Historike në Kubë/ Miratohet kushtetuta e re, lejohen martesat gay
Dritare.net
Vendi komunist, ka votuar që sërisht sistemi të jetë njëpartiak, por që do të reflektojë hapjen socialdemokrate në ekonomi.
Sipas kushtetutës së re, me 229 nene, përsëri shteti do të jetë dominues në ekonomi, por tanimë biznesi privat do të jetë legjitim, ndërsa investimet e huaja shihen për herë të parë si të domosdoshme.
Kushtetuta e re, gjithashtu hap dyert për martesat gay, raporton media shtetërore.
Por, ndër ndryshimet më të mëdha, është se Presidenti për herë të parë do të ketë një afat të qeverisjes së tij.
Afatet qeverisëse janë rregulla demokrate dhe perëndimore, por duket se do të zbatohen edhe në vendin komunist, ku Fidel Castro dhe vëllai i tij Raul sunduan vendin për rreth 6 dekada
“Kubanë të sotëm, besnik ndaj traditave. Ne po miratojmë sot Kushtetutën e re, si një shprehje e vendosmërisë, besnikërisë ndaj trashëgimisë së kryekomandantit të revolucionit kuban, Fidel Castro, dhe me votën tonë i themi po revolucionit, sovranitetit dhe pavarësisë së atdheut, unitetit, socializmit dhe angazhimit ndaj heronjve dhe martirëve të më shumë se 150 viteve betejë për liri”, tha Miguel Diaz-Canel, president i Kubës./ I.M-Dritare.net