Sot më shumë se kurrë do mendoni për udhëtimet kështu që nëse nuk jeni nisur bëni gati valixhet. Nëse keni një lidhje në përgjithësi rutina do jetë mbizotëruese prandaj duhet patjetër të mendoni të bëni diçka ndryshe. Ju beqarët do takoheni me persona të rrezikshëm dhe ka mund të futeni në telashe nëse hidhni hapa. Më mirë prisni edhe pak kohë. Në punë nuk d keni shumë mendjen tek gjërat që keni për të bërë. Disa kritika do ju shpërqendrojnë tërësisht dhe do doni të reflektoni. Në planin financiar më mirë bëni llogari e më pas vendosni sa para do shpenzoni.
Demi
Ditë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja. Në shumë raste do bëni ju gabime me sjelljen. Nëse keni një lidhje partneri do jetë i gatshëm t’iu dashurojë pa dorashka dhe t’ua shprehë ndjenjat pafund, por duhet që ju ta lejoni. Mos u tregoni të egër sepse vetëm sa do e largoni atë nga vetja. Ju beqaret do mendoni vetëm për lidhje serioze dhe afatgjata prandaj nuk do preferoni të dilni me personat që do ju ftojnë të nisni aventura kalimtare. Në punë tregohuni të matur me hapat që do hidhni dhe mos besoni verbërisht tek disa kolegë që do hiqen si të mirë. Sipas Dritare.net, në planin financiar fati nuk do jetë me ju kështu që bëni llogari para se të shpenzoni.
Binjakët
Mos kërkoni gjithë kohës t’iu mbushni mendjen të tjerëve se keni të drejtë sepse vetëm sa do i ndërlikoni gjërat. Nëse keni një lidhje do jeni të shpërqendruar dhe do bëni gjëra të gabuara për të cilat do pendoheni menjëherë. Do ju lindë nevoja t’ia mbathni diku dhe të harroni gjithçka. Ju beqarët nuk do keni një ditë të qetë dhe nuk do e keni mendjen për të krijuar një lidhje. Në punë do bëni të pamundurën për të gjetur postin që ju përshtatet më shumë dhe për këtë ka rrezik të shkelni edhe mbi të tjerët. Ky do jetë një gabim i madh që do ju hapë telashe. Financat mbajini gjithë kohës nën kontroll sepse për pak dt do keni nevojë për para më shumë.
Gaforrja
Që sot jeta juaj ne çift do ndryshojë rrënjësisht. Ditë më të bukura priten të vijnë kështu që përgatituni. Nëse jeni në një lidhje mos e nënvlerësoni veten. Partneri do ju dashurojë pafundësisht dhe do ju bëjë të ndiheni të përkëdhelur. Ju me të vërtetë keni cilësi të vyera. Nëse jeni beqarë do takoni persona shumë tërheqës, por mirë është të mos nxitoheni për asgjë. Në punë do i zgjidhni edhe problemet që ju kishin mbetur pezull dhe do ndiheni më të çliruar. Eprorët do ua vënë më në pah cilësitë që keni. Financat nuk do jenë të këqija, por duke bërë gabime me shpenzimet situata shumë shpejt mund të përkeqësohet.
Luani
Falë ndikimit të madh të Diellit në jetën tuaj gjërat do fillojnë të normalizohen dhe shpirti do ndihet më i qetë. Nëse keni një lidhje do jeni karizmatikë të dyja palët dhe do mundoheni që ta bëni çdo çast fantastik. Mund të mendoni edhe të gatuani gjëra interesante së bashku. Ju beqarët do bëni shumë persona xhelozë sepse do arrini të afroheni me dikë që e adhurojnë të gjithë. Në punë do jepni çdo gjë nga vetja vetëm për të mos qëndruar në vend e për të avancuar. Arsyetimi dhe reflektimi do ju ndihmojnë të arrini lart e më lart. Me financat mos bëni asnjë çmenduri sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.
Virgjëresha
Dite e turbullt ka për të qenë kjo e sotmja dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitur. Nëse keni një lidhje pritet të kaloni disa stuhi të vogla, por që do ju brengosin pamasë. Do prekni disa tema delikate dhe mund të lëndoheni të dyja palët. Ju beqarëve do ju rrahë zemra edhe më fort gjatë kësaj dite pasi të realizoni një takim në ambientet e punës. Çdo gjë do realizohet ashtu si nuk ju kishte shkuar mendja ndonjëherë. Në punë nuk do i bindni dot shefat t’iu japin atë që dëshironi dhe kjo mund t’iu shtyjë të eksperimentoni gjëra të reja. Financat mos i ngacmoni shumë sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit më pas.
