Histori suksesi/ 13-vjeçarja dhe receta bestseller e limonadave!
Dritare.net
Ajo është një nga personazhet më të rinj në botën e biznesit dhe sipërmarrjes dhe në SHBA limonada e saj momentalisht furnizon më shumë se 500 dyqane në SHBA, por ajo ka një shqetësim, informon Dritare.net. Në lëndën e matematikës kohët e fundit ka marrë një notë disi të ulët, një C. Normalisht për një vajzë vetëm 13 vjeç, e cila sot gjendet në klasë duke dëgjuar mësuesen, kurse nesër në një konferencë sipërmarrjeje, e gjitha kjo është një eksperiencë e lodhshme dhe që kërkon menaxhim të mirë të kohës. “Nuk është aspak e thjeshtë, sigurisht.”, shprehet vetë ajo.
Edhe pse u bë e njohur tani që është adoleshente, Mikaila në fakt ka drejtuar biznesin e saj që në moshën 4 vjeç. Me ndihmën e vazhdueshme të prindërve të saj, ajo ka shitur limonadën e saj që në vitin 2009. Atë vit ajo vendosi para shtëpisë së saj një tavolinë dhe nisi të reklamonte dhe të shiste limonada të recetave të vitit 1940 të stërgjyshes së saj. Receta përmban mjaltë, dhe fiks në të një periudhë kohore, Brenda dy javëve ajo u pickua nga dy bletë. Prindërit e këshilluan se në vend që të tmerrohej para çdo blete që shihte në ajër, të mundohej pak ti kuptonte ato dhe rolin e tyre ne pjalmim dhe më gjerë në ekosistem. Mikaila u frymëzua pikërisht nga kjo që disa nga paratë që kishte grumbulluar nga shitja e limonadës së saj, vendosi ti dhuronte te një organizatë për mbrojtjen e bletëve të mjaltit. Së shpejti, biznesi nisi të furnizonte një piceri lokale, dhe që prej asaj kohe 10% e profitit vjetor total vazhdon të dhurohet në shoqatat për rritjen e bletëve, informon Dritare.net.
Ndihma që Mikaila ka marrë një ndihmë të konsiderueshme edhe nga prindërit e saj duke qenë se edhe ata janë diplomuar në shkolla biznesi dhe kanë që te dy eksperienca në fushën ushqimeve dhe operacioneve financiare. Madje edhe vetë Mikaila shprehet se puna në grup është çelësi dhe shkëmbimi I ideve dhe vizioneve të larmishme është çelësi i suksesit. Ajo e vlerëson jashtëzakonisht këshillat e prindërve, duke qenë se është e vetëdijshme që është mjaft e re, dhe ka ende një rrugë të gjatë përpara e shumë për të mësuar.
Mikaila vazhdon të fitojë çmime të ndryshëm për sipërmarrësit e rinj dhe biznesmenët afro-amerikanë, madje është vlerësuar edhe nga ish-presidenti amerikan Obama. Në vitin 2015 kur ishte në detyrë akoma, ai e ftoi Mikailën në Shtëpinë e Bardhë, kurse ajo e prezantoi vetë presidentin në një samit femrash sipërmarrëse. “Mund të kesh një produkt fantastik, po nëse nuk ke një histori prapa tij, atëherë si do të biesh në sy midis te tjerëve? Kjo është një industri e egër!”,shprehet Geoffrey Soares, CEO i Summit Beverage Group. Ai vazhdon të thotë se Mikaila është një ambasadore mjaft e zonja e brand-it të saj dhe se është pikërisht kjo që bën diferencën.
Ndërkohë Mikaila shprehet se shpreson te lancojë biznese të reja, por gjithashtu edhe shkolla zë një vend të rëndësishëm në planet e saj për të ardhmen, raporton Dritare.net. “Dua të nis kompani të reja, sepse për mua të kesh vetëm një kompani ndonjëherë bëhet pak e mërzitshme. Pjesa e të gjeturit emrin dhe dizenjimin e logos është pjesa më e bukur për mua. Njëkohësisht jam edhe pak në merak se si do më shkojë shkolla e mesme, por mezi po pres që të zë shoqëri të reja dhe të mos vesh me uniformë”, shprehet Mikaila.
BBC/ Përshtati Enxhi Ceta/ Dritare.net