Horoskopi i datës 18 korrik 2019

Dashi

Gjatë kësaj dite nuk do përjetoni dot emocionet që keni ëndërruar prej kohësh dhe në disa momente do ndiheni të mërzitur. Për ju që keni një lidhje ka rrezik që marrëdhënia me partnerin të ftohet goxha. Nuk do jeni të gatshëm për t’ia plotësuar çdo dëshirë atij që keni në krah dhe në shumë momente do e lini vetëm. Ju beqarët do bëni mirë të mos luani shumë me zjarrin sepse do digjeni keq. Në punë do mbizotërojë gjatë gjithë kohës rutina dhe nuk do ketë asgjë për t’u veçuar. Në disa momente do jeni shumë të stresuar për të ardhmen, por nuk do hidhni asnjë hap. Për të përmirësuar buxhetin nuk duhet të fiksoheni tek lojërat e fatit sepse në një moment mund të fitoni dhe në tjetrin do humbni shumë.

Demi

Mundohuni ta kontrolloni sa më shumë veten gjatë kësaj dite sepse përndryshe situata do ju dalë jashtë kontrollit. Juve që jeni në një lidhje mos i nxirrni partnerit inatet e vjetra sepse do vuani më shumë vetë. Merrini gjërat me qetësi dhe optimizëm dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Ju beqarët do bëni mirë të mos shpërqendroheni shumë, por ta kërkoni personin e ëndrrave në rrethin tuaj shoqëror ose profesional. Sipas Dritare.net, në planin profesional do jeni shumë të paduruar dhe mund të inatoseni për gjënë më të vogël. Kontrollohuni sepse shumë shpejt do futeni në telashe të mëdha. Financat do jenë të mira se më parë.

Binjakët

Tregoni më shumë besim dhe jeta do ju shpërblejë gjatë kësaj dite. Reflektimi do jetë gjithashtu pikë e vyer. Nëse jeni në një lidhje dhe kohet e fundit keni pasur zhgënjime nga partneri juaj, sot gjërat do fillojnë të normalizohen ndjeshëm dhe buzëqeshja do iu rikthehet. Ju beqarët do jeni më pak në ankth dhe ka mundësi që me qetësi të gjeni një person fiks për ta. Për një pjesë gjërat do ndryshojnë menjëherë. Në punë do merrni një tjetër orientim dhe gjërat do ju ecin më mirë nga sa kishit menduar. Për financat duhet të përkujdeseni më tepër se më parë sepse gjendja ka për të qenë me të vërtetë delikate.

Gaforrja

Gjërat nuk do ju vijnë gati sot, përkundrazi do ju duhet të bëni pak përpjekje që situata të normalizohet. Jupiteri dhe Merkuri do bëhen bashkë dhe do iu ofrojnë çaste të mrekullueshme juve që keni një lidhje. Mund të dilni edhe jashtë qytetit dhe do iu duket sikur keni rilindur. Ju beqarët më në fund do realizoni një takim vendimtar dhe jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. Në punë do jeni shumë të organizuar dhe nuk do jetë nevoja të sforcoheni për t’ia dalë mbanë. Gjërat do ju ecin më së miri. Në planin financiar nuk do ketë as probleme serioze, por as ndonjë përmirësim për t’u veçuar.

Luani

Ka mundësi që Hëna dhe Marsi t’iu vënë nën trysni gjatë kësaj dite. Shpesh do jeni në mëdyshje për hapat që duhet të hidhni. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë shumë e mirë. Do ndiheni shpesh si të përhumbur dhe aspak në humorin e duhur. Ju beqarët do jeni joshës pafund dhe do arrini ta bëni për vete secilin person që do pëlqeni. Në punë mundohuni të mos i vononi detyrat që iu janë dhënë sepse përveçse do merrni kritika, do mbeteni edhe shumë më mbrapa nga kolegët tuaj. Shumë gjëra do ndryshojnë për mirë për ju. Në planin financiar nuk do i keni idetë shumë të qarta dhe mund të bëni edhe gabime.

Virgjëresha

Mërkuri do ua bëjë gjërat shumë më të lehta sot. Ju do jeni edhe më të vetëpërmbajtur dhe nuk do reagoni pa u menduar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më tolerantë dhe marrëdhënia me partnerin do vijë duke u përmirësuar. Nëse vazhdoni me këtë mënyrë sjelljeje shumë shpejt do merrni edhe një vendim të rëndësishëm. Ju beqarët do keni vetëm dashuriçka kalimtare dhe pa ndonjë të ardhme. Në punë duhet të jeni pak më të duruar që të dilni më të fituar. Çdo gjë do varet prej jush. Në planin financiar do dini si t’i kryeni me kujdes e maturi shpenzimet kështu që gjendja do mbetet e mirë.

