Horoskopi i datës 15 korrik 2019

Dashi

Sot do jeni të paqëndrueshëm dhe gati për të ndërmarrë çdo lloj sfide. Nuk do qëndroni asnjëherë në një vend. Ju të dashuruarit do jeni shumë impulsivë dhe pa dashje mund ta lëndoni atë që keni në krah. Kini të paktën kurajën të kërkoni falje. Ju beqarët duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet të pranoni çdo ftesë. Disa mund të jene intrigante dhe me dy fytyra. Në punë ka mundësi të  ndryshoni disiplinë dhe do e hidhni çdo hap të mirë llogaritur. Shpenzimet kryejini pasi të keni bërë mire llogaritë. Në këtë mënyrë do shmangni çdo të papritur të pakëndshme.

Demi

Nëse nuk merrni drejtimin e jetës tuaj në dorë gjërat kanë për të marrë shpejt tatëpjetën. Yjet do kenë ndikim shumë negativ tek jeta juaj në çift dhe po nuk u treguat të matur në çdo moment mund të fillojnë debatet. Sido që të vijnë punët, e mira është të toleroni herë pas here. Ju beqaret do jeni shumë të përqendruar tek puna dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Në punë do keni më shumë besim tek vetja dhe do dini çfarë hapash të hidhni për të arritur rezultatin më të mirë. Sipas Dritare.net, në planin financiar do jetë Saturni ai që do sjellë fat dhe do e stabilizojë situatën.

Binjakët

Sot do keni nevojë jetike të bëni ndryshime dhe të përjetoni emocione të reja. Ka mundësi që të ndërmerrni edhe ndonjë sfidë.  Për ata që janë në një lidhje dita do fillojë qetësisht, por pas mesdite situata do nxehet e pasioni do shtohet dhe emocionet do bëhen të forta. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Ju beqarët më mirë t’i merrni gjërat shtruar dhe të mos kërkoni me ngulm një person për ta pasur pranë. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do i zgjidhni edhe disa çështje të vështira të ditëve më parë. Edhe miqtë do i ndihmoni pa u menduar dy herë. Buxheti ka për të qenë aq i mirë sa do mund të shijon kënaqësi të reja.

Gaforrja

Sot duhet të hiqni dorë patjetër nga disa zakone të mëparshme dhe ta shihni botën me një sy tjetër. Nëse jeni në një lidhje humori i paqëndrueshëm nuk do ju ndihmojë për të pasur një marrëdhënie të mirë. Bëni më shumë përpjekje për të vendosur harmoninë dhe ekuilibrin. Ju beqarët as vetë nuk do e dini çfarë do bëni dhe nuk do hidhni asnjë hap. Në punë do përparoni më shumë nëse jeni fokusuar në fushën teknike ose shkencore. Do bëni disa testime dhe gjithçka do ecë me sukses. Nëse nuk doni të keni probleme serioze financiare duhet të hiqni dorë nga shpenzimet e palogjikuara.

Luani

Sot do influencoheni serish pozitivisht nga yjet dhe do bëni atë çfarë do ndieni. Nëse jeni në një lidhje do keni ide brilante si ta bëni çdo moment sa më të bukur. Edhe partneri do ju ftoje në restorante, koncerte apo mjedise që ju i adhuroni. Nëse jeni beqarë, një mik do ju bëjë një ftese. Duke e pranuar atë nuk do e përballoni dot tundimin për të hedhur edhe ndonjë hap më tej. Në punë ka mundësi t’iu kërkoni shefave një specializim më shumë në mënyrë qe të jeni edhe më të aftë. Mbështetja e tyre do jetë e pakushtëzuar. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.

Virgjëresha

Dielli do ju bëjë më të vendosur sot dhe plot vullnet për të çuar deri ne fund projektet që keni nisur. Ju të dashuruarit mund të keni disa grindje të vogla me partnerin për shkak të largësisë që ai ka filluar t’iu mbajë. Mundohuni ta sqaroni gjithçka me qetësi dhe do gjeni zgjidhjet e duhura. Ju beqarët do jeni të turpshëm dhe sërish do e keni të vështirë t’i shprehni pëlqimet. Disa miq do ju ndihmojnë. Në punë do arrini rezultate edhe më të mira nga sa keni menduar. Objektivat do i përmbushni dhe do merrni vlerësime. Shpenzimet mundohuni t’i kryeni pak nga pak nëse nuk doni që t’iu fillojnë problemet.

LEXO DHE :  U akuzua nga PD për dekriminalizimin, kryetari i Vorës nxjerr letrat: Nuk jam i dënuar!