Peshorja
Saturni do ju bëjë të reflektoni më shumë të për ardhmen sot dhe do bëni disa ndryshime. Nëse keni një lidhje ka rrezik t’iu lindin disa mosmarrëveshje që duhen zgjidhur sa më parë. Po gabuat gjërat do ju marrin tatëpjetën përgjithmonë. Mos i dëgjoni personat rreth e rrotull sepse ju kanë zili. Nëse jeni beqarë më mirë dilni argëtohuni me miqtë sot sepse mundësitë për të gjetur dashurinë do jenë të pakta. Sipas Dritare.net, në punë duhet të ndërmerrni dhe rreziqe për të arritur aq lart sa dëshironi. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por të paktën tentoni njëherë. Gjendja financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por përgjithësisht e qetë.
Akrepi
Disa takime me persona të huaj do ju sjellin ndryshime në jeta sot. Nëse keni një lidhje zemra do ju rrahë edhe më fort. Partneri do ju dashurojë pafundësisht dhe do ju bëjë ta adhuroni më shumë jetën pranë tij. Nuk do mungojnë as fjalët e as gjestet e ngrohta. Nëse jeni beqarë sytë do ju shkëlqejnë, zemra do ju rrahë dhe do ju duket se jeni në një ëndërr. Në punë keni për të marrë një lajm të rëndësishëm që keni pritur gjatë. Ja që ndonjëherë është më mirë kur ja lë gjërat kohës. Buxheti nuk do jetë i keq, prandaj po u treguat të arsyeshëm me shpenzimet gjendja do qëndrojë shumë e mirë edhe më vonë.
Shigjetari
Hëna do favorizojë dhe do nxitë më shumë natyrën tuaj të drejtpërdrejtë, vetëm se kjo gjë nuk do ju pëlqejë të gjithëve. Nëse keni një lidhje flisni hapur me partnerin dhe tregojini ato gjëra që nuk ju pëlqejnë nga ai. Në fund të fundit të gjithë kanë defekte dhe mirë është që të rregullohen. Edhe ju do jeni të gatshëm të rregulloni tuajat. Nëse jeni beqarë do dini të ruani vetëpërmbajtjen dhe nuk do hidheni menjëherë në krahët e të parit që do ju propozojë. Në punë do jeni shumë të arsyeshëm dhe do ja dilni në çdo sipërmarrje që do ndërmerrni. Financat as nuk do ndryshojnë farë kështu që mos u shqetësoni.
Bricjapi
Do jeni gjatë gjithë kohës në ankth sot dhe aspak të qetë. Nëse keni një lidhje do i rini ftohtë partnerit, jo se nuk e doni, por sepse nuk jeni në humor. Mund të lindin keqkuptime dhe marrëdhënia juaj do ketë krisje. Nëse jeni beqarë do mund të realizoni takime me persona të mençur dhe seriozë, por nuk do j mbushet mendja. Mesa duket ende nuk jeni pjekur për të kuptuar cila është më e mira. Nëse jeni në punë ka mundësi të niseni në një udhëtim me disa kolegë dhe do lindin incidente me ta. Asnjëri nuk do pranojë se ka pasur faj. Me shpenzimet mos spekuloni sepse do mbeteni pa para.
Ujori
Dielli do ndriçojë çdo gjë gjatë kësaj dite dhe do kaloni vetëm momente të këndshme. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione të njëpasnjëshme me partnerin dhe do ndiheni gati edhe për të hedhur hapat e mëdha. Jeta juaj do marrë një kthesë totale. Edhe ju beqarët do keni të njëjtin fat. Mund të afroheni me një mik fëmijërie të cilin kishit vite që nuk e takonit. Në punë do jeni kurajozë dhe nuk do trembeni nga ngarkesa që mund t’iu jepet. Në çfarëdo profesioni që të jeni do keni fat. Situata financiare do ketë zhvillime pozitive dhe mund të shpenzoni pak më tepër pa pasur frikë.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do ketë ndryshime shumë të mëdha në jetën tuaj. Venusi për fat të keq do ua vështirësojë goxha gjërat. Nëse jeni në një lidhje partneri do fillojë t;iu tregojë disa gjëra të së shkuarës që nuk do ju pëlqejnë aspak. Do krijoni një përshtypje të keqe dhe do mendoni të largoheni prej tij. E mira është të mos nxitoheni. Ju beqarët do takoni disa persona, por asnjëri nuk d ua mbushë mendjen për të filluar një lidhje. Në punë mos e kërkoni sot promocionin aspo diçka tjetër sepse shefat nuk do jenë të gatshëm t’ua plotësojnë dëshirat. Me shpenzimet do keni probleme të rënda nëse nuk arsyetoni./ dritare.net