LEXO DHE :  Erdogan: Ja për sa kohë do t‘i ndërtojmë banesat e premtuara në Shqipëri!

Peshorja

Gjatë kësaj dite do jeni më gati për të ecur para dhe do ndryshoni disi edhe stilin e jetës. Ju të dashuruarit tregohuni shumë të përkujdesur ndaj partnerit tuaj dhe mundohuni t’ia plotësoni pjesën më të madhe të dëshirave. Nëse silleni mirë mbrëmja do jetë edhe më e këndshme. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni larg princin e kaltër sepse ai ka për të qenë fare pranë jush. Sipas Dritare.net, në punë do ju mungojë shpesh durimi dhe nuk do përfitoni nga mundësitë e mira që do iu jepen. Financat, falë ndikimit të Jupiterit, do jenë të jashtëzakonshme. Mund të përfitoni edhe për të bërë ndonjë investim më tepër.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do jeni më të hapur ndaj risive dhe do tentoni gjithçka. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë jo vetëm e bukur, por edhe e mbushur me shumë pasion. Në çdo moment do përjetoni emocione të forta. Nëse jeni beqarë do takoheni rastësisht në ambiente pune me disa persona dhe do ndiheni mirë pranë tyre. Nesër mund të ndodhin gjëra edhe më të bukura. Në punë do bëni bilance për gjithë arritjet e deritanishme dhe do e keni më të lehtë për t’i shprehur mendimet. Financat do përmirësohen falë një shpërblimi në punë dhe do ndiheni më të qetë.

Shigjetari

Mos flisni pa menduar dhe pa logjikuar gjatë kësaj dite sepse keni për të pasur pasoja të rënda. Për ju që keni një lidhje çdo gjë do ecë ashtu si e kishit planifikuar. Komunikimi do jetë i kënaqshëm dhe për këtë do ju kenë zili të gjithë. Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni të lirë të bëni atë që do ndieni dhe ka mundësi të mbeteni sërish vetëm. Në punë matini mirë fjalët që do thoni sepse përndryshe gjithçka do ju bëhet më e vështirë dhe rrugëdalja do jetë e largët. Me shpenzimet do jeni goxha impulsivë dhe ka mundësi të bëni gabime të pafalshme e me pasoja tek e ardhmja.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur se kurrë që t’i bëni gjërat si duhet. Do planifikoni gjithçka e më pas do veproni. Jeta sentimentale për ju që keni një lidhje do jetë me shumë gjallëri dhe alegri. Rutina nuk do ketë vend tek ju dhe do ndiheni përgjithësisht mjaft mirë. Beqaret do kërkojnë vetëm emocione te forta dhe do jene gati edhe për lidhje afatshkurtra. Për ju e rëndësishme është të mos ndiheni vetëm dhe te buzëqeshin gjithmonë. Në punë mos u mundoni të kopjoni kolegët, por bëni atë që dini. Po i treguat edhe me të duruar dhe më këmbëngulës keni për të dalë të fituar. Për të menaxhuar me kujdes financat duhet t’iu besoni këshillave të familjareve.

Ujori

Mundohuni të mos bëni asgjë me inat gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë më të fituar. Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën tuaj në çift, tashmë gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do fillojnë të stabilizohen. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do kërkoni falje me mënyrat e duhura. Ju beqarët do keni plot takime, por ende nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa. Jeta profesionale ka perspektiva të jetë shumë më e kënaqshme. Nuk do keni debate as me kolegët dhe as me shefat, përkundrazi do vazhdoni qetësisht rrugën e nisur. Në planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e të afërmve dhe miqve prandaj nuk do gjendeni në vështirësi.

Peshqit

Gjatë kësaj dite nuk do ju shkoni dot gjërave deri në fund dhe shpesh do ju duket sikur do mbyteni në një det pa ujë.  Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha delikate. Shpeshherë do keni debate edhe për gjëra elementare dhe pa ndonjë rëndësi të madhe. Ju beqarëve, edhe sikur vetmia t’iu rëndojë shume, mirë është të mos fillojnë një lidhje vetëm sa për sytë e botës. Çdo hap që do hidhni duhet ta ndieni. Në punë, nëse keni ndërmend të hidhni hapa, bëjini mirë planet në mënyrë që nesër të mos pendoheni për asgjë. Sektori i financave do konsolidohet ndjeshëm. /dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.