Horoskopi i datës 18 shtator 2019

Dashi

Ndryshe nga sa mund të duket, kjo ka për të qenë një ditë e bukur dhe e mbushur me emocione. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shume e ngrohtë dhe e mbushur me emocion. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse zemra do iu rrahë fort kurdoherë. Ju beqarët do jeni me shumë shije dhe do joshin personin e duhur. Lidhje mund të mos filloni, por do jeni në rrugën e duhur. Në punë nuk do ndiheni aspak nën presion dhe do i bëni gjërat me shumë dëshirë. Pritet goxha përparime. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë në mënyrë që mos ju dalin surpriza të këqija.

Demi

Edhe pse në disa momente do ju duhet të përballoni disa sfida sot, me dëshirë dhe vullnet keni për t’ia dalë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e favorshme dhe e këndshme. Do ndani çdo ide, çdo kënaqësi, por edhe çdo brengë me partnerin, prandaj do afroheni edhe më tepër me njëri-tjetrin. Për ju beqarët do jetë ditë me fat. Ju do arrini më në fund ta bëni për vete personin më të përshtatshëm. Në punë do keni ambicie dhe vullnet të hekurt kështu që keni për të arritur çdo gjë që dëshironi. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Sipas Dritare.net, buxhetin vështire se mund ta kontrolloni dot dhe mund të keni edhe ndonjë tronditje.

Binjakët

Venusi dhe Mërkuri do ju bëjnë më të logjikshëm dhe më largpamës gjatë kësaj dite. Keni për të zgjidhur edhe disa probleme të vogla të së shkuarës. Ju që keni një lidhje do gjeni gjuhën e përbashkët dhe marrëdhënia në çift do jetë më e bukur se dje. Sytë do ju shkëlqejnë gjithë kohës dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë çast nga fytyra. Ju beqarët nuk duhet të pranoni çdo ftesë që do ju bëhet pasi mund të lëndoheni shumë. Në punë do iu jepet një detyrë më e rëndësishme për ta përmbushur. Mblidhni forcat e më pas veproni. Në planin financiar do jeni me fat dhe do e keni të lehtë t’i kryeni të gjitha shpenzimet e nevojshme.

Gaforrja

Do jeni sharmantë gjatë kësaj dite dhe do merrni çdo gjë që dëshironi. Sytë do ju shkëlqejnë në çdo moment. Ju të dashuruarit do përjetoni ndjesi shumë të forta. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ua plotësojë të gjitha dëshirat që keni. Nëse jeni beqarë as nuk do tentoni të joshin ndonjë person sepse për ju tani për tani ka gjëra akoma më të rëndësishme. Në punë do e gjeni mënyrën për të dalë nga hendeku ku keni rënë edhe pse lodhja do jetë e madhe. Do ndiheni shumë më të qetë më pas. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse doni të siguroni të ardhmen, mundohuni të hiqni edhe disa para mënjanë.

Luani

Për shkak të ndikimit negativ të Jupiterit dhe Marsit, as sot nuk do i kaloni dot problemet që ju kishin dalë. Për ju të dashuruarit kjo ditë do jetë goxha e tensionuar. Nuk do arrini dot të diskutoni qetësisht me atë që keni në krah dhe do i thoni njëri-tjetrit fjalë të rënda. Ju beqarëve nuk do ju pëlqejë vetmia dhe do jeni gati të provoni edhe aventura kalimtare vetëm për të mos u ndier vetëm. Në punë do jeni të pavëmendshëm dhe mund të keni edhe debate me kolegët. Kjo do ua vështirësojë më tepër gjërat. Me financat mos bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni të mbeteni shpejt pa para.

Virgjëresha

Nuk do keni më aq komplekse sa më parë gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të qetë. Nuk do jeni më as pesimistë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë pozitive. Do jeni më shprehës nga më parë dhe marrëdhënia në çift do ketë përmirësime. Ju beqarët do goxha takime, por mirë është të mos mendoni projekte serioze menjëherë. Në punë mundohuni të gjeni zgjidhje më praktike për çdo gjë. Surprizojini edhe shefat. Financat kanë për të qene goxha të mira dhe mund të kryeni të gjitha investimet që keni menduar prej kohësh.

