Horoskopi i datës 16 korrik 2019

Dashi

Herë pas here do ndiheni të pakënaqur nga jeta, megjithatë të afërmit do ju qëndrojnë pranë dhe do ju mbështesin fort. Nëse jeni në një lidhje dhe doni të keni një të ardhme të ndritur me partnerin tuaj duhet ta pranoni atë ashtu si është. Çdokush ka të meta, e rëndësishme është që askush të mos shkelë mbi tjetrin dhe secili të respektojë të drejtat e atij që ka në krah. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk do e gjeni princin e kaltër. Në punë komunikimi do jetë i vështirë me disa kolegë. Mund të ketë edhe ndryshime të papritura në minutën e fundit. Në planin financiar gjërat do normalizohen dhe do shpenzoni me më shumë qetësi.

Demi

Do jeni tejet kreativë sot dhe gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si dashuronit. Do e shihni më me optimizëm të ardhmen. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e favorshme dhe optimiste. Do jeni më të çliruar dhe do ja shprehni më fort ndjenjat partnerit tuaj. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe shumë pak ditë për të takuar dashurinë e madhe. Shumë gjëra kanë për të qenë ndryshe për ju. Në punë do e dini mirë si të veproni në çdo moment dhe nuk do gaboni aspak. Do ndiheni edhe më të sigurt në vetvete. Sipas Dritare.net, buxhetin do e menaxhoni me shumë kujdes dhe nuk do ketë arsye për t’u shqetësuar.

Binjakët

Asgjë nuk do ju bindë gjatë kësaj dite për të ndryshuar mënyrën e të vepruarit. Nëse keni një lidhje bëni kujdes nga ndikimi negativ i Neptunit sepse ai mund të nxitë debate dhe mosmarrëveshje të shumta mes jush dhe atij që keni në krah. Mundohuni të jeni disi më tolerantë. Ju beqarët nuk duhet ta humbisni për asnjë moment optimizmin tuaj sepse gjëra të bukura do ju ndodhin atëherë kur nuk do e prisni. Në punë duhet të vini në veprim gjithë aftësitë që keni për të arritur qëllimet që ju doni. Rruga do jetë e vështirë, por jo e pamundur. Financat do dini si t’i mbani gjithë kohës nën kontroll.

Gaforrja

Para se të dilni në përfundime, mendohuni mirë gjatë kësaj dite. Jeta juaj në çift do jetë shumë më e animuar. Do qeshni, do ndjeni gëzim në shpirt dhe zemra do ju rrahë shumë më fort nga më parë. Ju beqarët nuk do e keni pikësynim ndryshimin e statusit, por ka mundësi që falë ndikimit të Uranit të bini kokë e këmbë në dashuri me një person. Në punë do jeni edhe më të disponueshëm se më parë dhe do merrni plot falënderime. Mund t’iu kërkohet të punoni edhe më gjatë në orar. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e keqe sepse do dini mira si ta menaxhoni situatën.

Luani

Bëni shumë kujdes me impulsivitetin gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e tensionuar. Do ndikoheni shumë nga fjalët e të tjerëve dhe do debatoni edhe për gjëra të pavërteta. Ju beqarit do jeni shumë të ndjeshëm dhe ka mundësi të bini në dashuri me të parin që do ju dalë para. Në punë do jeni spontanë, por në disa momente do turbulloheni e nuk do dini nga të ikni. Kërkoni ndihmë sa më parë. Me financat tregohuni sa më të kujdesshëm e të matur sepse pak më vonë do keni nevojë jetike për me shumë para.

Virgjëresha

Mundohuni të jeni sa më të kujdesshëm gjatë kësaj dite dhe mos i besoni personave që dikur ju kanë shara pas krahëve. Ju të dashuruarit do keni herë pas here konflikte e debate me partnerin tuaj, por për fatin e mirë dita do mbyllet pozitivisht. Ju beqarët do jeni të parezistueshëm dhe do merrni propozime të njëpasnjëshme. Nëse do doni vetë do e ndryshoni shpejt statusin. Në punë mos u nevrikosni nëse nuk ja dilni me tentimin e parë. Të gjithë kanë vështirësi në fillim, por lum ata që bëjnë durim dhe këmbëngulin. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur dhe do jeni shumë më të qetë kur të kryeni shpenzime.

