Historia frymëzuese e Linditës, pa asnjë mbështetje në mes të Moskës

Një histori frymëzuese ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në “Tv Klan”. Lindita me gjithë peripecitë dhe problemet me nënën e saj, shkoi në Moskë dhe studioi atje. Tashmë është kthyer dhe po bën praktikën pranë Ministrisë së Jashtme. Nëna e saj, Zemria, e solli në studio, pasi ndiente se e kishte lodhur dhe stresuar duke mos qenë dakord që ajo të shkonte për studime në Moskë. Ajo kujton, se gjatë gjithë kohës së studimeve, Lindita punonte që ta paguante vetë shkollën dhe nuk i kërkoi kurrë një qindarkë.

“S’më mori njëherë në telefon të më kërkonte para, një qindarkë s’e pati nga unë.”, – tregoi ajo. Por më pas, Lindita i tha se donte të merrte atje edhe motrat e saj, me shpresën se bashkë do të nisnin një jetë më të mirë në Moskë. Më pas ajo u kthye në Shqipëri, me njërën motër, duke lënë atje motrën tjetër, Anitën. Sot, Lindita ka nisur praktikën në Ministrinë e Jashtme.

Por, Zemria ndihet në faj, sepse e ka kuptuar sa shumë e do Moskën e bija. Ndaj, do që t’i kërkojë falje, sepse s’ka mundur ta mbështesë dhe sepse e ka trajtuar gjithmonë si shoqe, jo si vajzë.

LEXO DHE :  13 mënyra si të organizoni lodrat e pafundme të fëmijëve

Lindita sqaroi duke thënë se ka aplikuar për punë dhe tani është akoma në vitin e parë të provës, pra bën praktikën. “Unë jam matjane nga Burreli, dhe nuk njoh askënd. Fillova të jetoj në Tiranë vetëm, sepse ndodhi diçka aty, ku do të punoja. Unë jam gjithmonë optimiste, mendoj se gjithmonë gjendet një zgjidhje, sidomos kur je e shkolluar. Shkollimi jashtë është një investim shumë i madh për një familje shqiptare.”

Zemria i kërkoi falje Linditës. “Lindita, mami të kërkon ndjesë. E di që s’i ke qejf këto gjëra. Por kam dashur ta them në shtëpi shumë herë, por ti s’më ke lënë duke më thënë: “Çfarë iku, iku.” Ti je një motër dhe një vajzë shembullore. Mami të do shumë. Por unë dua edhe të të kërkoj falje, sepse të kam mërzitur.” Lindita u shpreh se pavarësisht të gjithave, nuk dëshiron të kthehet në Moskë. Ajo tha se këtu ka shpirtin dhe sido që të shkojnë gjërat, do t’ia dalë të gjejë një punë të mirë.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.