshehtësi të cilën as që e keni imagjinuar se ekziston. Megjithëse do të hutoheni shumë, prapë do të kërkoni të dini më shumë. Situata e tilla duhet të vështrohen me mendje të hapur. Nuk do të dëshironi të fusni në telashe njerëzit tjerë. Ka mundësi të keni një konfrontim me dikë që ua ka fshehur të vërtetën dhe po ju injoron për t’ju pamundësuar të kryeni hulumtimin.
Binjakët
Dikush po provon t’ju detyrojë të bëni diçka në mënyrën e tij. Do të keni disa luhatje për shkak të presionit në të cilën ndodheni. Por ruani terrenin tuaj. Jeni duke vepruar mjaft mirë dhe nuk keni nevojë për sugjerimet e dikujt. Sensi i përbashkët do t’ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura. Edhe nëse ndjeni shumë përgjegjësi, duhet që vetë të bëni gjykimet.
Gaforrja
Nuk ka asgjë më të mirë sesa të kombinosh imagjinatën me intuitën e fuqishme që keni. Aktivizoni aftësitë kreative dhe do të shihni rezultate. Nëse i drejtoni mendimet tuaja ndaj dikujt që ka pasur veprime të dobëta kohëve të fundit, mund të përballeni me pasoja interesante. Ka diçka që ju ka ikur e që po ju duhet tani. Duhet të vini në përfundim se keni nevojë për më shumë angazhim për lidhjen tuaj dhe ky zbulim do t’ju ndihmojë të përmirësoni marrëdhëniet.
Luani
Planet lidhur me një trajnim ose studim ka mundësi që papritmas të iu duken të largëta. Dikush që keni pritur se do t’ju ndihmojë do ta humbë interesimin për ta bërë këtë. Qëndrimi i tyre mund të sjellë dy pasoja. Mund t’ju bëjë që të mendoni për së dyti për projektin. Ose duhet të jeni më të vendosur që t’ua dëshmoni se e kanë gabim. Mos u brengosni edhe nëse humbni fillimin e trajnimit dhe do t’ju duhet të prisni derisa të fillojë tjetri.
Virgjëresha
Tensioni është duke u vënë në pah sa i përket biznesit ose një çështje ligjore. Njerëzit tjerë po pyeten nëse kjo është koha e duhur të veprojnë apo është vonë. Ju nuk keni interesim ta ndërroni mendjen. Nuk ka rëndësi nëse qëndrimi juaj nënkupton se kjo punë mund të shuhet. Nuk do të ndiheni asnjëherë të lumtur që i keni sjellë gjërat deri këtu. Sa më shpejt që ta kuptoni këtë, aq më shpejt do të marrë kahen e duhur.
Peshorja
Jeni në dilemë nëse do të bashkoheni me një person që gjithmonë keni qenë ose me dikë që është i dobishëm, por jo argëtues. Duke bërë këtë zgjidhje do të ndiheni të frikësuar për shkak të pasojave që mund t’ju sjellë në të ardhmen. Diferenca mes këtyre dy njerëzve është e madhe. Zgjidhni këtë të fundit duke e ditur që do ta keni më mirë në të ardhmen. Me të parin jeta mund të kalonte në harmoni, por edhe kjo do të jetë ngazëlluese.
Akrepi
Dikush e ka vërejtur se jeni të mirë për të bërë një punë dhe po mundohet t’ua zbulojë sekretin. Duhet të bëni kujdes kur keni të bëni me njerëz që nuk i njihni mirë. Ata mund të mos jenë aq të sinqertë se duken. Mos u jepni asgjë atyre dhe ndiqni intuitën. Mund të jetë në të mirën tuaj nëse iu tregoni njerëzve se mund të interesohen për ju, por nuk do të mund t’i vjedhin idetë tuaja më të mira.
Shigjetari
Një lidhje juaja është në prag të lulëzimit. Do të mund të ndodhë para se të kuptoni se dikush është në një pozitë të mirë për t’ju ndihmuar që t’i arrini qëllimet tuaja. Çmoni këto përfitime të miqve tuaj me një person ndikues pa pasur nevojë t’i pëlqeni ata. Nëse ndodh kjo, do të ndjeni më shumë kënaqësi. Do të fitoni përvojën me momentet më të suksesshme të shoqërisë së mirë.
Bricjapi
Nëse të tjerët nuk janë duke vepruar si duhet, kjo nuk do të thotë se ata nuk dinë të bëjnë asgjë. Ata mbase e dinë më mirë se çka po bëjnë. Sa më fleksibil që jeni, aq më lehtë do ta keni të punoni përkrah njerëzve tjerë. Mund t’ju duket se dikush po përdor metoda të gabuara, por edhe teknikat e ndryshme sjellin të njëjtat rezultate. Mund të mësoni shumë nëse u besoni atyre.
Ujori
Do të ndodheni para nënshkrimit të një marrëveshjeje për ide të mirë në kohën kur nuk ndiheni si zakonisht? Kjo nuk është koha të merrni vendime ose të angazhoheni me çështje ligjore a financiare. Vëreni se si po reagojnë njerëzit kur ju flisni ose veproni. Nëse ju duket se janë të kënaqur me vendimet tuaja mendoni se ata mund të përfitojnë shumë nga kjo në të ardhmen. A është dikush që po përpiqet t’ju shkëpusë me qëllim? Vononi para se të merrni vendime.
Peshqit
Obligimet e reja ose një frustrim privat do t’ju ndihmojë të angazhoheni për një kohë më të gjatë. Kjo ju lejon që të keni më pak kohë të merreni me të kaluarën. Edhe nëse vullneti juaj nuk është i madh duhet të insistoni që të fitoni shansin për të arritur të zbuloni një pjesë të ndërlikuar të informatave. Nëse e arrini këtë do ta keni shumë më të lehtë me veprimet e ardhshme./K.Ç/Dritare.net