Historia e lezhjanit, që gatoi nga ishujt Kanarie në Danimarkë

Nga Enkeleda Bodini

Sot dritare.net do ju njohë me historinë e Paulin Lecit, një kuzhinier i talentuar lezhjan, i cili e ka zhvilluar pasionin e tij  në disa shtete të botës, dhe së  fundmi ndodhet në Danimarkë, ku po arrin majat e gastronomisë.

Paulin Leci që në moshën e 18-vjeçare është larguar nga Shqipëria. Fillimisht është zhvendosur në Itali, në Alba, ku nisi pune ne ndërtim dhe me pas, pjatalarës. Mbase  të gjithë e nisin aty në kuzhine, por shumica edhe e lënë aty.

Paulini jo. Aty u miqësua me klientët dhe një menaxher restoranti në Spanjë, i ofroi punë.

Këtu nisi rrugëtimi i tij real, për t’u bërë  e për të bërë, çfarë kishte ëndërr. Në Barcelonë të Spanjës u formua si kuzhinier, dhe pas dy vitesh ku tregoi me pasion talentin e tij, u bë shef kuzhine.

Pavarësisht kësaj, dëshira e tij për të mësuar më shumë rreth botës së kulinarisë, ishte më e madhe sesa të ishte vetëm shef i kuzhinës spanjolle. Kështu ai vendosi të largohej nga Barcelona për në ishujt Kanarie.

Image result for canary islands

Atje, Paulini, tregon për dritare.net se u punësua në një restorant të kuzhinës franceze. Sigurisht, për të ishte një sfidë e re, por ia doli. Pas eksperiencës në kuzhinën franceze, ai shkoi në një tjetër restorant, për të eksploruar veten në kuzhinë nordike.

Në vitin 2010, ai vendos të largohet nga ishujt Kanarie dhe të kthehet në Shqipëri. Pas pushimeve të fundvitit, Paulini u largua sërish në drejtim të Sllovakisë, për të punuar në një kuzhinë bohemiane, ndërsa në gusht të 2011 Paulini u zhvendos në Danimarkë, aty ku ndodhet dhe sot.

LEXO DHE :  Kë kam falenderuar unë, pas tërmetit!

Paulini momentalisht punon në kuzhinën e restorant Sogaard Bryghus, dhe roli i tij është i gjithanshëm, për shkak të eksperiencës në disa vende, si ne pjata të nxehta ashtu dhe në ëmbëlsira.

Kur kthehet në kohe, Paulini tregon se dashuria dhe kurioziteti i tij për kuzhinën, ka lindur papritur, kur atij i ra në dorë një artikull për manaferrat dhe thanat. Pjatat e tij, të cilat janë një krijimtari më vete, pothuajse të gjitha kanë në dekor këto dy fruta. Ai tregon për dritare.net se kënaqësia më e madhe e një kuzhinieri është kur klientët thonë “uau”, dhe të tillë janë plot që e vlerësojnë.

Në kohën kur ai ndodhej në ishujt Kanarie, Paulini ishte njohur dhe me një vajzë sllovake, e cila sot është bashkëshortja dhe mbështetja e tij më e madhe. Ata sot jetojnë bashke dhe kanë një djalë, ndërsa shumë shpejt do të bëhen sërish prindër.

Paulini tregon për dritare.net se vitin e ardhëm do të vijë në Shqipëri sëbashku me mikun e tij kuzhinier, për të promovuar tradita të ndryshme ushqimi në plazhin e Shëngjinit, ndërsa thotë se, do të vijnë pas tij edhe shumë turistë daneze.

Sot ai po punon fort dhe me pasion për të arritur majat e gastronomisë, dhe mesazhi i tij për të rinjtë shqiptarë është të ndjekin ëndrrat, sepse vetëm pasioni të jep mundësinë të arrish aty ku do. Dhe ne fund, gjithmonë, kudo të jenë, një sy ta mbajnë nga shtëpia ku lindën. Se ëndrrat realizohen, mbase në botë, por ama shijojnë në Shqipëri. /dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.