Horoskopi i datës 23 prill 2018

Dashi

Sot do mendoni gjithë kohës se fundi nuk justifikon gjithmonë mënyrat e përdorura dhe për këtë gjë do jeni plotësisht të bindur. Rutina nuk do ketë asnjë mundësi të behet pjesë e jetës tuaj ne çift për asnjë lloj arsyeje. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah do jeni gati të provoni eksperienca të reja dhe kënaqësitë do jenë më të forta. Nëse jeni beqarë do e gjeni partnerin e tyre ideal në momentin që me pak do e presin. Një dritë jeshile do ndizet për ju. Në punë do keni vështirësi dhe pengesa të shumta. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si më parë dhe do brengoseni. Situata financiare do konsolidohet tej mase falë një ndihmese të madhe që do iu japin të afërmit.

Demi

Ambicia do ju bëjë të keni edhe më shumë arritje gjatë kësaj dite e madje do i kuptoni disa gabime të bëra më herët. Nëse jeni ne një lidhje dhe keni kuptuar se partneri është ftohur kohët e fundit me ju mirë është që të flisni hapur me të dhe ta kuptoni arsyen. Po i latë gjerat pas dore situata do rëndohet edhe më shumë. Ju beqarëve do iu jepen mundësi pafund për të bërë ndryshime kështu që duhet të përfitoni sa më tepër. Në punë nuk do i druheni asgjëje dhe do tentoni gjithçka. Vështirësitë nuk do mungojnë, por në fund do ja dilni. Në planin financiar nuk duhet të bëni asnjë çmenduri sepse po filluan problemet keni për të pasur probleme serioze.

Binjakët

Për fatin e mirë qetësia do mbizotërojë gjithë kohës në jetën tuaj sot. Nuk do keni aspak probleme apo vështirësi. Nëse jeni në një lidhje do përjetoni ndjesi shumë të forta gjatë kësaj dite ju dhe në disa momente do ju duket sikur nuk jeni në realitet. Buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do dashuroheni marrëzisht pas një personi, por nuk do keni guximin t’ia thoni. Kërkoni edhe ndihmën e miqve të ngushtë sepse do iu japin një dorë. Në punë do përballeni me pasojat e disa zgjedhjeve që keni bërë në të shkuarën. Të ardhurat do fillojnë të dobësohen goxha kështu që kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.

Gaforrja

Do jeni më të hapur sot dhe nuk do mbani më mëri për ato që keni kaluar më parë. Zemra do ju ndihet më e qetë. Yjet do ju ndihmojnë tej mase ju të dashuruarve dhe do bëjnë që lidhja me atë që keni në krah të behet akoma më e fortë. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe do realizoni njohje të jashtëzakonshme. Për ju mund të fillojë një etapë e re. Në punë më në fund do i vini në praktikë të gjitha planet që keni bërë. Keni për te pasur sukses të madh. Venusi do sjellë begati në sektorin e financave. Gjendja do ketë aq shumë përmirësime saqë do mbeteni me gojë hapur.

Luani

Do jeni shumë të trazuar gjatë kësaj dite dhe shpesh nuk do dini nga t’ia mbani. Për disa çështje do ngrini edhe pikëpyetje të shumta. Gjithsesi do keni kurajën të përballeni me çdo gjë. Gjatë ditës nuk do keni probleme në jetën tuaj në çift, por në mbrëmje, ndjeshmëria juaj e tepërt lidhur me një temë delikate mund të nxitë tension. Ju beqarët edhe sikur të njihni persona me të vërtetë interesante nuk duhet të nxitoheni për të hedhur hapa. Çdo gjë duhet të ndodhe në kohën e vet. Në punë do jetë periudhë konfuzë dhe shpesh do gjendeni nëpër udhëkryqe. Në planin financiar do jeni energjike dhe do luftoni fort për ta mbajtur situatën nën kontroll.

Virgjëresha

Mos hezitoni t’i shprehni sa më shumë ndjenjat gjatë kësaj dite pasi vetëm kështu gjërat do ju ecin më mirë në çdo plan. Mundohuni të gjeni më shume kohë të lire ju te dashuruarit dhe t’i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah. Po e latë pas dore jo vetëm që marrëdhënia mes jush do ftohet, por mund të lindin edhe mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni kërkesa të shumta dhe nuk do kënaqeni me personat që do takoni. Në punë do keni performanca të shkëlqyera dhe nuk do gaboni aspak. Besimi në vetvete do ju shoqërojë gjithë kohës. Sektori i financave do stabilizohet më shumë nga sa e kishit menduar ndonjëherë.

