Horoskopi i datës 4 prill 2018

Dashi

Sot Merkuri do ju beje te mos reflektoni para se te veproni dhe mund te bëni gabime. Sido qe te jete situata ne jetën tuaj nuk duhet kurrsesi te ecni symbyllur dhe me besim absolut tek te tjerët. Ju te dashuruarit ka rrezik te vazhdoni te keni probleme dhe ne mbrëmje partneri do ju qëndrojë me larg. Dialogu do venitet dhe raportet fizike do mungojnë plotësisht. Nëse jeni beqare planetët nuk do ju ndihmojnë. Ka rrezik qe dikush t’ju afrohet thjesht për interes. As ne pune nuk do jeni ne ditën me te mire. Do bëni gabime ne projektet qe do iu jepen dhe mund te vonoheni përtej limiteve. Me shpenzimet nuk do i keni punët mire. Do e kuptoni se po gaboni, por nuk do i vini dot fre vetes.

Demi

Duke qene se Merkuri dhe Dielli do ndikojnë njëherazi tek ju, dita e sotme ka për te qene shume pozitive. Fale aftësisë komunikuese do arrini te mbani një marrëdhënie te shkëlqyer me te gjithë. Venusi do jete planeti qe do ju ndihmoje akoma me shume ju te dashuruarve për t’i shprehur ndjenjat, për te tejçuar mesazhe sekrete ne mënyra te veçanta dhe për te mos e privuar veten kur te jeni pranë partnerit. Ju beqaret nuk do takoni persona te rinj, por ka mundësi qe te afroheni edhe me shume me një person qe e keni ne rrethin profesional ose miqësor. Ne pune do përgëzoheni për cilësinë e punës dhe arritjet. Sektori financiar do jete paksa me i mire se një dite me pare, megjithatë kjo nuk duhet t’iu nxite qe te shtoni shpenzimet.

Binjaket

Humori do shtohet edhe me shume gjate kësaj dite fale ndikimit pozitiv te Hënës dhe Jupiterit. Çdo gjë do ju duket me e thjeshte dhe me e këndshme. Nëse jeni ne një lidhje do keni një dite te qete, por nuk do arrini dot t’i shprehni ndjenjat aq shume sa do dëshironit. Gjithsesi kjo nuk do te thotë se marrëdhënia me partnerin do ketë probleme. Nëse jeni ende te vetmuar nuk do keni aspak dëshirë te joshni apo te bini ne sy duke ja lënë çdo gjë kohës. Ne disa momente do ju mungoje edhe besimi ne vetvete. Ne pune do i keni gjerat shume me te thjeshta dhe do arrini sukses te garantuar. Planetët do ju inkurajojnë ta menaxhoni shume here me mire edhe buxhetin qe keni kështu qe nuk priten probleme as ne këtë sektor.

Gaforrja

Sot do jeni shume te vëmendshëm ndaj shenjave qe yjet do ju dërgojnë dhe do mendoheni mire para se te veproni. Nëse jeni ne një lidhje yjet do ju nxitin t’i përkushtoheni me shume atij qe keni ne krah dhe madje te mendoni për t’i çuar gjerat me tej. Nuk do mjaftoje thjesht t’i thoni ‘’Te dua’’ partnerit, por duhet edhe ta surprizoni sa me tepër. Nëse jeni beqare nuk do jete e nevojshme te keni tërheqje fizike për te flirtuar me dike. Ne pune do preferoni te jeni diskrete dhe te vazhdoni qetësisht atë qe keni nisur. Edhe pse disa mund t’iu mbajnë neper goje mos e vrisni mendjen, por shihni vetëm përpara. Paratë do jene pika juaj e dobët. Gjendja do jete e mire dhe do ndihmoni edhe te tjerët.

Luani

Dita e sotme do jete një aventure e vërtetë. Do doni te bëni çdo gjë ashtu si do ju vije. Nëse jeni ne një lidhje do diskutoni gjate me partnerin për te ardhmen dhe ne shume pika do bini dakord. Edhe për ata qe kane pasur probleme dita e sotme do jete një fillim i ri. Nëse jeni beqare mbase nuk do filloni menjëherë një lidhje serioze, por do hidhni hapat e para drejt saj. Ne pune mund te përballeni edhe me disa probleme, por ato do ju bëjnë me te forte dhe me autoritare. Do i keni te qarta objektivat dhe nuk do ndaleni asnjë çast. Me paratë do jeni realiste dhe do dini si t’i menaxhoni gjithë kohës.

Virgjëresha

Ka mundësi qe sot për shkak te ndikimit te Hënës te keni një problem familjar. Gjithsesi kjo nuk do ju pengoje te lini pas dore jetën tuaj. Nëse jeni ne çift do bëni te pamundurën te mbani larg debatet dhe do hapni rruge me shume nga sa mund ta keni menduar edhe vete. Do jeni te vendosur për t’i çuar gjerat sa me përpara. Nëse ende zemra juaj nuk është zënë, mos shpresoni për dashuri me shikim te pare, por gjithsesi përfitoni te njihni çdo person qe do ju dale përpara. Ne pune duhet te jeni me te duruar nëse doni te arrini qëllimet tuaja sepse potencial keni me shumice. Paratë do jene te kënaqshme.

