Horoskopi i datës 12 janar 2019

Dashi

Gjatë kësaj dite nuk do keni probleme serioze megjithatë jo gjithçka ka për të qenë e lehtë. Fale Venusit, jeta juaj në çift nuk do jetë aspak e trishtuar. Në pjesën më të madhe të kohës ju do bëni çdo gjë sipas dëshirës tuaj dhe emocionet do shumëfishohen. Ju që jeni ende vetëm do keni dashuri me shikim të pare në momentin që më pak e prisni. Për ju çdo gjë tashme do jetë ndryshe. Në punë do jeni objektivë dhe do i keni shumë të qarta qëllimet që doni të arrini. Pengesat do jenë të njëpasnjëshme, por jo të pakalueshme. Financat do konsolidohen tej mase, kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Demi

Gjatë kësaj dite do jeni gjenialë dhe të paarritshëm. Çdo gjë që keni dashur do mund ta arrini pa shumë mundim. Për ju të dashuruarit nuk do ecin gjërat si i kishit menduar. Nuk do arrini dot t’i shprehni sa duhet ndjenjat kundrejt partnerit dhe ai mund të keqkuptohet për këtë gjë. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni disi më të duruar dhe keni për ta gjetur personin për të cilin keni ëndërruar gjithmonë. Sipas Dritare.net, në punë mund t’iu duket të qëndroni edhe vonë disa momente vetëm për të arritur në kohë ato që keni menduar. Në planin financiar do ju duhet të ndërmerrni edhe rreziqe për ta stabilizuar situatën.

Binjakët

Saturni do i japë shkëlqim jetës tuaj sot. Nga ana tjetër do jeni të disiplinuar dhe nuk do veproni pa logjikë. Ju që keni një lidhje do kaloni momente të këndshme me partnerin tuaj dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Çdo çast ka për të qenë ashtu si e keni ëndërruar. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe pak kohe para se të ndryshojnë statusin sepse mundësitë e sotme nuk do jenë më të mirat e mundshme. Në punë do jeni profesionistë dhe të kontrolluar prandaj nuk do ju ndodhin të papritura. Financat mos i lini në dorë të personave të tretë sepse do pendoheni tej mase.

Gaforrja

Planetët do ju bëjnë me humor të mirë sot dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për ta zbukuruar ditën. Nëse keni një lidhje shtyjini për pak me vone angazhimet profesionale sepse partneri do ketë me te vërtetë shumë nevojë për mbështetjen dhe ngrohtësinë tuaj. Nëse jeni beqarë nuk duhet të bini pre e disa intrigave dhe kurtheve sepse do lëndoheni pamasë. Mirë është që edhe për pak kohë të qëndroni ashtu si jeni. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe më të zotët për të çuar përpara projektet e nisura. Me shpenzimet nuk do i keni punët aspak mirë dhe mund të ndodheni në situata të vështira.

Luani

Asgjë dhe askush nuk do mund t’iu influencojë gjatë kësaj dite. Do keni mendjen tuaj dhe do ecni sipas planeve që keni bërë në kokë. Ju të dashuruarit do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do pranoni në asnjë mënyrë t’i hapni rrugë atij që keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do lërë shumë për të dëshiruar. Ju beqareve do ju duket sikur vetë jeni perfektë dhe gjithë të tjerët kanë të meta. Duke menduar kështu keni për të mbetur ende me të njëjtin status. Në punë do jeni shumë pak persona dhe kjo do iu japë më shumë fushë të lirë për të vepruar. Që financat të vazhdojnë të jenë të mira, duhet t shpenzoni vetëm për gjërat më të domosdoshme.

Virgjëresha

Mendja juaj do jetë e mbushur me ide negative sot dhe në disa momente do doni të ndryshoni çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, jo vetëm që asgjë nuk do ecë mirë, por mund të mendoni edhe për ndonjë ndarje të mundshme. Ju beqarët do pranoni te keni njohje e të dilni nëpër takime, por nuk do arrini dot të fiksohen pas dikujt e të filloni një lidhje. Në punë mund të jeni produktivë vetëm duke përdorur kompjuterin ose makineritë e tjera sepse vetëm nuk do arrini dot asgjë. Financat nuk do jenë të këqija, por duhet të mundoheni të kurseni nga pak në mënyrë që të siguroni edhe të ardhmen.

