Hila: Fushata ndaj kreut të SPAK, politike. Murrizi: Fushatë hajdutllëku
E Mërkurë 25 Dhjetor 2019, 22:10
Dritare.net
Në emisionin Arena nga Dritan Hila, është folur edhe për sulmet e fundit ndaj kreut të SPAK, Arben Kraja, për lidhjet e supozuara të tij me ish-sigurimin e shtetit.
Gazetari Dritan Hila tha se Kraja ka mbaruar shkollën e ekonomikut, ndërsa sulmet ndaj tij janë politike. Deputeti Myslim Murrizi tha nga ana tjeër se kjo është fushatë kundër SPAK për frikën që kanë hajdutët.
Hila: Unë mendoj se është një fushatë politike, nuk ka lidhje me indvidin.
Murrizi: Jo nuk ka lidhje, kjo është fushatë hajdutlliku, nuk ka lidhje me politikën, hajdutët po tremben nga SPAK-u.
Qafoku: Ai ka mbaruar ekonomik, këta thonë se ka mbaruar shkollën e ministrisë së Brendshme./ I.M-Dritare.net