Historia e 20 vjeçares/ Bëra seks me shefin për t'u ngritur në detyrë, por...
Dritare.net
Rastet kur femrat bien “viktima” të shefit të tyre për të siguruar një vend pune më të mirë janë jo të pakta. E tillë është një vajzë, e cila shpreh hallin e saj dhe i kërkon ndihmë psikologes së “The Sun” se si të veprojë.
Letra e vajzës:
“E dashur psikologe. Unë jam një vajzë e re, 20 vjeçe dhe punoj si dizenjatore me kohë të pjesshme në një kompani. Shefi im është rreth të 30-ve dhe është shumë i bukur. Para pak kohësh ai më shkroi në Facebook dhe unë ia ktheva me shpresën se mes nesh do të lindte diçka e bukur, kështu ai do të ofronte një vend pune më të mirë.
Pas disa ditësh ai më ftoi në një festë të organizuar nga kompania. U kujdesa shumë për pamjen time që t’i bija në sy dhe ai më tha se isha bërë shumë e bukur. Më pas ne ndamë të njëjtën taksi, por rrugës ai më ftoi që të shkoja në apartamentin e tij. Unë pranova dhe pasi shkuam në shtëpi bëmë seks.
S’di çfarë të mendoj. A do të bëhet ai i dashuri im?
Përgjigjja e psikologes:
Nga situata që përshkrove ai vërtetë nuk dëshiron që ta vazhdoni atë që nisët. Tregohu e zgjuar dhe shkëputu prej tij. Le të shërbejë kjo si një mësim për ty./Teleskopi.net.