Peshorja

Sot nuk do ju punojë truri shumë mirë dhe do bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse keni tashme një lidhje do bëni çdo gjë që partneri juaj urren dhe kjo do ndeze debate. Autoritetin, intolerancën dhe meskinërinë ai nuk mund t’i tolerojë. Nëse jeni ende beqarë ka rrezik të afroheni me persona që nuk ju përshtaten aspak dhe nesër do ua bëjnë jetën më të turbullt. Në pune do punoni si makineri. Vërtet do ecni përpara, por nuk do kujdeseni për detajet dhe nuk do përjetoni asnjë emocion. Sipas Dritare.net, buxhetin serish nuk do arrini dot ta mbani nën kontroll. do bëni gabime të pafalshme me to.

Akrepi

Hëna dhe Venusi me ndikim të njëhershëm do ju bëjë shumë mirë sot. Do e shihni jetën me pozitivizëm dhe do i lini pas problemet e mëparshme. Juve qe jeni në një lidhje do ju rikthehet buzëqeshja dhe gëzimi. Do kaloni më shumë kohë me partnerin dhe në mbrëmje do ketë edhe çaste romantike. Beqarët do kenë më shumë shpresë dhe vërtet do gjejnë një person që do ua ndryshojë jetën përfundimisht. Në punë do i merrni gjërat qetësisht dhe duke iu përkushtuar jetës sentimentale mund t’i lini disi pas dire disa projekte të nisura. Paratë do fillojnë të kenë përmirësimet e para.

Shigjetari

Sot nuk do jeni pozitivë dhe shpesh humori i keq do mbizotërojë. Nëse jeni në një lidhje do doni të dominoni gjithë kohës ju dhe kjo do shkaktojë probleme të forta me partnerin. Tregohuni më të logjikshëm dhe vërini fre vetes pa u përkeqësuar situata. Ju beqarët shpesh do jeni me nerva dhe nuk do keni aspak qejf të joshni apo të josheni nga të tjerët. Në punë asgjë nuk do ju trembë dhe do ndërmerrni edhe sfida të reja. Dielli dhe Saturni të bërë bashkë do ju mbështesin fort. Në planin financiar do vazhdoni me zakonin tuaj të keq duke shpenzuar pa bërë asnjë lloj llogarie më parë.

Bricjapi

Sot do doni të eksperimentoni dhe të provoni gjëra të reja.. Shpesh do jeni si një vullkan gati për të shpërthyer. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse mund të keni pak kohë, sot do kaloni momente shumë të bukura. Do ndani me partnerin edhe disa sekrete që do ju bashkojnë akoma më shumë. Ju beqarët nuk duhet të keni zili të tjerët, por duhet të bëni përpjekje për ta afruar pas vetes personin që pëlqeni. Çdo metode lejohet, mjafton të arrihet qëllimi. Në punë do arrini më shumë nëse bashkëpunoni me kolegët tuaj. Financat do jenë normale. Mundohuni të jeni të logjikshëm me shpenzimet dhe situata do mbetet e mirë.

Ujori

Për shkak të ndikimit të keq të hënës sot ka rrezik të influencoheni shumë nga të tjerët. Mësoni ndonjëherë të thoni edhe jo. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që sot të fillojnë debatet e forta për disa çështje shumë delikate. Tregohuni ë diplomatë dhe matini fjalët nëse nuk doni probleme serioze. Për ju beqaret do fillojë një dashuri e madhe dhe tejet emocionuese. Në punë do keni ide brilante, do jeni shumë korrektë dhe askush nuk do mundet dot t’iu pengojë në projektet që keni filluar. Në çdo profesion që të jeni do ndiheni shumë të nevojshëm për të tjerët. financat kohët e fundit nuk kanë qenë shumë të mira kështu që sot duhet të merrni masa më strikte.

Peshqit

Hëna do e bëjë edhe më dinamik shpirtin tuaj kreativ sot. Do keni kontakte të mira, reale dhe virtuale. Ju të dashuruarit do kaloni momente fantastike dhe emocionet kanë për të qenë të shumta. Momentet romantike nuk do mungojnë për asnjë moment. Edhe nëse jeni beqarë keni për të kaluar një dite fantastike. Zemra do ndihet mirë dhe do rrahë më fort se kurrë. Në punë do jeni mjaft kreativë dhe do arrini majat në fushën ku veproni. Në planin financiar, sido që të jetë situata, nuk keni për të pasur probleme apo vështirësi sepse do dini si të menaxhoni gjithçka. /dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.