Homazhet në Tiranë/ Elsie do të varroset në Theth me kostumin kombëtar shqiptar
E Martë 17 Tetor 2017, 10:10
Dritare.net
Në përmbushje të amanetit të fundit të albanologut të shquar, Robert Elsie për t'u varrosur në Alpet shqiptare, trupi i tij do të qëndrojë sot në mjediset e Bibliotekës Kombëtare nga ora 14:00 deri më 16:00, për t’u përcjellë më pas drejt Shkodrës, ku do të prehet përgjithmonë. Elsie la amanet të varroset në Theth, veshur me kostumin kombëtar popullor shqiptar. Ai është një nga kontribuuesit më të çmuar të kulturës shqiptare, folklorit dhe historisë, sidomos në studimin e eposit.
Albanologu Robert Elsie u nda nga jeta pak javë më parë në moshën 67-vjeçare./dritare.net