Peshorja

Më e mira është të tregoheni bashkëpunues me të gjithë sot dhe do përfitoni akoma më shumë. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet të mundoheni t’i bëni xhelozë ata që keni në krah pasi atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Saturni do jetë planeti që do ketë ndikimin më të madh tek jeta juaj sentimentale. Do keni veçse mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë më tepër sesa kaq. Në punë përgatituni për një propozim të ri e mjaft interesant. Pranojeni sepse vërtet mund t’iu stresojë pak në fillim, por do kënaqeni më pas. Sipas Dritare.net, buxheti ka për t’iu krijuar probleme shumë shpejt pasi nuk do jeni në asnjë moment të matur me shpenzimet.

LEXO DHE :  Kufizimet e shtypit, gazetat australiane nxijnë faqet e para në shenjë proteste

Akrepi

Edhe pse pa ndonjë emocion shumë të fortë, gjërat në përgjithësi do ecin mirë për ju. Nëse keni një lidhje pasioni do mungojë sot në jetën tuaj sentimentale megjithatë nuk do keni probleme apo debate me partnerin. Ndonjëherë gjërat duhen marrë me qetësi të plotë. Ju beqarët do keni një ditë pozitive dhe do realizoni disa takime të veçanta. Në punë do keni goxha gjëra për të bërë, por pak e nga pak do ja dilni mbanë. Mbështetja e disa kolegëve të vjetër do jetë e vyer. Buxheti mund të ketë disa tronditje të vogla për shkak të shpenzimeve që do ju duhet të kryeni për shtëpinë apo mjetet e punës.

Shigjetari

Ka mundësi që sot të mos ndiheni të sigurt për asgjë dhe do keni frikë edhe të shpreheni lirshëm. Ju të dashuruarit duhet të jeni në çdo moment të arsyeshëm dhe vigjilentë pasi në të kundërt mund t’iu lindin probleme të mëdha me partnerin. Nëse jeni beqarë duhet ta shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet për takime sepse sot mund të jetë dita juaj. Në punë do jenë bashkëpunëtorët ata që do ju vënë më në pah pasi vetë jeni të turpshëm. Buxheti ka për të qenë shumë më i mirë nga sa ju e kishit menduar gjithë këto kohe kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri të vogël.

Bricjapi

Mërkuri do e sjellë çdo situatë në favorin tuaj sot dhe do ndiheni edhe më të lumtur. Ju të dashuruarit do i jepni prioritet absolut jetës tuaj sentimentale dhe do e bëni çdo moment pranë partnerit të jashtëzakonshëm. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjë nga personat nuk do iu bëjë t’iu rrahë zemra fort. Kjo është arsyeja që ju nuk do doni të hidhni hapa. Në punë do arrini të përqendroheni edhe më shumë. Do doni që t’i përfundoni me sukses të gjitha detyrat që iu janë dhënë. Falë Merkurit sektori i financave ka për të qenë më i privilegjuar se kurrë ndonjëherë më parë. Do ndiheni të qetë.

Ujori

Sot është momenti të pranoni ose të refuzoni kontrata. Mendohuni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të qetë dhe pa probleme. Në mbrëmje planetët do ua plotësojnë dëshirat një e nga një. Ju beqarët nuk do doni të fillojnë lidhje edhe pse disa persona do bëjnë të pamundurën për t’iu pasur gjithë kohës pranë. Në punë do e keni ju në dorë vazhdimësinë e gjërave. Sa më të kujdesshëm e të matur të tregoheni, aq më mirë për ju. Në planin financiar do jetë Marsi që do ndikojë negativisht dhe mund të sjelle probleme të njëpasnjëshme në këtë sektor. Merrni masa pa pasur tronditje të forta.

Peshqit

Ndryshe nga më parë sot nuk do rini asnjë moment në qetësi. Gjithë kohës do doni të jeni në veprim. Nëse keni një lidhje, zemra juaj do vlojë nga emocionet gjithë kohës. Do ndiheni për mrekulli në çdo moment dhe nuk do doni të shkëputeni asnjë sekondë. Ju beqarët do jeni më të gatshëm për të provuar edhe aventura kalimtare mjafton që të ndiheni mirë. Në punë mos u fiksoni pas detajeve të vogla, por fokusojuni tek thelbi. Keni për ta parë sa të fituar do dilni. Buxheti do jetë ende delikat. Pavarësisht nga përpjekjet e bëra nuk do arrini dot ta stabilizoni situatën. /dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.