Ditë e kënaqshme ka për të qenë kjo e sotmja. Do jeni të parrezistueshem dhe plot energji pozitive. Ju të dashuruarit përfitoni sa më shumë nga ambienti i qetë që po mbizotëron dhe filloni të bëni plane afatgjata me partnerin tuaj. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta mendoni lidhjen si një zinxhir në gryke që do iu pengojë të bëni gjërat që keni dashur sepse në këtë mënyrë keni për të mbetur gjithmonë vetëm. Në punë mund të ndiheni ndonjëherë edhe nervozë dhe të pasigurt, por do e kaloni çdo gjë pa asnjë problem. Me financat do ju ndihmojë gjithë kohës Plutoni dhe nuk do keni vështirësi.
Demi
Sot nuk do jeni aspak të sigurt dhe të qartë për hapat që do hidhni kështu që në disa momente do jeni në mëdyshje për hapat që do hidhni. Për ata që janë në një lidhje do jetë një ditë dite shumë e ndërlikuar kjo e sotmja. Për çdo gjë do debatoni ashpër me atë që keni në krah dhe për asnjë moment nuk do hapni rrugë. Ju beqarët më në fund do mund ta gjeni princin tuaj të kaltër dhe e gjithë bota do ju ndryshoje brenda disa sekondash. Në punë do e keni të pamundur t'i ndiqni rregullat dhe gjërat do ju ecin keq e më keq. Sipas Dritare.net, të ardhurat nuk kanë për të qenë shumë të mira, megjithatë me një menaxhim më të mirë mundet edhe t'ia dilni.
Binjakët
Mirë është që sot të kujdeseni pak më shumë për veten dhe jo të fiksoheni vetëm për të mbrojtur ata që ju rrethojnë.. Falë influencës së shumë planetëve, atmosfera në jetën tuaj në çift do jetë e ngrohtë dhe gëzimi do jetë mbizotërues. Asnjë çast nuk do ndiheni të mërzitur. Ju beqarët do tërhiqeni mjaft nga personat shumë më të mëdhenj. Bëni kujdes sepse vërtet mund të jenë më të pjekur, por nuk do mund t’iu bëjnë dot të lumtur. Në punë nuk do keni probleme apo pengesa nëse arrini ta menaxhoni padurimin. Më mirë bëjeni çdo gjë me ngadalë dhe duke i peshuar më tepër gjërat. Në sektorin financiar do keni shumë fat për ta përmirësuar situatën.
Gaforrja
Do jeni spiritualë dhe do mendoni gjatë sot. Nuk do ju pëlqejë të hidhni hapa pa qenë të bindur për diçka. Ju që keni një lidhje do kërkoni ta thelloni edhe më tepër marrëdhënien dhe do doni që situata e ndërlikuar që ka mbizotëruar kohët e fundit, të rregullohet. Në fakt të gjitha këto do iu realizohen. Për ju beqarët dashuria do buzëqeshë. Personi që do takoni do iu sjelle qetësinë dhe ngrohtësinë aq shumë të munguar. Në punë disa kolegë do ju kritikojnë dhe do ju thonë se nuk do arrini dot asgjë nga ato që iu janë kërkuar. Me financat do tregoheni strategë. Do bëni çmos që të ruani një ekuilibër dhe do ia dilni mbanë me sukses.
Luani
Sot do jeni plot me ide interesante dhe nuk do bëni aspak gabime. Do merrni frymë lirisht dhe buzëqeshja do jetë mbizotëruese. Falë Venusit, perëndeshës së dashurisë, jeta juaj në çift do kaloje një ditë euforike. Marrëdhënia juaj do të pushtohet nga ngrohtësia, bashkëpunimi dhe sensualiteti. Ju beqarët duhet t’i shprehin ndjenjat në mënyrë që personi që pëlqeni ta kuptojë si është situata. Në punë, me pak më shumë diplomaci do kaloni çdo sfidë dhe do hidhni hapa akoma më përpara. Performancat kanë për të qenë të shkëlqyera. Paraja, nuk do iu shqetësojë aspak. Neptuni do iu ndihmoje mjaft në këtë sektor dhe duhet të përfitoni sa më shumë.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite mund të ndërmerrni edhe disa rreziqe pa pasur frikë. Do jetë si një periudhë tranzicioni kur do merren edhe vendime. Nëse jeni në një lidhje sot do futeni në një etape shumë më të favorshme dhe më të begatë. Marrëdhënia me partnerin do bëhet edhe më pasionante. Nëse jeni beqarë ka mundësi të afroheni edhe më shumë me një person më të ri se vetja për të cilin në fillim nuk keni pasur përshtypje të mira. Në punë do keni fat me shumicë dhe çdo gjë ka për të qenë shumë më e lehtë nga më parë. Për financat do keni ide gjeniale sesi t'i përmirësoni. Situata ka për të qenë e jashtëzakonshme.