LEXO DHE :  Reagimi i francezëve dje në stadium pas incidentit me himnin: Ndjesë për refuzimin e Macron

Peshorja

Yjet do ju bëjnë më të pasigurt sot dhe nga ana tjetër do e keni më të vështirë t’i shprehni ato që do ndieni. Nëse jeni në një lidhje do jeni tej mase xhelozë për partnerin tuaj dhe situata në shumë momente mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Do e bëni tjetrin të ndihet keq, por as vete nuk do jeni të qetë. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë përpjekje për ta ndryshuar situatën. Në planin profesional do privilegjoheni gjithë kohës. Do keni edhe arritje dhe mund t’iu behet edhe një propozim për rritje në detyrë. Në planin financiar fati do jetë me ju dhe situata do ketë goxha përmirësime.

Akrepi

Sot do i keni mendimet e qarta dhe do dini gjithmonë si të veproni. Do keni besim tek zgjedhjet tuaja dhe do i keni në dorë letrat e fatit. Ju të dashuruarit do jeni shumë të përkujdesur për partnerin dhe do ruani një marrëdhënie shumë të ngrohte me të. Askush nuk do guxojë t’ua prishë harmoninë. Nëse jeni beqarë duhet të maten disa herë para se të hidhni hapa sepse vetëm kështu do shmangin zhgënjimet. Në punë do filloni disa projekte mjaft interesante, por që do duan me tepër përkushtim dhe kohë te harxhuar. Gjendja financiare për fat të mire nuk do ketë aspak probleme kështu që mos u shqetësoni për asgjë.

Shigjetari

Sot do jeni shumë të paqëndrueshëm në mendime dhe nuk do i dalloni dot qartë të vërtetat nga gabimet. Në disa momente do jeni me humor të keq. Për ju të dashuruarit edhe pse tundimi në disa momente do jetë shumë i fortë, ju sërish do arrini t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah. Emocionet dhe kënaqësitë kanë për të qenë shumë të forta. Ju beqaret do keni disa takime mbresëlënëse të cilat do ua ndryshoje jetën përgjithmonë dhe do ju rikthejnë buzëqeshjen e munguar. Në punë do i konkretizoni të gjitha planet dhe do jeni të qetë. Buxheti do jetë delikat sepse do shpenzoni pa menduar për të qetësuar ankthin.

Bricjapi

Sot do keni pengesa shumë të vështira për të kaluar dhe në disa momente do e lëshoni plotësisht veten. Në fakt ky do jetë gabimi më i madh që mund të bëni. Ditë goxha e ndërlikuar do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do keni debate edhe për gjëra të kota me partnerin dhe nuk do ndiheni të qetë për asnjë çast. Ju beqarët do keni mundësi të realizoni plot takime, por nëse nuk tregohen të arsyeshëm mund të përballeni me probleme më pas. Në punë do lodheni shumë, por serish nuk do i arrini ato që keni dashur. Buxhetin mundohuni ta organizoni dhe keni për ta parë që shumë shpejt situata do përmirësohet goxha.

Ujori

Duhet të jeni më të hapur për të provuar gjëra të reja sot pasi vetëm kështu jeta juaj do marrë një drejtim edhe më të bukur. Nëse jeni në një lidhje do e ndryshoni tërësisht sjelljen me partnerin tuaj dhe gjerat mes jush do ecin më mirë. Do jeni më të kthjellët e më të logjikshëm me gjithçka. Ju beqaret do keni shumë sukses në dashuri dhe do e harroni mërzitjen e së shkuarës. Në punë ka mundësi që me pak përpjekje të arrini atë që keni dëshiruar. Mos u ndalni që me vështirësinë e pare që do ju dalë. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me disa probleme të vogla, por që do ju mërzitin disi. Mirë është që të merrni sa më shpejt masa.

Peshqit

Vështirësitë më të mëdha gjatë kësaj dite do vijnë nga fakti se nuk do merrni dot vendimet e duhura. Shpesh do ndiheni edhe të lëshuar plotësisht. Nëse jeta juaj ne çift është e trishtë dhe i mungon emocioni duhet të bëni të pamundurën që ta ndryshoni situatën. Po i latë gjerat pas dore mund të keni probleme serioze më pas. Nëse jeni beqarë do preferoni aventurat kalimtare sot dhe nuk do ndiheni gati të filloni lidhje të qëndrueshme. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet për ta për t’i kaluar pengesat dhe do ja dilni. Yjet do bëhen bashkë dhe do ju ndihmojnë gjithë kohës me financat./Dritare.net/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.