Një vendim ligjor nuk do të shkojë në favorin tuaj. Duhet të zgjidhni nëse doni të ngufateni në zhgënjim apo të ecni tutje. Një mundësi e re është në horizont, por do ta humbni nëse vazhdoni të mallkoni fatin tuaj. E keni shansin të futeni në një fushë krejtësisht të panjohur. Do të jeni të zënë shumicën e kohës, por ka gjasa se do të ndiheni të lehtësuar nga puna me njerëz të paqëndrueshëm. Rrezikoni. Keni shumë për të fituar e asgjë për të humbur.
Demi- 21.04-20.05
Një lajm i papritur do të nxjerr telashe. Është e vështirë të merreni me dikë që dëshiron më tepër se që meriton. Është më mirë të heshtni sesa të futeni në luftë. Një bamirës sekret do të vijë për t’ju shpëtuar. Është një nga rastet kur duhet të tregoheni të durueshëm. Njerëzit që nguten gjithmonë marrin vendime të nxituara. Mos u bëni artificial.
Binjakët- 21.05-20.06
Po bëheni nervoz për shkak të disponimit jo të mirë të një miku, të dashurit apo një kolegu pune. Ju gjithmonë e shihni anën e mirë të jetës. Nëse dëgjoni ankesa të vazhdueshme do të dëmtohet edhe optimizmi juaj. Për fat të mirë, një njeri i ri në mënyrë shumë spontane do t’ju ofrojë të ndërroni kah. Pranoni ofertën për të kaluar pushime me të. Ndryshimi i ambientit do t’ju bënte mirë.
Gaforrja- 21.06-20.07
Udhëheqja e shtëpisë nuk është e lehtë, sidomos kur jeni shumë të zënë. Keni telashe sa herë që jeni duke bërë përpjekje të gatuani ose pastroni. Ndoshta është koha e duhur të kërkoni ndihmë. Një i afërm i juaji do të ishte i lumtur nëse lejoni t’ju ndihmojë derisa ju jeni të zënë me dokumente. Shqyrtoni mundësinë për të marrë një asistent. Duhet të investoni nëse doni të vini rregull në shtëpi.
Luani- 21.07-20.08
Dëshira për t’u argëtuar duket krejtësisht e arsyeshme por situatat janë kundër jush. Ka mundësi që të jetë e nevojshme të merrni pjesë në ndonjë aktivitet të mërzitshëm për t’ia bërë qejfin një të afërmi ose kolegu. Nëse e anuloni pjesëmarrjen, do të reflektoni negativisht. Ju urreni të ndiheni të detyruar për të bërë diēka por duhet të kujtoni se të gjithë kemi përgjegjësi për njëri-tjetrin. Nëse bëni sakrificë do të hapni rrugë për karrierën tuaj. Mund të merrni ndonjë ofertë joshëse pune jashtë shtetit.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Dëshironi të kaloni më shumë kohë në shtëpi, por nuk po ua lejon puna. Është koha t’i tregoni shefit tuaj se nuk mund ta kaloni gjithë kohën në zyrë. Perspektiva e një konfrontimi të tillë nuk është inkurajuese por duhet të mbroni veten tuaj. Nëse nuk flisni, punëdhënësi juaj do të vazhdojë të ju privojë nga jeta private. Paratë që do të merrni nga një trashëgimi më në fund do t’ju japin lirinë e duhur.
Peshorja- 21.09-20.10
E keni të pamundur të qëndroni të fokusuar në punë. Perspektiva e një udhëtimi emocionues po ua merr vëmendjen. Mos mbani shumë shpresa te ky udhëtim. Ka mundësi që të dështojë për shkak të punëve ose detyrimeve personale. Mundohuni të mos dëshpëroheni nga zhgënjimi. Do të keni mundësi të bëni një udhëtim vitin e ardhshëm. Tani për tani vëmendja juaj duhet të orientohet diku tjetër. Gjetja e një klienti të ri do të duhet të shndërrohet në prioritet.
Akrepi- 21.10-20.11
Një ofertë pune nuk është aq mbresëlënëse sa tingëllon. Sigurohuni që të lidhni kontratë me shkrim para se ta pranoni. Shumë shpejt do ta kuptoni se punëdhënësi juaj do të kërkojë më shumë se që ka thënë në fillim. Shuma e kompensimit ka qenë e ekzagjeruar jashtë mase. Për fat të mirë një koleg i vjetër do t’ju nxjerr nga situata duke kërkuar ndihmë për një nga projektet e tij. Një punë honorar do të ishte e mirëseardhur derisa të rregulloni gjërat tjera.
Shigjetari- 21.11-20.12
Po ndiheni pa disponim por nuk jeni të sigurt për arsyen. Burimi i problemit është një lidhje e ngushtë. Përgjithësisht gjërat po shkojnë mirë por në thellësi e keni përshtypjen se po ju mungon diēka. Pa marrë parasysh se sa jepni për një mik ose të dashurin tuaj, prapë nuk duket e mjaftueshme. Jeni të lodhur duke udhëhequr. Ndoshta është koha të dilni jashtë vendit. Mos hezitoni të bëni një marrëveshje biznesi.
Bricjapi- 21.12-20.01
Keni nevojë për privatësi por nuk po e arrini. Kolegët tuaj vazhdojnë t’ju shqetësojnë sa herë që kanë pyetje. Zilja e telefonit po ashtu nuk ju lë rehat. Nuk ka asnjë mënyrë të shpëtoni nga këto ndërprerje. Duhet ta pranoni faktin se jeni person i kërkuar. Mund të arrini pak paqe kur të shkoni në shtëpi dhe kjo falë një miku ose të afërmi. Ky aleat nuk ka frikë të tregohet i vrazhdë kur është fjala për ndërhyrje. Mos ju përgjigjni telefonatave të tij kur vendosni të pushoni.
Ujori- 21.01-20.02
Jeni duke përjetuar presion të madh nga kolegët, lidhur me jetën tuaj private. Fundja, zgjedhja e partnerit nuk është punë e askujt tjetër përveē e juaja. Dikush që po ju duket i përshtatshëm nuk është tërheqës. Nuk mund të justifikoni ndjenjën tuaj por mund të besoni në të. Merruni me një admirues që ju bën të ndiheni gjallë. Nëse tashmë jeni në një lidhje do të përjetoni një përleshje të vogël.
Peshqit- 21.02-20.03
Një mundësi e re karriere do t’ju detyrojë të shpërnguleni. Duhet të merrni vendim nëse kjo punë është mjaft e mirë sa për të lëvizur jashtë vendit. Është mirë të filloni krijimin e biznesit tuaj. Në këtë mënyrë mund të punoni jashtë shtëpisë pa përjetuar agoninë e distancës. Përveē kësaj, do të mund të mbani gjallë edhe lidhjen me të dashurin. Nëse situata juaj jetësore aktualisht është e vështirë, ka mundësi të merrni vendime të mëdha. Peshoni me kujdes mundësitë.