Hillary Clinton: Të rrija më Billin, ishte vendimi më i guximshëm i jetës!
E Martë 1 Tetor 2019, 21:09
Dritare.net
Vendimi më i guximshëm i Hillary Cinton, ishte që të mbante martesën me Bill Klinton, bashkëshortin e saj.
Këtë gjë e ka pohuar vetë Klinton, në një intervistë televizive.
“Unë mendoj se gjëja më e guximshme që kam bërë ndonjëherë – mirë, personalisht – ishte marrja e vendimit për të qëndruar në martesën time. Dhe që të vazhdoja. Vetëm të zgjohesha çdo ditë dhe të vazhdoja” tha ish-Zonja e Parë në Good Morning America.
Hillary, ishte së bashku me vajzën e saj në studio, Chelsea Clinton, ndërsa ajo është shprehur e tronditur pas përgjigjes së nënës së saj.
‘Oh, mirësi. Unë mendoj se jam aq e mbingarkuar nga përgjigjja e nënës sime, saqë jam pak pa fjalë. Unë jam aq krenare që jam vajza e saj, ‘tha Chelsea./ I.M-Dritare.net