Horoskopi i datës 14 shkurt 2019

Dashi

Dielli do bëhet bashkë me Marsin gjatë kësaj dite dhe do shtojë gjallërinë në jetën tuaj. Do keni edhe më shumë vullnet për t’i bërë gjërat si duhet dhe për të arritur objektivat. Për ju që jeni në një lidhje orët e para do jenë të mira, por shumë shpejt situata do ndryshojë tërësisht për shkak të disa personave të jashtëm që do ndërhyjnë. Mos ju besoni atyre më tepër sesa atij që keni në krah. Ju beqarët bëni mirë t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Në punë asgjë nuk do ju ndalojë dot të bëni atë që dëshironi dhe në mënyrën më korrekte. Do jeni edhe më energjikë dhe të vëmendshëm ndaj çdo detaji. Gjendja e parave do jetë goxha e mirë, çka do iu japë mundësinë të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Demi

Dita e sotme nuk do jetë e keqe, por herë pas here mund të gjendeni edhe në situata delikate. Tregohuni të ndërgjegjshëm dhe mos u nxitoni për të hedhur hapa. Për ju të dashuruarit dita e sotme do fillojë mirë. Gjithçka do të ecë si duhet nëse tregoheni të kujdesshëm me xhelozinë dhe i përkushtoheni më tepër partnerit. Ju beqarët do jeni joshës dhe do e bëni për vete dikë që pëlqeni. Në punë ambienti mund të jetë paksa i trazuar dhe vazhdimësia do varet nga sjellja juaj. Nëse inatoseni dhe braktisni çdo gjë keni për të dalë të humbur. Sipas Dritare.net, financat do jenë më katastrofike se kurrë më parë. Nuk do mundni dot as të kryeni shpenzimet më të nevojshme dhe do vuani tej mase.

Binjakët

Nëse doni që çdo gjë t’iu ecë sa më mirë gjatë kësaj dite mundohuni të jeni të matur në çdo moment dhe të mos nxitoheni për asgjë. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni asnjë problem sado të vogël. Do ja plotësoni gjithë kohës nevojat njëri-tjetrit dhe do ndiheni të qetë për këtë gjë. Ju beqarët nuk duhet të dilni menjëherë në përfundime pa i njohur mirë disa persona. Mos bëni gabime për të cilat të pendoheni shpejt. Në punë ka mundësi të jeni të paduruar dhe të ecni pa i marrë parasysh pasojat. Kujdes sepse do vijë dita që do pendoheni tej mase. Me financat nuk duhet kurrsesi të luani. Ruajeni gjendjen të paktën në gjendjen që është.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do jeni nostalgjikë për të shkuarën dhe do kërkoni të qëndroni në qetësi e të kujtoni çfarë keni kaluar. Perspektivat për ju të dashuruarit do jenë shumë të mira. Do i shprehni ndjenjat pa dorashka dhe do dashuroheni si dy adoleshentë. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat shtruar. Pranoni njëherë ftesat për takime, dilni disa herë e më pas vendosni çfarë do bëni më tej. Në punë do keni një vizion shumë më të qartë për hapat që duhet të hidhni dhe do dini si të veproni. Pas shumë përpjekjesh më në fund do merrni atë që dëshironit. Në planin financiar nuk do keni shumë vështirësi, por as nuk do mund të pasuroheni si e keni ëndërruar.

Luani

Herë pas here do ndiheni të pasigurt për hapat që do hidhni gjatë kësaj dite dhe mund të vuani pak. Nëse keni një lidhje shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni kohën kur të jeni pranë partnerit. Flisni me të për çdo gjë që ju shqetëson, por edhe për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Ju beqarët nuk do keni aspak fat dhe do mbeteni përsëri vetëm. Në punë nuk do keni asnjë rezultat nëse nuk tregoheni të duruar dhe nuk përqendroheni sa duhet. Kreativiteti nuk do ju mungojë, por duhet të dini si ta shfrytëzoni sa duhet. Në planin financiar nuk duhet të bëni çmenduri sepse po filluan problemet, vështirë se mund të mbarojnë kollaj.

Virgjëresha

Edhe pse në sida momente do ndiheni paksa konfuzë gjatë kësaj dite sërish do arrini të reflektoni dhe të merrni vendimet më të mira. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë e veçantë. E gjithë jeta do jetë ndryshe dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Nëse jeni beqare do ndihmoheni nga disa miq dhe do takoni princin tuaj të kaltër. Në punë mundet edhe të gaboni, por kjo nuk është aspak arsye për ta lëshuar veten. Nga gabimet mëson dhe e përmirëson veten. Buxheti do ketë tronditje të njëpasnjëshme dhe në disa momente nuk do dini nga t’ia mbani. Familjarët gjithsesi nuk do ju lënë në baltë sido që t’i keni punët me ta.