Peshorja
Hëna do sjellë vezullim në jetën tuaj sot. Më në fund do keni mirëqenie, begati dhe harmoni pafund. Për ata që janë në një lidhje do jetë një ditë pozitive. Herë pas here do iu pushtojë edhe pasioni i zjarrtë. Ju beqarët do keni takimin më të veçantë të jetës tuaj. Me personat e rinj shumë shpejt do fillojnë edhe lidhje serioze, romantike dhe afatgjata. Sipas Dritare.net, në punë duhet të jeni realistë dhe të programoni çdo gjë para se te veproni. Në këtë mënyrë do shmangni edhe të papriturat. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur që të mundeni sepse vetëm kështu do shmangni problemet.
Akrepi
Sot duhet patjetër të ndryshoni disa zakone të përditshme që gjërat t'iu ecin sa më mirë. Me pozitivizëm dhe buzëqeshje çdo gjë mund të kalohet. Ju që jeni në një lidhje dhe do keni disa mosmarrëveshje të vogla në orët e para të mëngjesit, por pas mesditës situata do fillojë të normalizohet. Ju beqarët do keni një takim të jashtëzakonshëm i cili do ua ndryshoje drejtimin dhe do ju bëjë të ndiheni shumë më mirë. Në punë do ju duhet herë pas here të përballeni me histerinë e shefave, por po duruat keni për të dalë të fituar. Financat do dini si t'i organizoni dhe do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë.
Shigjetari
Do jeni shumë intuitivë gjatë kësaj dite dhe do e kaloni më lehtë çdo pengesë që do ju dalë. Nëse keni një lidhje do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë që ju kishin ndarë nga partneri dhe do jeni shumë më optimistë për të ardhmen. Ju beqarët nuk do keni asnjë lloj kompleksi dhe do joshni ashtu si do e mendoni më të arsyeshme. Çdo gjë do ju ecë edhe më mirë nga sa e kishit menduar. Në punë do jeni më dinamikë dhe keni për të pasur sukses të garantuar në çdo fushë që të lëvroni. Për buxhetin mos u shqetësoni aspak sepse ai do jetë goxha i mirë.
Bricjapi
Hëna dhe Dielli do e bëjnë ditën e sotme akoma më të bukur. Do keni energji pafund dhe çdo moment do jetë më fantastik. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm momente të lumtura dhe të begata. Shfrytëzojeni çdo sekonde sepse gjërat nuk kanë për të qene gjithmonë kështu. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjë prej personave nuk do i përmbushë kërkesat tuaja aq sa për të guxuar e për të filluar një lidhje. Në punë do keni sukses të garantuar dhe do gjeni zgjidhje edhe për ndonjë problem të vogël që keni pasur dikur. Në planin financiar jo vetëm që nuk do jetë nevoja të merrni borxhe, por mund të bëni edhe disa investime të kënaqshme dhe afatgjata.
Ujori
Gjatë kësaj dite do jeni më të duruar e më të logjikshëm prandaj çdo gjë do ju ecë më së miri. Nëse keni një lidhje do i sqaroni të gjitha problemet që ju kishin dalë me partnerin dhe do ndiheni disi më të qetë. Herë tjetër për çdo pakënaqësi duhet të flisni në moment me të pasi koha i ndërlikon gjërat. Ju beqarët edhe pse do mundoheni pamase, nuk do arrini dot ta gjeni personin që do iu përshtatet në perfeksion. Në punë do i bëni ballë frikës dhe do guxoni të hidhni hapa që as vete nuk i kishit menduar ndonjëherë. Në planin financiar është momenti të ndërmerrni hapa dhe të merrni vendime.
Peshqit
Ditë shumë e thjeshtë do jetë kjo e sotmja. Do ju duket sikur të gjithë ju duan dhe do ndiheni shumë të qetë. Nëse keni një lidhje çdo gjë do ju ecë si keni dashur. Pa u munduar aspak, do arrini ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Ju beqarët do kaloni goxha peripeci, por në fund do arrini ta bëni për vete një person që do ua mbushë zemrën me gëzim. Në punë duhet të tregoheni më të gatshëm për të pranuar një post të ri sepse ai do ju bëjë edhe më të famshëm e më të njohur. Nëse nuk doni probleme serioze financiare, mundohuni të ulni shpenzimet dhe të ecni gjithmonë me plane në këtë sektor. /dritare.net