Horoskopi i datës 17 qershor 2019

Dashi

Ka rrezik që stresi t’iu pushtojë herë pas here sot dhe nuk do ju lënë të qetë për t’i parë gjërat si duhet. Për fat Urani do ju bëjë disi më kreativë e më guximtarë. Nëse jeni në një lidhje harmonia do mbizotërojë mes jush dhe atij që dashuroni. Do i shprehni edhe më furishëm ndjenjat dhe do ndiheni shumë më të qetë. Nëse jeni vetëm parashikohet një ditë të paqëndrueshme. Do pëlqeni disa persona, por do ju mungojë guximi për t’i shprehur ndjenjat. Në punë vërtet do acaroheni me disa gjëra që do ju ecin ters, por deri në fund të ditës do zgjidhni gjithçka dhe do arrini objektivat. Edhe sektori i financave do jetë me i kënaqshëm.

Demi

Sot do analizoni çdo gjë deri në detaje dhe nuk do bëni aspak gabime. Dritare.net parashikon një ditë të bukur për të dashuruarit. Nuk do jeni më të papërgjegjshëm e te pamatur, por do dini si të kërkoni falje për gabimet dhe si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Ju beqarët nuk duhet të mundoheni të kontrolloni ndjenjat, por duhet ta lini veten sa më të lirë. Në punë do përmbyllni me sukses disa çështje të nisura prej kohësh dhe do jeni më të qetë. Të gjithë do i kenë sytë nga ju dhe do ju shohin me adhurim. Diplomacia që do tregoni në planin financiar do bëjë që edhe ato të jenë të mira.

Binjakët

Dielli do ndriçojë çdo gjë gjatë kësaj dite dhe do kaloni vetëm momente të këndshme. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione të njëpasnjëshme me partnerin dhe do ndiheni gati edhe për të hedhur hapat e mëdha. Jeta juaj do marrë një kthesë totale. Edhe ju beqarët do keni të njëjtin fat. Mund të afroheni me një mik fëmijërie të cilin kishit vite që nuk e takonit. Në punë do jeni kurajozë dhe nuk do trembeni nga ngarkesa që mund t’iu jepet. Në çfarëdo profesioni që të jeni do keni fat. Situata financiare do ketë zhvillime pozitive dhe mund të shpenzoni pak më tepër pa pasur frikë.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do keni goxha vështirësi në çdo fushë dhe nuk do arrini lehtësisht qëllimet. Duhet të mundoheni me çdo lloj mënyre që të ruani qetësinë në jetën tuaj në çift sepse mund t’iu duhet të përballeni edhe me disa të afërm për ta mbrojtur atë që doni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe që mund t’iu lëndojnë vetëm e vetëm që ta ndryshoni statusin. Në punë vetëm po u treguat të përgjegjshëm dhe po nuk u nxituat mund t’ia dilni mbanë. Financat do jenë interesante dhe optimiste. Për fat të mire do mund t’i shlyeni edhe borxhet

Luani

Mirëkuptimi dhe toleranca do jenë ato që do ju udhëheqin gjatë kësaj dite në shoqëri dhe dashuri. Nëse keni një lidhje do jeni edhe më elokuentë dhe do gjeni mënyra nga më interesantet për t’ia shprehur dashurinë partnerit. Momentet romantike do jenë edhe më të shumta. Ju beqarët mos e merrni dashurinë si lojë. Përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të filluar lidhje serioze. Në punë do jeni optimistë dhe të bindur se mund të kaloni edhe pengesat që mund t’ua shkaktojnë kolegët. Financat do dini s t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës kështu që nuk do ju dalin të papritura.

Virgjëresha

Disa probleme profesionale apo familjare do ju mërzitin shumë gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje ka rrezik të filloni të largoheni nga njëri-tjetri. Do debatoni për gjithçka sa herë të jeni pranë dhe do preferoni të mos takoheni shpesh. Mesa duket gjërat mes jush po marrin tatëpjetën. Ju beqarët nuk do jeni aspak të hapur dhe të gatshëm për të njohur persona të rinj kështu që nuk keni si ta ndryshoni statusin. Në punë do merrni përgjigje negative për kërkesat e bëra dhe mund ta humbisni plotësisht besimin se një ditë gjërat do rregullohen. Si do jenë paratë? As kjo fushe nuk do bëjë përjashtim nga të tjerat sot, kështu që përgatituni për vështirësi.