Peshorja

Në shumë momente do ju duket sikur askush nuk do ju kuptojë sot dhe mbylleni në vetvete. Nuk do e keni aspak të lehtë t’i shprehni ato që do përjetoni. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të vështira. Do ndiheni keq në krahët e partnerit dhe do vuani tej mase. Ju beqarët do jeni gati të bëni çdo lloj gjëje vetëm për të qenë në krahët e atij që doni. Asgjë nuk do iu trembë. Në punë do jeni të vetëdijshëm për ato që duhet të bëni, por kritikat e vazhdueshme të kolegëve do iu ngrenë pikëpyetje. Mundohuni t’i mbani informacionet ëpr fete dhe të mos flisni hapur për to. Sipas Dritare.net, gjendja e të ardhurave do jetë disi më e qëndrueshme se zakonisht dhe do mund të kryeni ndonjë shpenzimi që keni dashur.

LEXO DHE :  Ide kreative si të përdorni arkat e drurit!

Akrepi

Gjatë kësaj dite do e keni të vështirë së pari të kuptoni atë që doni të bëni dhe do hidhni hapa shumë të gabuara. Kokëfortësia do jetë gjithashtu e dëmshme. Ju të dashuruarit ka rrezik të bëni çmenduri në jetën tuaj dhe disa prej tyre nuk do i pëlqejnë personit që keni në krah. Kujdes sepse gjërat mund t’iu dalin ters. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë që në mëngjes. Në punë do ndiheni nervozë dhe nuk do arrini dot t’i përmbyllni detyrat që iu janë dhënë. Dëgjojini kolegët dhe reflektoni pak më gjatë për të kuptuar gabimet dhe situatën ku ndodheni. Financat nuk do jenë të këqija. Gjithsesi mirë do jetë të bëni një riorganizim të tyre dhe t’i menaxhoni me maturi.

Shigjetari

Do jeni të pavetëdijshëm për hapat që do hidhni gjatë kësaj dite dhe do gaboni gjithë kohës. Ngjarjet do ua turbullojnë tej mase mendimet. Ju të dashuruarit do zbuloni disa anë të karakterit të partnerit të cilat nuk do ju pëlqejnë aspak. Për çdo paqartësi apo merak duhet të flisni hapur me të dhe jo të bëni thashetheme me miqtë. Ju beqarët nuk do mund ta gjeni as sot princin tuaj të kaltër, kështu që do mbeteni me të njëjtin status. Në punë do bëni mirë të mos nxitoheni dhe të kontrolloni çdo gjë para se t’ia dorëzoni detyrat shefave. Në këtë mënyrë do kapni edhe ndonjë gabim të vogël. Financat ka rrezik të dobësohen për shkak të pamaturisë që po tregoni prej disa ditësh.

Bricjapi

Ka shumë mundësi që paqëndrueshmëria e të ardhurave të sjellë probleme edhe në fushat e tjera. Herë pas here do jeni me nerva dhe nuk do reflektoni para se të veproni. Nëse jeni në një lidhje, mos lejoni që ndjenjat që keni për partnerin t’iu verbojnë dhe të mos shihni gjërat që do iu ndodhin. Ai ka rrezik të shohë dikë tjetër. Ju beqarët më mirë të qëndroni edhe sot vetëm sepse mundësitë më të mira pritet të vijnë pas pak ditësh. Në punë duhet t’i luani mirë letrat sepse mundësitë nuk do jenë gjithmonë të mira. Projektet që keni nisur mos i braktisni për asnjë lloj arsyeje. Në planin financiar duhet t’ua vini veshin këshillave të miqve sa pa qenë vonë.

Ujori

Marsi dhe Dielli do iu japin më shumë energji dhe vullnet gjatë kësaj dite. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalë për të bërë atë që dëshironi. Për ju të dashuruarit do ketë momente të veçanta në vijimësi. Do zbuloni disa tipare të reja të partnerit dhe do e dashuroni akoma më shumë atë. Ju beqarët do jeni të përkëdhelurit e planetëve dhe do arrini ta gjeni princin tuaj të kaltër. Në punë duhet të veproni sa më shpejt që të mundeni në mënyrë që të arrini majat. Sot të gjitha rrethanat do i keni në favorin tuaj kështu që mos u mërzitni. Financat do varen nga mënyra sesi ju do veproni. Po hodhët hapa të pamenduara do keni vështirësi më vonë.

Peshqit

Më në fund falë mbështetjes së madhe të Jupiterit dhe Neptunit jeta juaj do fillojë të ndryshojë dhe buzëqeshja do ju rikthehet. Ju të dashuruarit, pas një periudhe goxha delikate, do ndiheni disi më të qete. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t;i ndreqni me çdo lloj mënyre. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni realistë sepse po ëndërruat shumë mund të përballeni me zhgënjime. Në punë do keni mbështetje nga të gjithë dhe çdo plan të bërë do e realizoni me më shumë lehtësi. Po vazhduat gjatë kështu do jeni të pakonkurrueshëm. Financat do kërkojnë vëmendje dhe durim që të mbeten në gjendjen e duhur. /dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.