Mungesa e kontaktit romantik me partnerin mund t’ju bëjë të ndiheni se punët midis jush nuk janë duke shkuar si duhet. Mund të pyetni veten nëse keni thënë apo keni bërë diçka që e ka ofenduar partnerin tuaj në ndonjë mënyrë. Por ka mundësi që partneri juaj është duke u kujdesur për disa obligime familjare dhe nuk ka shumë kohë për t’ju përkushtuar. Por mos u brengosni, sepse kjo situatë do të kalojë shumë shpejt.
Demi- 21.04-20.05
Çrregullimet me ushqimin dhe pijet mund t’ju detyrojnë të anuloni një takim pune. Nuk do të ndiheni në humor të mirë. Kjo situatë mund të jetë irrituese, por edhe mund t’ju turpërojë nëse lejoni që gjërat të dalin nga kontrolli. Sidoqoftë, me kalimin e kohës do të përmirësoheni. Është mirë që mbrëmjen ta kaloni të vetmuar dhe të shkoni në shtrat më herët se zakonisht. Në mëngjes do të ndiheni shumë më mirë.
Binjakët- 21.05-20.06
Tensionet midis një çifti të martuar që i keni miq të mirë do t’ju vënë në një situatë jo shumë komode. Të dy do të mundohen t’ju bindin se kanë të drejtë me mendimet e tyre dhe ju nuk do të dini se kujt t’ia mbani anën. Më e mira që mund të bëni është që të përpiqeni që t’jua shpjegoni situatën në mënyrë të balancuar. Sa i përket fushës profesionale, përpiquni që të jepni më të mirën nga vetja.
Gaforrja- 21.06-20.07
Mungesa e një anëtari të familjes ose e partnerit do t’ju shkaktojë shumë zbrazëti emocionale. Zakonisht jeni tip shumë i përcaktuar dhe i përmbajtur por këtë herë nuk do të mund të frenoni ndjenjat tuaja. Në mungesë të shoqërisë, do të kaloni kohën e lirë duke shikuar programe televizive. Mund të jetë më produktive nëse blini ndonjë libër të ri. Së paku do të bëni diçka të vlefshme derisa mundoheni ta harroni partnerin tuaj.
Luani- 21.07-20.08
Do të keni disa trazime shëndetësore për shkak të ushqimit dhe pijeve. Disa miq tuaj do të tërhiqen shumë nga vlerat e juaja. Kjo gjë është mjaft e mirë por sot do të duhet të përballeni edhe me pasojat. Është mirë të rregulloni një orar të ushqimit dhe t’i kushtoni më tepër kujdes vetes suaj. Me kalimin e kohës do të bëni më mirë.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Aktualisht po bëni hapa të sigurt drejt një pune të suksesshme. Kjo gjë mund t’ju sjellë ndryshime rrënjësore në karrierën tuaj. Puna juaj e madhe do t’ju shpërblehet më në fund. Gjithë çka duhet të bëni është të keni më shumë durim. Jeta juaj shoqërore do të kërkojë më shumë vëmendje. Mos u kompleksoni, sepse jeni në rrugë të duhur.
Peshorja- 21.09-20.10
Tani për tani do të përballeni me shumë konflikte brenda familjes, por edhe sa u përket përgjegjësive tuaja në punë. Si rezultat i kësaj, do të ndiheni të stresuar dhe të tensionuar. Do të pyesni disa herë veten derisa të vendosni se çka duhet të bëni. Mos bëni shumë panik, sepse vetëm sa mund ta përkeqësoni situatën. Vazhdoni para dhe lini pas gjërat që po ju shkaktojnë telashe.
Akrepi- 21.10-20.11
Një i afërm juaji do t’ju fusë në telashe. Mos u brengosni shumë për problemet e tij sot, sepse do të keni mungesë komunikimi me të. Është më mirë t’u shmangeni mesazheve telefonike të tij, sepse mund t’ju shpërqendrojnë nga puna. Është mirë të fokusoheni në gjëra më të rëndësishme. I afërmi juaj duhet të mësohet të dalë vetë nga situatat e vështira. Ju nuk mund t’i qëndroni pranë gjithë kohën.
Shigjetari- 21.11-20.12
Kjo nuk është dita kur financat janë në rregull, por megjithatë duhet të shpresoni që e ardhmja do t’ju sjellë mundësi të reja. Ofertat që do të merrni mund të tingëllojnë mjaft mirë por duhet të keni kujdes. Është mirë të mos u besoni shumë informatave por të hulumtoni për të vërtetuar faktet. Është një mundësi e mirë të cilën nëse nuk e shfrytëzoni si duhet do t’ju avullohet shumë shpejt.
Bricjapi- 21.12-20.01
Do të dukeni shumë tërheqës sot. Por mund të ndieni se po humbni kohë, sepse personi juaj i dashur nuk po e çmon këtë. Por mos u brengosni sepse brenda pak ditësh do të ndiheni përsëri mirë. Provoni të angazhoheni më shumë që të mos keni kohë për të menduar. Një mik juaji do të tregohet shumë mbështetës dhe do t’ju ndihmojë shumë në këtë situatë.
Ujori- 21.01-20.02
Zgjuarsia dhe imagjinata juaj sikur ju kanë braktisur sot. Kjo nuk do t’jua lehtësojë gjërat dhe nuk do të tregoni nivel të lart të produktivitetit që keni pasur në punë. Mbase keni qenë shumë të zënë me problemet private dhe nuk i keni kushtuar rëndësi vetes. Mos lejoni që sfera private të ndikojë në profesionin tuaj.
Peshqit- 21.02-20.03
Problemet me paratë do të preokupojnë vëmendjen tuaj sot. Shpenzimet e pazakonshme mund të prekin rezervat tuaja kështu që është mirë të keni kujdes. Të ardhurat tuaja do të ngrihen në të ardhmen. Kështu që bëhet fjalë për një situatë të përkohshme dhe nuk ka asgjë të madhe për t’u shqetësuar. Është mirë të ndani më shumë kohë për aktivitete sportive dhe të relaksoheni më shumë.