Hetimi për shkarkim, Trump: Është një grusht shteti
E Enjte 3 Tetor 2019, 08:08
Dritare.net
Trump e ka quajtur grusht shteti, këtë hetim.
"Ky është një grusht shteti i planifikuar për t’ia hequr fuqinë e popullit, të drejtën e tij për të votuar, lirinë e tij, amendamentin e dytë të kushtetutës, fenë, ushtrinë, murin në kufi dhe të drejtat që ia ka dhënë zoti si qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar presidenti amerikan në Twitter.
Nga ana tjetër, demokratët e kanë akuzuar edhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo se po pengon hetimet, duke bllokuar përpjekjet e tyre për të mbledhur dokumente dhe intervistuar dëshmitarët./ I.M -Dritare.net