LEXO DHE :  Video/ Fiori Dardha: Të ndihmojmë Rozin, është shumë sëmurë!

Peshorja

Dita e sotme pritet te jete e qete fale kombinimit te mire te Hënës dhe Jupiterit. Ka shume mundësi qe te keni një përmirësim te dukshëm te financave. Ju te dashuruarit do jeni te zjarrte sot dhe do e shfrytëzoni çdo moment te lire për ta kaluar me atë qe keni ne krah. Nese jeni beqare. Sot do jeni joshës pafund dhe tërheqës ne maksimum. Ka mundësi qe Venusi dhe Urani te krijojnë edhe kushtet për një dashuri me shikim te pare. Ne pune do reflektoni para se te veproni dhe kjo jo vetëm qe do ju mbaje larg problemeve, por do ju ndihmoje edhe te gjeni zgjidhje për gjithçka. Financat do jene edhe me te mira sa e keni ëndërruar.

Akrepi

Edhe pse planetët do nxitin shpirtin tuaj kritik sot, serish do mundoheni te bëni kompromise për te mirën e te gjithëve. Nëse jeni ne një lidhje do jeni te drejtpërdrejtë dhe nuk do i mbani partnerin asgjë te fshehte. Do ja vini ne dukje edhe te metat dhe do bëni përpjekje për te gjetur se bashku zgjidhje për çdo problem. Nëse jeni ende vetëm ka rrezik te mos hidhni asnjë hap pasi nuk do bindeni nga asnjë person qe do iu joshe. Ne pune do keni strategji shume te mira për te qene te suksesshëm ne atë qe keni nisur. Do jeni edhe me diplomate me koleget. Paratë do i shpenzoni pa kursim dhe mund te ketë ndonjë tronditje te vogël.

Shigjetari

Optimizmi  dhe shpresa do ju shoqërojë gjate gjithë kësaj dite prandaj do mundoheni ta shikoni çdo moment. Ju te dashuruarit do jeni shume me praktike, me pozitive dhe me te dashur. Marrëdhënia me partnerin do ketë përmirësime te dukshme. Ju beqaret do jeni me te gatshëm për te provuar eksperienca te reja edhe sikur ato te jene kalimtare. Merkuri do ju beje energjike dhe me humor shume te mire. Ne pune, ne vend qe t’i shihni koleget si konkurrente, pranoni te bashkëpunoni me ta dhe keni për t’i arritur me shpejt objektivat. Financat do jene aq te mira saqë do ja lejoni vetes edhe disa shpenzime me shume se zakonisht.

Bricjapi

Qetësia dhe sensualiteti do jene fjalët kyçe për ju gjate kësaj dite. Nga ana tjetër do jeni edhe te vendosur dhe origjinale. Nëse keni një lidhje do bëni çdo gjë për partnerin ne mënyrë qe marrëdhënia juaj te mos ketë luhatje. Edhe sikur ai te jete xheloz pa ndonjë arsye, ju do gjeni mënyrën për ta bere te logjikoje duke shmangur edhe debatet. Beqaret me ne fund do kenë kurajën t’i shprehin ndjenjat, pavarësisht se nuk do marrin menjëherë aprovimi. Ne pune do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do pendoheni për disa hapa te pahedhura ne kohen e duhur, megjithatë gjithçka do jete normale sot. Gjendja financiare do jete mjaftueshëm e mire.

Ujori

Inteligjenca do beje qe t’i kaloni te gjitha sfidat qe do ju dalin para gjate kësaj dite. Megjithatë besimi i tepruar ne vetvete mund t’iu çoje ne rrugën e gabuar. Ju dashuruarit do keni një marrëdhënie me te qete dhe me te ngrohte. Secili do japë nga vetja për te mirën e përbashkët. Një mbrëmje romantike do ju shtoje rrahjet e zemrës. Nëse jeni ende beqare, nuk do arrini dot te mbani larg kujtimet e se shkuarës dhe kjo do ju pengoje te pranoni ftesat qe do ju bëhen. Ne pune do jete Merkuri ai qe do ju ndeze idetë e duhura qe do ju cojne përpara. Do jeni me serioze dhe me realiste. Për shkak te një shpenzimi me te madh për shtëpinë gjendja e financave do dobësohet paksa.

Peshqit

Pavarësisht pamjes disi te egër, sot do jeni pozitive ne çdo aspekt. Nëse jeni ne një lidhje, dëshirat tuaja do përputhen me ato te partnerit dhe do dashuroheni pafundësisht. Ndonjëherë do ju duket vetja si adoleshente, por ne ndryshim nga ajo kohe, tashme pjekuria e viteve nuk do ju lejoje te bëni gabime. Nëse jeni beqare, sot do e largoni turpin dhe mund te bëni edhe vete deklarata te forta. Ne pune do keni shume ngarkese, por do jeni te zotet te ecni sipas prioriteteve. Ka mundësi qe t’iu behet edhe një propozim për një post te ri. Shpenzimet kryejini me llogari sepse ne te kundërt, ne ditët ne vijim, situata mund te ndërlikohet goxha./Dritare.net./

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.