Peshorja

Dita e sotme nuk do jetë shumë e keqe, por në përgjithësi gjërat nuk do ecin si duhet. Ju të dashuruarit do kapeni edhe për gjëra të vogla me partnerin dhe nuk do hapni rrugë për asnjë moment. Shpirti romantik do mungojë plotësisht dhe në shumë momente do ndiheni bosh. Gabime do keni si ju ashtu edhe ai që keni në krah. Sipas Dritare.net, ju beqarëve do ju mungojë besimi tek vetja dhe nuk do guxoni as të joshni. Në punë, nevoja për perfeksion do ju bëjë të keni frikë të hidhni hapa. Po pritët vetëm ndihmën e të tjerëve nuk do shkoni askund. Financat do jenë të kënaqshme, por ju do ju mungojë sensi i organizimit.

LEXO DHE :  Boris Johnson shkon të votojë me qenin me vete!

Akrepi

Në përgjithësi dita e sotme nuk do jetë e keqe, por nuk do përjetoni ndonjë emocione të veçantë. Herë pas here do vendosni t’ia lini gjithçka kohës. Rutina do mbizotërojë ne jetën tuaj në çift dhe në disa momente edhe mund të mërziteni. Flisni me partnerin dhe mundohuni të bëni ndonjë ndryshim. Nëse jeni beqarë do favorizoheni më shumë dhe mund të keni ndryshime drastike të statusit. Në punë do gjeni kolegë të përshtatshëm me të cilët do jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe do mbështesni njëri-tjetrin. Për financat nuk do keni për çfarë të qaheni pasi gjendja ka për të qene e shkëlqyer në çdo moment.

Shigjetari

Sot do ngrini shumë pikëpyetje dhe nuk do jeni të sigurt për hapat që do hidhni. Urani do sjellë vështirësi, mërzitje dhe stres për ju që jeni në një lidhje. Do ndiheni të pafuqishëm për ta ndryshuar për mirë situatën. Kërkoni ndihmë nga miqtë sepse ata do iu japin një ide si mund të dilni nga kjo situatë. Ju beqarët duhet të mendoheni më gjatë dhe të gjeni strategjitë e duhura për t’ia dalë mbanë. Në punë sado që të bëni përpjekje nuk do ecni dot përpara me rimtin që duhet. Do keni vonesa, pengesa dhe ne disa rase nuk do dini si të veproni. Buxheti ka për të qenë më i qëndrueshëm se dje, por ende jo në gjendjen e duhur.

Bricjapi

Sot më shumë se kurrë do mendoni për udhëtimet kështu që nëse nuk jeni nisur bëni gati valixhet. Nëse keni një lidhje në përgjithësi rutina do jetë mbizotëruese prandaj duhet patjetër të mendoni të bëni diçka ndryshe. Dëgjojini edhe këshillat e miqve të besueshëm. Ju beqarët do takoheni me persona të rrezikshëm dhe ka mund të futeni në telashe nëse hidhni hapa. Më mirë prisni edhe pak kohë. Në punë nuk d keni shumë mendjen tek gjërat që keni për të bërë. Disa kritika do ju shpërqendrojnë tërësisht dhe do doni të reflektoni. Në planin financiar më mirë bëni llogari e më pas vendosni sa para do shpenzoni.

Ujori

Mjaft socialë, sot nuk do e keni të vështirë të krijoni miqësi të reja. Do ndiheni plot hare e gëzim. Nëse jeni në një lidhje do jeni me demonstrues dhe do arrini ta bëni partnerin të dashurohet edhe më shumë me ju. Mbrëmja do jetë plot kënaqësi edhe më të mëdha. Për beqarët pritet të ndodhë diçka shumë e madhe dhe e bukur. Sytë do shkëlqejnë dhe zemra do rrahë akoma më fort. Në punë do jeni fleksibël dhe të gatshëm të provoni edhe fusha të reja. Energjia nuk do ju mungojë për asnjë moment. Në planin financiar fati do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës kështu që nuk do përballeni me probleme.

Peshqit

Sot nuk do jeni pozitivë dhe shpesh humori i keq do mbizotërojë. Nëse jeni në një lidhje do doni të dominoni gjithë kohës ju dhe kjo do shkaktojë probleme të forta me partnerin. Tregohuni më të logjikshëm dhe vërini fre vetes pa u përkeqësuar situata. Ju beqarët shpesh do jeni me nerva dhe nuk do keni aspak qejf të joshni apo të josheni nga të tjerët. Në punë asgjë nuk do ju trembë dhe do ndërmerrni edhe sfida të reja. Dielli dhe Saturni të bërë bashkë do ju mbështesin fort. Në planin financiar do vazhdoni me zakonin tuaj të keq duke shpenzuar pa bërë asnjë lloj llogarie më parë. /dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.