Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi i datës 15 janar 2020

Horoskopi i datës 15 janar 2020

Dashi

Gjatë kësaj dite do jeni shumë kreativë dhe planetët do iu ndihmojnë t’i çoni deri në fund ato që do mendoni. Ju të dashuruarit do jeni me humor shumë të mirë dhe do mund t'i zgjidhni më në fund edhe disa probleme të vogla që keni pasur me partnerin. Ju beqarët duhet ta kontrolloni veten sepse po hodhët hapa të gabuara, në vend që ta përmirësoni, do e përkeqësoni të ardhmen tuaj. Në punë mos u tregoni të ashpër me veten dhe merrini gjërat sa më shtruar që të mundeni. Vetëm ashtu do dilni të fituar. Sektori i financave do jetë akoma më i mirë se më parë dhe do arrini të shpenzoni më me qetësi.

Demi

Në tërësi dita e sotme do jetë goxha e mirë dhe ju do mund të gjeni zgjidhje edhe për disa gjëra që ju kanë shqetësuar. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni pafund me partnerin tuaj dhe atmosfera do vijë duke u ngrohur dalëngadalë. Do i zgjidhni edhe disa probleme të vjetra dhe do filloni ta rindërtoni më së miri të ardhmen. Ju beqarët nuk duhet të hezitoni të hidhni hapa sepse sot mundësitë do jenë të shkëlqyera. Sipas Dritare.net, në punë do jeni më të vendosur se kurrë më parë dhe nuk do ndaleni derisa t’ia arrini qëllimit. Për të mos pasur probleme financiare duhet të hiqni dore patjetër nga shpenzimet e çmendura.

Binjakët

Plutoni do mundohet shumë t’ua bëjë jetën më të bukur sot, por nuk do ia arrijë dot qëllimit. Nju të dashuruarit do trishtoheni tej mase sepse partneri nuk do jetë në humorin e duhur për t'iu përkëdhelur e për t'ua shprehur ndjenjat gjithë kohës. Ka mundësi që mes jush të mbizotërojë konflikti. Ju beqarët nuk duhet të hezitoni t'i shprehin ndjenjat sepse vetëm ashtu gjërat do ndryshojnë për mirë. Në punë nuk do merrni mbështetje nga kolegët dhe gjërat do iu duken akoma më të vështira. Më mirë bëni një pushim dhe refkltoni me qetësi. Financat do vazhdojnë të mbeten të mira edhe sot.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do jeni nervozë, impulsivë dhe do bëni gabime të njëpasnjëshme. Vështirësitë do i hasni çdo moment. Nëse keni një lidhje, planetët do ndikojnë negativisht tek jeta juaj sentimentale dhe mund të nxisin debate dhe probleme të njëpasnjëshme. Nuk do ndiheni të qete për asnjë çast. Ju beqaret nuk do ndiheni plotësisht gati për të hedhur hapa dhe për të filluar një lidhje. Edhe nga mundësitë që do iu jepen ju nuk do përfitoni sa duhet. Në punë nuk do i shprehni si duhet ato që do keni në mendje dhe do dilni të humbur. Do iu vijë inat kur një koleg t’ua kalojë. Sektori i financave nuk do jetë i jashtëzakonshëm, por në tërësi do jetë i qëndrueshëm.

Luani

Dinamizmi do mbizotërojë gjithë kohës sot në jetën tuaj në çift dhe do dini si të veproni në çdo moment. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do marre një kthesë shumë pozitive. Do keni një komunikim të shkëlqyer dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje të vogla. Ju beqarëve do ju ndërlikohet jeta edhe më tepër nëse bëni gabime dhe hidhni hapa të gabuara. Në punë do lodheni goxha nga ngarkesa që do keni megjithatë nuk do ndaleni. Fundi do jetë ai që prisnit dhe kjo do iu gëzojë pafundësisht. Sektori i financave nuk do ketë probleme serioze, por gjithsesi gjendja nuk është ashtu si do kishit dëshiruar.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do besoni shumë tek fati dhe do prisni të ndodhin gjëra të bukura çdo moment. Ju të dashuruarit do jeni energjikë dhe në forme të shkëlqyer. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë fantastike dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët do preferoni të prisni edhe pak para se të hidhni hapa. Sot për ta ka për të qenë një ditë shumë e zakonshme. Në puna është koha e duhur për t’u shprehur sa më lirshëm dhe për të marrë vendime. Jetë profesionale mund të ndryshojë prej zgjedhjeve që do bëni. Në planin financiar duhet të bëni pak më shumë përpjekje që situata të fillojë të normalizohet.

