Historia e zjarrëfikëses shtatzënë që i ka emocionuar të gjithë
Dritare.net
Katherine Robinson-Williams, e cila është 14 javëshe shtatzënë, tha se ajo ka marrë shumë thirrje nga miqtë e saj të shqetësuar për të hequr dorë nga kjo punë.
Ajo bëri një postim të fuqishëm në Instagram ku shkroi se ajo nuk do të "qëndrojë në vend".
Kate ka qenë vullnetare në Shërbimin Rural të Zjarrëfiksëeve për 11 vjet, informon dritare.net.
"Unë nuk jam zjarrëfikësja e parë shtatzënë dhe nuk do të jem as e fundit”. Jam akoma në një pozicion ku mundem të ndihmoj dhe do ta bëj”, tha ajo për BBC.
Katherine postoi në Instagram disa foto të vetes rrugës për në një vend ku ishte raportuar se kishte rënë zjarr, ku shkroi:
"Po unë jam zjarrfikëse. Jo, nuk jam burrë. Po, jam shtatzënë. Jo, nuk më intereson nëse kjo gjë nuk ju pëlqen".
Postimi i saj pati një mbështetje mjaft të madhe, ku shumë ndjekës e quajtën atë një frymëzim për të gjitha vajzat.
Robinson-Williams, e cila punon si kujdestare fëmiëjësh, i përket gjeneratës së tretë të zjarrëfikësve vullnetarë në familjen e saj.
"Nëna ime ishte gjithashtu shtatzënë gjatë sezonit të zjarreve në vitin 1995. Është në gjak. Kur unë isha e vogël, gjyshja ime më bëri një veshje zjarrëfikësi enkas për mua”, tregoi Kate.
Australia po përballet me një krizë të ashpër me flakët që kanë pushtuar vendin, ndërkohë që nga e premtja janë shënuar edhe tre viktima, ndërsa janë djegur më shumë se 200 shtëpi./BBC/ J.H, dritare.net