Hidhet shorti, ja kush janë tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen e Saimir Tahirit!
Dritare.net
Pas hedhjes së shortit u përcaktua kolegji penal i përbërë nga Albana Boksi, kryesuese e trupës gjykuese, dhe dy anëtarët Nertina Kosova dhe Nure Dreni.
Njoftimi i plotë:
Në përgjigje të kërkesës tuaj, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ju bëjmë me dije se:
Në datë 20.02.2020 ora 13:30, u hodh shorti për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale me nr. Akti 18 datë 19.02.2019.
Shorti përcaktoi kolegjin penal të përbërë nga gjyqtarët:
Albana Boksi Kryesuese
Nertina Kosova Anëtare
Nure Dreni Anëtare
Zyra e Marrëdhënieve me Median dhe Publikun
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./E.B-dritare.net