Horoskopi i datës 18 gusht 2019

Dashi

Merrini gjërat me optimizëm gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë që gjithçka do ju ecë mirë. Po menduat keq sigurisht që asgjë të mirë nuk do keni. Nëse jeni në një lidhje bëni diçka të veçantë dhe luftoheni sa të mundeni monotoninë. Sido që të jetë marrëdhënia juaj me partnerin, diçka ndryshe nga e zakonshme do ju shtojë entuziazmin. Ju beqarët do jeni më të paguximshëm dhe nuk do arrini dot t’ia shprehni ndjenjat dikujt. Në punë do lodheni goxha, por duhet gjithmonë të mendoni se kjo lodhje do sjellë përfitimet më të mëdha nesër. Vetëm kështu gjërat do ecin me lehtësisht. Për financat nuk do ketë asnjë ndryshim.

Demi

Lëreni veten të lirë sot dhe bëni gjithmonë atë që do ju thitë zemra juaj. Nëse keni një lidhje paraditja ka për të qenë paksa delikate, por pas mesditës gjithçka do sqarohet dhe juve do ju rikthehet buzëqeshja. Përfarojeni partnerin tuaj dhe bëjini edhe dhurata nëse e ndieni. Ju beqarët do i dilni për zot vetes dhe do jeni gati për të provuar edhe eksperienca kalimtare. E rëndësishme është që nuk do ju rëndojë vetmia dhe monotonia. Sipas Dritare.net, në punë vështirësitë nuk do mungojë, megjithatë mos e lëshoni veten. Mos mendoni se ka ndonjë që i shkojnë gjërat vaj. Paratë do jenë të mjaftueshme sa për të kryer shpenzimet e nevojshme.

Binjakët

Sot do doni t’i bëni gjërat sa më mirë dhe nuk do lejoni askënd dhe asgjë t’iu prishë planet. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë me shumë fat kjo e sotmja. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni dhe mund të pranoni të hidhni edhe hapa më tej. Ju beqarët do afroheni akoma më shumë me disa persona të njohur rishtazi. Marrëdhënia  juaj mund te thellohet edhe me tepër dhe zemra do shtojë rrahjet. Në punë do ndërmerrni iniciativa dhe do mund të fluturoni me krahët tuaja. Për asnjë moment nuk do dekurajoheni dhe shumë do ju kenë zili. Në planin financiar gjendja do vijë gjithnjë e duke u përmirësuar, por duhet të bëheni të duruar.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do prisni më kot gjërat që nuk do mund të vijnë. Nëse keni një lidhje diskutimet me partnerin ka rrezik të dalin jashtë kontrollit dhe mund të ndiheni keq. Edhe ai që keni në krah do jetë i ndjeshëm dhe mund të përlotet nga zënkat. Nëse jeni ende beqarë asgjë nuk ka për të ndryshuar edhe pse disa persona do mundohen t’iu krijojnë kushte për të realizuar takime. Në punë nuk do arrini dot të frymëzoheni sepse kolegët do ju mbajnë me muhabet dhe do ju shpërqendrojnë tërësisht. Nëse doni që financat të mbeten të mira nuk duhet të tundoheni për të shpenzuar pambarimisht.

Luani

Do i keni mendimet shumë të turbullta gjatë kësaj dite dhe do keni frikë të guxoni të hidhni hapa. Nëse keni një lidhje vërtet do ju mungojë pasioni dhe emocionet e forta, por kjo nuk do të thotë se marrëdhënia me partnerin do jetë problematike. Kujdes vetëm mos bëni kritika që mund ta lëndojnë thellë atë që keni në krah. Ju beqarët do ndiheni akoma më mirë pranë dikujt që keni pak kohë që e keni njohur dhe do filloni të mendoni për t’i çuar gjërat ma tej. Në punë do dini t’a menaxhoni  situatën në favorin tuaj dhe kjo gjë do ju kënaqë akoma më shumë. Edhe financat do jetë të mira.

Virgjëresha

Do jeni paksa rebelë gjatë kësaj dite dhe do kërkoni me çdo kush të arrini atë që do mendoni. Nëse keni një lidhje bëni kujdes mos lëndoni partnerin duke menduar vetëm për veten. Reflektoni sa më shumë dhe mendoni atë që është më ë mira për të dyja palët nëse nuk doni probleme as më vonë. Ju beqarët do acarohen shumë sepse dikush do ua rrëmbejë nga duart personin që kishit kohë që po e studionit. Në punë vërtet mund të nxitoheni dhe t’i bëni gjërat me inat, por ama keni për të arritur rezultate shumë më të larta nga sa keni menduar. Financat do jene ende delikate.