Peshorja

Gjatë kësaj dite nuk do doni t’i bëni gjërat si iu thonë të tjerët dhe do jeni paksa striktë. Ju të dashuruarit nuk do e lejoni partnerin të shkëputet asnjë çast nga ju dhe kjo në disa momente mund të sjellë edhe debate të forta me të. Respektojeni lirinë e tij sa e keni pranë sepse nëse ju braktis do pendoheni. Ju beqarët do realizoni një takim të nxehtë dhe do ndiheni për mrekulli. Jeta sentimentale pritet të ketë goxha ndryshime. Do bëni më tepër përpjekje nga më parë dhe gjithçka do ju duket akoma më e lehtë. Sipas Dritare.net, në planin financiar gjendja do përkeqësohet mjaft nëse nuk merrni masa strikte menjëherë.

Akrepi

Urani do iu bëjë më të pavarur gjatë kësaj dite dhe do jeni më të zotët për të hedhur hapa. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e favorizuar. Mund të flisni për çdo gjë me partnerin e madje mund të kërkoni edhe plotësime dëshirash sepse gjithçka mund të ndodhë sot. Ju beqarët do merreni me çështjet familjare ose profesionale dhe nuk do keni as kohë të mendoni për dashurinë. Në punë nuk do jeni më nervozë e impulsivë. D veproni me shumë maturi dhe gjithçka do ju shkojë si e keni programuar. Me shpenzimet mundohuni të tregoheni të matur sepse përndryshe keni për të pasur probleme afatgjata.

Shigjetari

Kjo ditë është shumë e mirë për të vënë disa pika mbi “i”. Po i shtytë gjërat në shumë do keni probleme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë disi delikate. Shpesh do keni debate të forta dhe nuk do merreni vesh për asgjë me njëri-tjetrin. Mundohuni të jeni me pozitivë dhe largpamës. Ju beqarët do jeni disi më të privilegjuar në dashuri dhe shumë gjëra për ju do ndryshojnë. Në punë do ua mbushni mendjen bashkëpunëtorëve dhe do arrini ta përmbyllni me sukses një çështje të rëndësishme.  Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm që të mundeni dhe keni për të pasur më shumë përfitime.

Bricjapi

Më në fund do i qartësoni shumë ide sot dhe do ndiheni më të qetë se më parë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme. Do ndiheni vërtet shumë mirë dhe nuk do ndieni asnjë lloj dhimbjeje në shpirt. Nëse jeni beqarë nuk duhet të paragjykoni sepse po e bëtë atë gjë keni për të mbetur përherë ashtu si jeni. Në punë duhet t’i besoni më tepër intuitës sepse ajo ka për t’iu çuar në rrugën e duhur. Ka mundësi që sot të kaloni edhe disa pengesa që iu kishin dalë. Gjendja e të ardhurave nuk do jetë katastrofike, por aspak në formën më të mirë të mundshme.

Ujori

Jupiteri dhe Urani do iu ndihmojnë shumë gjatë kësaj dite dhe ju keni për të arritur atje ku keni ëndërruar përherë. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë shumë e qëndrueshme. Do jeni goxha të logjikshëm të dyja palët dhe nuk do debatoni për gjëra pa vlerë. Ju beqarët do keni kërkesa të shumta dhe nuk do arrini të krijoni dot një lidhje ashtu si e keni ëndërruar gjithmonë. Në punë do merrni mbështetje edhe nga persona që nuk e keni pritur. Shtigje të reja do iu hapen dhe nuk do i kujtoni më vështirësitë e së shkuarës. Në planin financiar, me pak përkujdes dhe largpamësi, do arrini ta mbani situatën nën kontroll.

Peshqit

Humori juaj do përmirësohet orë pas ore sot dhe nuk do jeni më të tensionuar si më parë. Ju të dashuruarit do jeni më të përgjegjshëm dhe do bëni të pamundurën që ta mbani lidhjen sa më të qëndrueshme. Nuk do mungojnë herë pas here as surprizat nga të dyja palët. Ju beqarët do jeni joshës dhe intrigues. Shumë persona do ju afrohen, por ata do presin reagimet tuaja dhe nuk do japin menjëherë përgjigje. Në punë, pavarësisht marrëdhënies së ndërlikuar me miqtë, ju keni për të arritur atje ku keni dëshiruar. Asgjë dhe askush nuk do iu ndalë dot. Gjendja financiare do lerë shumë për të dëshiruar. /dritare.net