Historike/ India niset me sukses për në Hënë
Dritare.net
Misioni më i fundit hënor i vendit, Chandrayaan-2, u nis nga Qendra Hapësinore Satish Dhaëan në Sriharikota në shtetin e Andhra Pradesh në orën 14:43, të hënën në orën lokale, shkruan Dritare.net
Nisja fillimisht ishte planifikuar për në 15 korrik, por ishte anuluar papritur vetëm 56 minuta para nisjes, për shkak të një "pengese teknike". India është tani në rrugë për t'u bërë vendi i katërt - përveç Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe ish-Bashkimit Sovjetik - për të bërë një ulje të butë në sipërfaqen hënore, shkruan Dritare.net
Chandrayaan-2, i cili peshon 3.8 ton dhe mbart 13 ngarkesa, ka tre elemente - orbiter hënor, lander dhe rover, të gjitha të zhvilluara nga Organizata Indirekte e Kërkimit Hapësinor (ISRO).
Ajo do të udhëtojë për dy muaj, para se të pozicionohet në një orbitë rrethore 62 milje (100 km) mbi sipërfaqen e hënës. Prej aty pjesët do të ndahen nga anija kryesore dhe do të ulet butësisht në sipërfaqen e hënës pranë Polit të Jugut./ I.M-Dritare.net