Peshorja

Merrini gjërat sa më shtruar sot dhe mos kërkoni me ngulm vëmendje nga të tjerët. Ju të dashuruarit do i keni planetët kundër gjatë kësaj dite kështu që duhet të bëni të pamundurën që ta ruani vetë qetësinë dhe qëndrueshmërinë. Ju beqarët do përjetoni ndjesi shumë të forta atëherë kur nuk do e prisni. Dikush i njohur prej vitesh mund t’iu bëjë propozimin më të bukur që mund të kishit menduar. Sipas Dritare.net, në punë do dini të bindni dhe pikëpamjet që keni do respektohen nga të gjithë. Mundet të pranoni edhe përgjegjësi të reja pa pasur asnjë frikë. Perspektivat financiare nuk do jenë shumë të mira, kështu që mos guxoni as të bëni investime.

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 21 nëntor 2019

Akrepi

Ditë e ndriçuar më mirë do jetë kjo e sotmja. Do kuptoni disa paqartësi dhe do mbaroni disa punë të nisura më herët. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më mirë se dje dhe do sqaroheni për disa keqkuptime. Shqetësimet dhe stresi do jene thuajse inekzistente. Ju beqarët do joshni pa e kufizuar veten dhe askush nuk do ju rezistojë dot. Ka shumë mundësi që gjithçka për ju do ndryshojë më shumë sesa mund ta kishit menduar. Në punë do i shprehni hapur mendimet dhe cilësitë më të vyera do vihen në pah. Në planin financiar, recetat e përdorura prej kohësh për një gjendje më të mirë do funksionojnë edhe sot.

Shigjetari

Ditë e mbushur me momente të ngrohta do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje Plutoni do ju bëjë të dashuroheni plot pasion. Ndjenjat do jenë të thella nga të dyja palët dhe këtë do e shprehni edhe me vepra. Ju beqarët do keni më shumë kohë të lirë sot dhe do keni mundësi të realizoni akoma më shumë njohje. Lëreni zemrën të flasë. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm për vlerat që keni dhe do dini si të veproni në çdo lloj situate. Gjithsesi mirë është që të mos tregoni plotësisht të sigurt në vetvete pasi do kritikoheni nga kolegët. Buxheti ka rrezik të ketë goxha tronditje. Nuk do dini të shpenzoni me llogari dhe nuk do bëni ekonomi.

Bricjapi

Kureshtarë për jetën dhe për të tjerët, sot do keni etje për të mësuar sa më shumë gjëra dhe për të qenë të hapur ndaj perceptimeve të reja. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni nevojë për një shkop magjik sot që ta bëni marrëdhënien me partnerin sa më emocionuese. Çdo gjë sot do jetë siç e keni ëndërruar. Ju beqarët duhet ta lini pas krahëve të shkuarën dhe duhet të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet për njohje pasi ato do iu sjellin kënaqësi të mëdha. Në punë zbulimi i mjeteve të reja për të arritur objektivat do jetë shumë i kënaqshëm. Pavarësisht vështirësive do ja dilni mbanë në çdo sektor që të jeni. Ne planin financiar do keni surpriza te këndshme. Të ardhurat do të shtohen ndjeshëm dhe ju do jeni të qetë.

Ujori

Sot do rilindë dielli për ju dhe do ndiheni shumë më të qetë. Pas disa momenteve jo shumë të këndshme që keni kaluar kohet e fundit në jetën në çift, sot do filloni ta përforconi lidhjen. Mbajini gjithë kohës këmbët në tokë dhe mos ëndërroni me shume sesa duhet. As ju beqarët nuk duhet të filloni aventura pa baza të mira sepse do lëndoheni. Shikojeni me kujdes çdo mundësi që do iu jepet. Në punë ka rrezik të mos përshtateni dot lehtësisht me mjedisin e ri ku do ndodheni, por nuk duhet të mërziteni. Të gjitha kalojnë vështirësi fillimisht. Beni sa më shumë ekonomi të mundni që situata financiare të jetë e stabilizuar. Ju i keni të gjitha aftësitë dhe mundësitë për ta bërë këtë.

Peshqit

Sot do jetë ecja përpara ajo që do ju motivojë gjatë gjithë kohës. Nuk do preferoni të qëndroni në një vend apo të bëni të njëjtat gjëra përherë. Venusi do ketë ndikim shumë të mire në jetën tuaj në çift. Çdo moment do jetë shume i përshtatshëm për të shprehur ndjenjat dhe për të dashuruar me pasion. Ju beqarët qe jeni në kërkim të shpirtit binjak do e takoni atë në mënyrë rastësore dhe të papritur. Në punë fillimisht do keni dyshime nëse mund ta realizoni një projekt të ri, por me guxim dhe këmbëngulje do ja dilni. Për financat do jetë ditë e mbushur me surpriza. /dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.