Peshorja

Sot do zgjidheni me humor më të mirë dhe do mundoheni t’i vini gjërat në vijë. Nëse keni një lidhje do jeni shumë më të gatshëm për të folur pa dorashka me partnerin, për të zgjidhur problemet dhe për të rikthyer ngjyrat si dikur. Edhe partneri nga ana tjetër do mendojë t’iu kënaqë sa më shumë. Sipas Dritare.net, për ju beqarët është koha e përshtatshme për të bërë deklarata dashurie kështu që mos humbisni asnjë rast. Në punë mbajini larg vetes kolegët xhelozë sepse ata do fusin hundët tek projektet që keni nisur dhe mund t’iu prishin gjithçka. Yjet parashikojnë një ditë pozitive. Në planin financiar nuk do jetë e nevojshme të kufizoheni shumë.

LEXO DHE :  Tërmeti bën namin edhe në Elbasan, Balla: Do të fillojmë të riparojmë banesat e dëmtuara

Akrepi

Marsi dhe Hëna do e bëjnë jetën tuaj më të mirë sot. Do flisni me takt dhe nuk do keni aspak probleme. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë të zakonshme dhe goxha më të qëndrueshme. Për fat të mire nuk do ketë mosmarrëveshje, por në përgjithësi do mbizotërojë qetësia. Nëse jeni beqarë dhe doni lidhje serioze duhet të prisni edhe pak kohë. Nëse nga ana tjetër preferojnë aventurat kalimtare do jeni me shumë fat për të realizuar ëndrrat. Në punë bëni kujdes nga disa kolegë dashakeqë që do mundohen t’ua prishin planet. Shmangni edhe disa propozime të dyshimta që mund t’iu bëhen. Me shpenzimet tregohuni objektivë dhe mendoni paksa edhe për të ardhmen.

Shigjetari

Marsi dhe Saturni do sjellin momente të ftohta dhe të nxehta. Shumë gjëra do ndërlikohen dhe do doni t’i jepni njëherë e mirë fund çdo gjëje. Nëse keni një lidhje duhet të tregoheni të duruar dhe të mos ja vini veshin ndonjë fjalë më tepër të partnerit. Nëse ai e tepron dhe bën gjëra të papranueshme më mirë përfundoni çdo gjë. Ju beqarët duhet të jeni të kujdesshëm sepse disa persona do ju gënjejnë për të përfituar nga ju dhe për t’iu rrëmbyer gjërat më të shtrenjta. Në punë do ushtroni aktivitetin në kushte shumë të vështira dhe nuk do arrini as në mesin e asaj që keni menduar. Financat nuk do jenë të mjaftueshme dhe nuk do arrijnë as për gjërat më të domosdoshme.

Bricjapi

Sot do jetë dita e zgjedhjeve të mëdha për juve që jeni në një lidhje. Bëni atë që do ndieni edhe pse jo të gjithëve do i pëlqejë. Nëse keni një lidhje do gjendeni edhe përballë momentesh delikate, por me durim dhe largpamësi do i kaloni. Për fat partnerin nuk do ngulë këmbë që të dalë e tija. Për ju beqarët nuk do shfaqet ende personi që do ua plotësojë të gjitha kushtet e kërkesat kështu që do mbeteni vetëm. Në punë përgatituni për një ditë plot angazhime dhe sfida. Disa divergjenca me kolegët do ju bëjnë edhe më të fortë. Financat do i mbani nën kujdes dhe nuk do keni vështirësi.

Ujori

Sot do ju gjeni përgjigje të gjitha pyetjeve që keni në mendje dhe do ndiheni më të qetë pas mesdite. Ju të dashuruarit nuk duhet ta shihni më lidhjen tuaj si burg, por duhet të shihni anët pozitive. Duke u treguar mosbesues dhe të largët vetëm sa do e përkeqësoni marrëdhënien tuaj. Ju beqarët do keni një ditë shumë monotone dhe pa asgjë të veçantë. Në punë do bëni edhe më shumë përpjekje gjatë kësaj dite dhe më në fund do arrini t’i vini gjërat në vijë. Edhe marrëdhënia me kolegët do përmirësohet. Në planin financiar mos bëni asnjë hap pa u këshilluar me të afërmit.

Peshqit

Dita e sotme ka për të qenë  më  e bukur dhe do krijoni marrëdhënie harmonike me të gjithë. Nëse keni një lidhje do jeni ju që do e drejtoni partnerin gjatë kësaj dite dhe do krijoni një klimë përherë të ngrohtë. Mbrëmja do jetë akoma më e bukur dhe më romantike. Ju beqarët do merrni ftesa, por duke qenë se nuk do ju pëlqejnë disa gjeste të atyre personave do stepeni të hidhni hapa. Sipas Dritare.net, në punë do keni më shumë vullnet për të ecur përpara dhe mund të rrini edhe jashtë orarit vetëm për t’ia dalë. Financat duhet t’i mbani sa më të kufizuara sepse përndryshe do vuani gjatë. /dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.