Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, në Rrogozhinë. Nga 'panorama' mësohet se, viktima është Blerim Sula. Trupi i pajetë i Sulës është parë nga disa kalimtarë të rastit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e mëtejshme./K.C/dritare.net