Horoskopi i datës 23 korrik 2019

Dashi

Gjatë kësaj dite do merrni vendime shumë të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë jetën. Ju të dashuruarit, në orët e para mëngjesit do ndiheni të qetë ju të dashuruarit, por pas mesdite situata do tej mase. Do mësoni disa gjëra të gabuara që ka bërë partneri dhe do debatoni shumë ashpër me njëri-tjetrin. Ju beqarët prisni edhe pak për të kërkuar dashurinë sepse sot nuk është aspak momenti i përshtatshëm. Në punë do ju dalin sfida të mëdha për të kaluar. Përgatituni shpirtërisht dhe në raste rreziku kërkoni ndihmë nga kolegët që iu besoni. Në planin financiar do jeni me shumë fat.

Demi

Komunikimi do lerë për të dëshiruar gjatë kësaj dite. Do keni probleme të vazhdueshme dhe nuk do ndiheni te qetë. Për ju të dashuruarit do ketë stuhi të fuqishme dhe në disa momente do mendohet edhe një ndarje e përkohshme. Asnjeri nga të dy nuk do hapë rrugë. Ju beqarët as nuk do duan te bëjnë ndryshime te statusit sepse edhe ashtu si janë ndihen mire e te përmbushur. Sipas Dritare.net, në punë do jeni paksa të paduruar dhe mund të bëni gjëra të gabuara. Planetët nuk do i keni në krah dhe debatet do jenë të vazhdueshme. Marsi do jete planeti qe do ua favorizojnë financat. Do ju dalin para edhe për te hequr mënjanë edhe për te shpenzuar.

Binjakët

Ditë shumë e këndshme ka për të qenë kjo e sotmja për gjithë ju. Klima yjore për juve që jeni në një lidhje do jetë goxha e ngrohtë. Do merreni vesh për gjithçka me njëri-tjetrin dhe buzëqeshja nuk do ju largohet për asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për flirte kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë do jeni të shpërqendruar dhe mezi do ja dilni t’i përfundoni detyrat që keni nisur. Shefat do ju kritikojnë goxha dhe do ndiheni keq. Në planin financiar situata do jetë e vështirë pavarësisht përpjekjeve që ju do bëni për ta stabilizuar gjendjen.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do bëni mirë ta lini pas të shkuarën dhe të mendoni vetëm për të ardhmen. Hëna dhe Saturni do nxisin emocionet e këqija. Ju të dashuruarit do keni aq shumë probleme me partnerin tuaj saqë në një moment situata mund t’iu dalë plotësisht jashtë kontrollit. Do jeni gjithë kohës të mërzitur dhe me nerva. Ju beqarët do i merrni gjërat shtruar dhe do kënaqeni vetëm me takime interesante. Në punë situata do jetë goxha e ndërlikuar. Shpesh do jeni të shpërqendruar dhe nuk do dini nga t’ia mbani. Buxheti do përmirësohet në mënyrë të ndjeshme kështu që do iu jepet mundësia të bëni edhe investime.

Luani

Gjatë kësaj dite do keni një jetë sociale goxha të mirë dhe të gjithë do ju ndihmojë të arrini ato që doni. Për ju që jeni në një lidhje dhe deri më tani keni pasur një jetë të qetë, gjërat edhe sot do ecin mirë. Ju që keni kohë që debatoni dhe ankoheni, mund të vendosni për ndarje përfundimtare. Ju beqarët do jeni tej mase kërkues dhe nuk do ndihen gati për të hedhur hapa me ata që do takoni. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe falë bashkëpunimit me disa kolegë mund të arrini shumë më lart. Nëse ju bëhen propozime mendojini njëherë para se të jepni përgjigje. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por më mirë mundohuni t’ia dilni me aq sesa të merrni hua.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do ju dalin pengesa e vështirësi dhe në shumë momente do jeni si në ajër. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë e qëndrueshme. Herë pas here nuk do jeni në humor dhe mund të keni edhe debate. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në kërkim të personit të duhur, por nuk është e sigurt nëse do jeni me fat. Gjatë kësaj dite do jeni mjaft kreativë dhe praktikë. Idetë do i keni të qarta dhe do guxoni shumë. Në planin financiar do jeni të palogjikshëm dhe mund të hidhni hapa të nxituara për të cilat do pendoheni shpejt. Gjithmonë duhet menduar edhe e ardhmja.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do ju duhet pak më tepër durim për të arritur atje ku doni. Me inat dhe nxitim nuk do arrini asgjë. Ju të dashuruarit do i përkushtoheni më tepër se asnjëherë më parë partnerit tuaj dhe do bëni që lidhja mes jush të përjetojë momente fantastike. Të gjithë do ju kenë zili kështu që bëni kujdes mos ju prishin punë. Ju beqarët më në fund do keni mundësinë të takoni persona brilantë. Në punë do ju mungojë paksa organizimi dhe kjo mund t’iu futë në telashe. Disa kolegë do përfitojnë nga kjo për t’iu hequr mënjanë e për të përfituar vetë. Sipas Dritare.net, në planin financiar do jeni shumë më të organizuar dhe më të kujdesshëm. Gjendja ka për t’u përmirësuar goxha.

