Hila: Kur dhe si do të bëhet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
Dritare.net
Pjesë nga biseda:
Hila: Është një anomali. Nesër do të futemi në BE. Do të kemi dy vota shqiptare. Ky është një problem i madh mendoj ekzistenca e Shqipërisë dhe Kosovës si dy shtete. Ne jemi demokraci shumë të brishta dhe imagjino çfarë udhëheqësisht të lajthitur kemi. Ky është një problem i madh burokratik që ka Evropa. Është një nga pikat në favor të Bashkimit.
Si do të shkohet tek ky bashkim, unë nuk mendoj se bëhet me deklarata propagandistike, as me mufka blerjesh vendesh. Kjo është ta banalizosh çështjen që u ble Gjermania lindore, etj, etj. Ky është problemi që do të jetë një shtysë. Asnjë shtet nën 5 mln banor nuk është rentabël ekonomik në luftën kundër korrupsionit. Kjo është një pikë e dytë që mund ta bëj të nevojshëm bashkimin. Është balanca e popujve të Ballkanit nga 5 në 10 mln. Është e vështirë të ketë konflikte ushtarake. Këto janë 3 arsyet.
Kur do të bëhet bashkimi? Do të bëhet në atë moment kur fuqitë perëndimore ta shikojnë që është e pranueshme edhe për midenë e kombeve të tjerë ballkanikë.
Kur Kosova të jetë një fuqi që do të jetë bërë një faktor tashmë ekzistent, atëherë mund të jetë një bashkim i natyrshëm. Kjo do të dojë dekada të tëra. Nuk mund të bëhet sot për nesër./oranews