LEXO DHE :  Vettingu/ Konfirmohet në detyrë zv.drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA

Peshorja

Gjatë kësaj dite do keni imagjinatë shumë të zhvilluar dhe do dini si t’i bëni gjërat siç duhet. Ju të dashuruarit do jeni shumë sensuale dhe do e bëni partnerin t’iu dojë më shumë pasion dhe emocion. Dita e sotme do jetë e mbushur me emocione pozitive. Nëse jeni beqarë nuk do lodheni shumë për ta gjetur princin tuaj të kaltër dhe do kaloni momente fantastike. Në punë ambienti nuk do jetë shumë i ngrohtë, megjithatë ju do jeni të pandalshëm. Do doni me çdo kush t’i arrini qëllimet. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë duhet të tregoheni të matur për të ruajtur gjithë kohës ekuilibrin.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do jeni disi antikonformistë dhe do keni goxha fantazi. Falë Venusit, planetit të dashurisë dhe Marsit, planetit të dëshirave, jeta juaj në çift do jetë e jashtëzakonshme. Emocionet që do përjetoni do jeni të jashtëzakonshme. Edhe ju beqarët do keni një ditë euforike dhe të mbushur me emocione të veçanta. Në punë do vlerësoheni mjaft për mënyrën sesi do veproni dhe guximin që do keni. Asnjë kundërshtar nuk do ju përballojë dot. Për sa iu përket financave, edhe pse gjendja ka për të qenë disi më e mirë, nuk duhet të mbyllni sytë kur të shpenzoni.

Shigjetari

Mos u mundoni për asnjë moment të kontrolloni emocionet tuaja gjatë kësaj dite sepse do dilni të humbur. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha pozitive. Do ja kaloni mjaft mirë pranë të dashurit të zemrës dhe nuk do keni asnjë zënkë me të. Ju beqarët do keni frikë të hidhni hapa edhe pse thellë brenda vetes e dëshironi pafund këtë gjë. Në planin profesional do ndiheni goxha të turbullt dhe ndonjëherë mezi do merrni vendim për të vepruar. Buxheti do kërkojë përkujdesje të veçantë pasi në të kundërt do keni tronditje të forta. Kërkoni edhe mbështetje nga të afërmit.

Bricjapi

Herë pas here do ju duket sikur askush nuk ju besoj dhe do ndiheni keq. Asnjë planet nuk do ndikoje tek jeta juaj sentimentale dhe çdo gjë do varet nga mënyra sesi ju do silleni me partnerin. Ju beqarët ka mundësi të keni dashuri me shikim të parë dhe e gjithë jeta do ju ndryshojë brenda disa minutave. Në punë gjithashtu do jeni të izoluar dhe nuk do bëni shumë hapa para. Nuk do i pranoni as detyrat e reja dhe nuk do jeni të përgjegjshëm si dikur. Ndryshoni sepse keni për të humbur gjithçka. Në planin financiar bëni kujdes pasi po bëtë gabime nuk do e merrni lehtësisht veten edhe pse mund t’iu ndihmojnë miqtë.

Ujori

Yjet do i keni në krah gjatë gjithë kësaj dite dhe ata do ua ndriçojnë mendimet. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me momente romantike. Do ndiheni aq mirë pranë partnerit saqë nuk do doni të ndaheni për asnjë çast prej tij. Nëse jeni beqarë sot do kuptoni se keni filluar të ndieni diçka të veçantë për një mik të vjetër dhe do marrin guximin t’ia shprehin atij. Në punë duhet të tregoheni mbrojtës sepse të shumtë do jene ata që do ju sfidojnë. Mos e lëshoni veten kollaj. Buxheti nuk do ketë asnjë lloj problemi, kështu që mund të jeni të qetë kur të shpenzoni.

Peshqit

Gjatë kësaj dite të gjithë do iu japin të drejtë për hapat që do hidhni dhe do ju mbështesin fort. Për ju të dashuruarit Dielli do kujdeset veçanërisht për jetën tuaj dhe do e bëjë atë më të ngrohtë e më të bukur. Në çdo moment do ndiheni mirë dhe të bekuar që keni dikë si partneri në krah. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë më tepër sesa aq. Në punë do jeni më të motivuar dhe më të bindur për hapat që duhet të hidhni. Gjithçka për ju do jetë shumë më mirë se dje. Për menaxhimin e mirë të financave do ju duhet më shumë durim, përqendrim dhe këmbëngulje. /dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.