LEXO DHE :  Darkë për festat e fundvitit me kolegët? Ja çfarë duhet të vishni!

Akrepi

Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar sot dhe në shumë momente do jeni të mërzitur. Nuk duket asnjë fije shprese. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me konflikte dhe debate të forta. Nuk do e gjeni dot gjuhën e përbashkët dhe mund të thoni shpesh fjalë të gabuara. Ju beqarët më në fund do filloni një histori dashurie romaneske e cila do iu bëjë ta doni edhe më tepër jetën. Në punë do keni kontradikta të vazhdueshme si me shefat ashtu edhe me kolegët. Gjendja e financave ka për t’u përmirësuar goxha dhe do jeni shumë herë më të qetë.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të duruar dhe të matur. Nuk do ju mungojë asnjë çast as organizimi. Për ju që keni një lidhje e sotmja do jetë shumë e këndshme. Do dashuroheni pa dorashka dhe çdo gjë që do keni në zemër do ja thoni partnerit. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe do hidhni hapa për të cilat do pendoheni shpejt. Në punë do keni nevojë për më shumë kohë për të arritur atje ku ju është kërkuar. Për fat shefat do ju kuptojnë dhe nuk do ju sforcojnë. Financat do jenë të privilegjuara në çdo moment kështu që bëjini pa frikë investimet që keni menduar.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do doni të analizoni gjithçka para se të veproni dhe kjo do ju mbajë larg problemeve. Ju të dashuruarit do i shtoni edhe më shumë dozat e fantazisë kështu që jeta në çift do jetë më interesante dhe më entuziaste. Për asnjë moment nuk do ju lindin mosmarrëveshje. Ju beqarët do ndiheni më të çliruar për të joshur atë që pëlqeni dhe ka mundësi t’ia arrini qëllimit. Në punë mund të bëni edhe disa gabime të vogla, megjithatë asgjë për t’u alarmuar. Nga mesdita e më tej çdo gjë do ju realizohet sipas planeve. Buxhetin do e mbani më tepër nën kujdes dhe gjendja do jetë goxha e kënaqshme.

Ujori

Durimi do ju nxjerrë në rrugën e duhur sot. Vazhdoni kështu dhe keni për të fituar mjaft. Jeni në një lidhje dhe ka pak kohë që marrëdhënia juaj me partnerin është ftohur? Merrni masa sot dhe bëni gjithçka që situata të ndryshojë. Ndjenjat shprehini sa më tepër që të mundeni. Ju beqarët do keni një periudhe të këndshme, me plot njohje të reja dhe emocione. Në punë nuk do jeni shumë të organizuar megjithatë do ju propozohet pozicioni i një kolegu që sapo ka dhënë dorëheqjen. Mendohuni mirë para se të jepni një përgjigje. Për financat nuk do jetë ditë e mirë kështu që kufizojini shpenzimet sa të mundeni nëse nuk doni të mbeteni shpejt pa para.

Peshqit

Sot do filloni të besoni tek magjitë sepse gjithçka do ju realizohet siç keni pasur dëshirë. Merkuri do jetë planeti që do e favorizojë jetën sentimentale për ju të dashuruarit dhe do bëjë që gjithçka mes jush të ecë më së miri. Do kërkoni edhe falje për gabimet e bëra më parë. Ju beqarët do jeni me fat dhe do filloni një lidhje vërtet të qëndrueshme. Në punë duhet të përshtateni me detyrat e reja dhe të bëni sa më shumë përpjekje për të arritur atje ku keni dashur. Buxheti do ekuilibrohet më tepër nga sa kishit menduar dhe do arrini të hiqni edhe disa para mënjanë. /dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.